Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Avni Rudaku-Rudi: Për Bekim Fehmiun dhe shkrimet medietike mbi kontributin e tij nacional

Shko poshtë

Avni Rudaku-Rudi: Për Bekim Fehmiun dhe shkrimet medietike mbi kontributin e tij nacional Empty Avni Rudaku-Rudi: Për Bekim Fehmiun dhe shkrimet medietike mbi kontributin e tij nacional

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jun 28, 2010 5:49 pm






Avni Rudaku-Rudi: Për Bekim Fehmiun dhe shkrimet medietike mbi kontributin e tij nacional N510038495_1987





Avni Rudaku-Rudi: Për Bekim Fehmiun dhe shkrimet medietike mbi kontributin e tij nacional




Refleksion mbi vetëvrasjen e Bekim Fehmiut dhe vrasjen e disa opinioneve kosovare

Bekimi si parabollë e njeriut përballë njerithit


Bekimi si bekim i artistit për ta mallkuar (zoo)politikën

Bekim Fehmiu pas gjendjes “post mortem”, u çaçkua në mediet kosovare dhe kafeteritë e shehrit të madh e të qyteteve të vogla të Kosovës, në dy nivele: në atë profesional dhe në atë dalipbabçe: për asetet e tij patriotike-nacionale (lexo: shqiptare/kosovare). Nga të gjitha reagimet/vështrimet/pikëpamjet e lexuesve, komentuesve, gazetarëve, poetëve, politikanëve, artistëve, miqve të Fehmiut, etj., asnjë nuk e kontestoi zhvillimin e tij të lartë profesional dhe sukseset e jashtëzakonshme përkitazi si aktor me popullaritet ndërkombëtar. Çështja e cila u bë e ndjeshme, kundërthënëse dhe polarizuese, pra ishte sidomos kontributi në gjeometrinë nacionale të Bekim Fehmiut para vitit 1999 dhe pas çlirimit - për interesat nacionale të kosovarëve - ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, zhvillimin e artit/teatrit/filmit kosovar, papranueshmëria për martesën me bashkëshorten serbe, fëmijët e tij që nuk kishin emra shqip si Uliks dhe Hedon, por mitologjikë grek; që në familje nuk e kanë përdorën gjuhën shqipe; heshtjen e gjatë në politikë e media, vendimin për të jetuar në pjesën më të madhe të jetës në ish-Yugosllavi, gjegjësisht në Beograd të Serbisë së sotme…

Pyetjet të cilat shtrohen në rrafshin e rëndësisë nacionale të Bekim Fehmiut janë në dimensionin real (mundësisë) dhe dëshirues. Pra, sa investoi aktori Fehmiu realisht për interesat nacionale të kosovarëve shqiptarë dhe sa investoi kur i marrim parasysh mundësitë e tij të mëdha për të ndikuar? Dikush që është më i prirur për të gjetur detaje në mbrojtjen e ideologjisë së vet, besonte se ai ka kontribuar, por jo aq sa ka mundur (tipi optimistik nacionalist) për kombin e tij të gjakut/origjinës/truallit. Një tip tjetër opinionistësh shkruante se, Bekimi ka kontribuar, por jo aq sa ka dëshiruar vetë ai (tipi idealistik nacionalist). Dikush tjetër thoshte se Bekimi nuk ka kontribuar fare në aspektin nacional shqiptar/kosovar (tipi pesimistik nacionalist). Po rrondokopoj më poshtë një paragraf të plotë nga një tip i tillë, i cili mbase në lexim të parë mund të duket se ka të drejtë të ndërlidhë këto elemente për të vështruar një pamje aq të zymtë mbi funksionin patriotik të Fehmiut, por gjatë këtij refleksioni do të damahushim se kjo është vetëm “gota gjysmë e zbrazur” nga “gota gjysmë e plotë” për pozitivitetin nacional të Fehmiut:

“Askush nuk ka kërkuar që intelektualin dhe aktorin Bekim Fehmiu ta shihte të veshur në uniformë të UÇK’së, anëtarë të partive tona politike, apo duke shpërndarë ndihma humanitare për personazhet e mjerimit në Kosovë. As në rolin e Adem Jasharit në Teatrin e Skenderajt. Por, guxojmë të pyesim e të krahasojmë se si mundi që në vitin e tmerrshëm ’99, në Bllacë pranë qindra e mijëra refugjatëve kosovarë të zbarkonte aktori Richard Gere? Si mundi që Vanessa Redgrave të organizojë një recital në London's Phoenix Theatre për mbledhje fondesh për refugjatët kosovarë? Si i ