Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kush e vrau Bekim Fehmiun?

Shko poshtë

Kush e vrau Bekim Fehmiun? Empty Kush e vrau Bekim Fehmiun?

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jun 20, 2010 1:12 pm




Kush e vrau Bekim Fehmiun? 83687_2


Kush e vrau Bekim Fehmiun? 1Peja-1-005%5B1%5D


Kush e vrau Bekim Fehmiun?

Shkruan HYS SHKRELI
Nje leter pa adrese

I bekuari Bekim.
Na thanë se ke vrarë vehten. E pabesueshme. Ti, Bekim, nuk mund ta vrisnje Bekim Fehmiun. Ai ishte I madh per t u vrare. E deshe ti ate apo nuk e deshe, ai nuk ishte vetem i yti. Ishte edhe i joni.
Ti linde në një qytet tragjik, ku filloi një Lufte Botërore e disa të tjera Ballkanike.. Ti linde në një kohë të pakohë, kur shqiptarët nuk kishin film as ekran e as shtet të konsoliduar. Linde me shumë lindje shqiptare. Ishin ato, lindje plot dhëmbje, disa edhe të pergjakshme,. Ndaj, u detyrove njesoj si Uliksi, te rrugetojsh e shperngulesh nga nje qytet ne tjetrin: Nga Sarajeva, Shkodra, Prizreni Prishtina….Udhëtove nga një culturë ne tjetren, nga një front në tjetrin. Fole në shume gjuhe, e megjithëate, disa nuk të kuptuan.
Ti zgjodhe të jetosh në një skenë e vend të turbullt. Kjo ishte beteja jote në te cilen ishe I gatshem per sulme e plagë. Ti nuk zgjodhe skenarin e jetes tende. Ate ta shkroi e imponoi koha e gjeneratës tënde.
Jeta jote ishte plot shkelqim e dallgë. Guxim e frikë. Sfida e fitore. I ngjante fatit te shqiptarit. I ngjane historisë tonë. Si komb, ne përherë ishim në luftë mbrojtese, ashtu sic ishe ti. Ndonjëherë, gjatë historisë , ne lidhem edhe aleanca te gabuara, mirëpo, arrijtem edhe shkelqime në civilizimin evropian. Megjithekete, shpesh na bënë fajtor.Ishim te akuzuar, ishim të abuzuar.Jo rrallë e zgjohem tkurrjen si mbrojtje.
Ti jetove në Beograd, në kryeqytetin e vuajtjeve shqiptare: Aty ku ku shqiptaret I quajten sharraxhinjë, njerëz me bishta, primitivë…Në qytetin ku shqiptarët përherë ishin të përbuzur e nencmuar. Aty ku shpesh u sollen vendime të kobshme për shqiptarët.
Mirëpo, ti deshmove se ne, nuk ishim njerëz me bishta por njerëz me njëqind shpirtëtra. Nuk ishim sharraxhinjë por vet sharra,: Ajo qe hapë udhë edhe aty ku nuk ka. U ngrite mbi urrejtjën e përbuzjen - në një yll holivudian. Na bëre të ndihemi krenarë edhe atje ku s na njihnin ose ku s na donin. I munde përcmimet që iu bene kombit tënd. U tregove edhe armiqëve të kulturës tonë, se shqiptarët kanë talent, dhe mund të ngriten edhe mbi kulturën e tyre. U deshmove atyre, se ne, kemi kulturë – edhe për kulturën e tyre. U bëre idol i tyre e i yni.
Kritikët tu, te qortuan pse zgjodhe Beogradin si qytet tëndin akademik. Po,cfare zgjidhje tjetër kishe? Ta studijoje filmin në Prishtinë, Gjakovë, Ferizaj…? Kosova, asokohe nuk kishte shkollë per ty….Ndoshta, ke mund ta zgjedhish Tiranën. Po ta zgjidhnje Tiranën, s ka dyshim, rruga jote jetësore do të ishte tjetër. Mirëpo, asokohe Tirana ishte e ndaluar për ty e për ne. Madje, edhe sineastët më të njohur të Shqiperisë ,në ato vite, shkollohëshin në Rusi. Ndaj, Beogradin , mbase , e pate një udhë të imponuar, nga rrethanat në të cilen jetove. Disa shtruan pyetjen e kundeërtë : Pse jo Beogradin?...Ne kishim intelektualë të shquar në të gjitha qëndrat e Ballkanit. Nese kishim një Moisi në Vjenë, një Gjika në Bukuresht, një Luaras në Sofje, një Frashër në Selanik …pse të mos kishim edhe një Bekim në Beograd? Ne ate qytet jetuan dikur, e jetojnë edhe sot, më dhjetra mija shqiptarë. Në Beograd u shkolluan edhe intelektualë të shquar shqiptarë, nga Anton Cetta , Idriz Ajdeti e deri të Mark Krasniqi. Beogradi gjëndet në Ballkan , e ky Ballkan u takon edhe shqiptarëve.
Të kritikuan pse nuk u shpërngule… Pse nuk e leshove Beogradin, atëhere kur edhe intelektualë serbë u larguan në shenjë proteste për politikën e luftën qe u udhehoq e drejtua nga ky qytet?... Vendimi yt, mbase ishte protesta jote. Apo lufta jote kundër tkurrjes shqiptare! Ne u shperngulëm ,në të kaluaren, me mija, nga Bujanovci, Nishi, Beogradi…Mjat na shperngulën. Ndoshta, është koha te rrijmë e mbijmë aty ku duam - për të deshmuar praninë tonë në të katër anët e Ballkanit.
Gjithnjë deshiruam te të shohim në nje film shqiptar, mirëpo kjo nuk ndodhi. Sigurisht, nuk ishe kundër filmit shqiptar , mirëpo, ishe kundër provincializmit primitiv shqiptar I cili nganjëherë preku kulturën tonë. Ne kishim heronjë e rrole për ty, mirëpo nuk kishim filma për ty . Sepse, ti ishe më I madh se filmat qe bënim. Kosova, nuk mund te të ofronte atë qe nuk e kishte. Ndaj, na kritikove e te kritikuam. Donim te të shihnim të përsosur - doje të na shihnje më të mirë. Kritikat, ngado qe erdhen, nuk ta humben madhështinë. Ti mbete vigan në artin tënd e kulturën tonë. Kosova, nuk ka intelektualë për të gjykuar apo hedhur…
Jeta jote ishte një rrjetë sfidash. Ti rrenove ose kaperceve shumë mure. Vizitove Shqipërinë në një kohë të turbullt shqiptare, kur të tjerët e kishin te ndaluar. E theve kështu, murin shqiptaro-shqiptar për te dëshmuar burimin e gjakut tënd. Shkove në France dhe me suksesin tënd në Kanë, theve murin filmik midis Evropës Komuniste dhe Evropes Perendimore, të cilat I kishte ndarë lufta e po i bashkonte arti. Më vonë, me filmat tu, theve edhe murin kulturor midis Evropes Lindore dhe Holivudit…Edhe atje ishe shqiptar. Deshen të ta ndryshojne emrin, për shqiptim më të lehtë, ose qellime komerciale, mirëpo ti nuk pranove. Emri yt kishte kuptim vetëm në gjuhen tënde. Mbete Bekim Fehmiu, në cdo ekran ku zure jetë. Ti, hyre në Holivudin e Gjon Bellushit në kohen kur akoma nuk dihej se edhe ai ishte shqiptar. Pas Elena Qiriqit, ti ishe i pari emër shqiptar në dyert e Holivudit.
Bekim…Ti, nuk e vrave Bekim Fehmiun. Nuk mund ta vrisnje . Nuk kishe fuqi vrasësi, per ta vrarë Bekim Fehmiun. Dikush apo dicka, vetem u dha fund dhëmbjeve e vuajtjeve te trupit tënd. Shpirti yt gjallëron e inspiron
Ty , apo trupin tënd e vrau koha e ligë, koha e dhunës , koha e kobit, të cilen e sollen ata qe deshen një Ballkan tjetër.Ty te vrau dëshmprimi, vetmia, zhgenjimi, politika…Ty të vranë ata që plagosën Evropën, ata qe ngulfatën Ballkanin, ata që dogjen Kosovën, ata që shpërndanë vdekje, nga Kroacia e deri në Kosovë. Ty të vrau shovenizmi serb, primitivizmi Ballkanik, dhuna mbi humanizmin, urrejtja midis njerëzëve,.. Ty të vranë armiqët e artit tënd. Ata të gjithë sëbashku, nuk mund te të vrisnit më një plumb, ndaj të vranë me zymtësine, me errësirën e tmerrin që krijuan rreth teje.
Ti besove se kultura është mbi politikën, mirëpo politika shpesh e dhunoi kulturën. Ti besove se arti është mbi ndasitë midis njerëzëve , mirëpo njerëzit krijuan kufi gjaku. Ty të vrau rrënimi I kalasë tënde të paqës. Ty, të vrau lufta pa luftëtarë. Të vrau paqja qe nuk ishte. Të vrau koha e pakohë. Të vranë …apo besojnë se të kanë vrarë!
Ti jetove në dy brigjeve që nuk takoheshin dot, sepse, urat rrënohvshin cdo ditë. I besove kohës në të cilen jetove, mirëpo ajo të zhgenjeu ty e ne. Zgjodhe heshtjen si armë kundër armiqëve tu, zgjodhe izolimin si protestë, mbylljen si mburojë. Ishin këto armë shumë njerëzore e të civilizuara për armiqët tu primitivë.
Ti vendose ta bëjsh këtë luftë i vetmuar. Megjithëkëte ne ndjehemi fajtorë: Të lamë të vetmuar, atëherë kur më se tepërmi kishe nevojë për miq. Ne, të kishim ty në ekran, mirëpo ti, nuk na kishe pranë.Te kërkojmë ndjesë.
Ti e le Kosoven, si Uliksi Penelopën, për të luftuar për artin tënd…Kosova të priti me vite. Po këthehesh nga Troja jote në Kosove - hi e shpirt, yll e famë. Vdekja jote, na e kujton kohën kur kolosë të kulturës tonë vinin në arkivole nga dheu i huaj…
Ti le porosi të kremohesh. Ndoshta, pse trupi yt ishte në flakë prej vitesh. Ndaj, varri yt nuk do të jetë në Beograd as në Prishtinë, në Tiranë as Holivud. Varri yt do të jetë në qiell, atje ku pushojnë yjet. Sepse, ti ishe një yll. Atje të pret Aleksander Moisiun e emra të tjerë shqiptarësh të bekuar. Në historinë tonë, nuk është hear e parë që yjet shqiptarë lindin ose ngritën në dhe të huaj. E rëndësishme është qe ata shkelqejnë mbi tokën e tyre. Ne, jo rrallë u kemi dhënë krijuesë e heronjë edhe kulturave tjera , ashtu sic bën bota e civilizuar.
Ti ishe një shkolle e Moisive të rinjë. Familja jote ishte një universitet shqiptar: Tempulli i Ibrahim Fehmiut. Sot, familja jote jemi ne, të gjithë - adhuruesit e filmit tënd.
Thanë se jetove 74 vjetë…Themi se jetove më mija vjetë e do te bëjsh edhe shumë jetëra tjera, në të katër anët e botës, kudo qe do të arrijnë filmat tu. Prizreni ta dha djalërinë – ti po ia jep emrin: Bekimin.
Ti, nuk po i këthehësh tokës së Kosovës, ajo ka varre tepër. Po i këthehesh qiellit të Kosovës. Engjujtë e artistet jetojn...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi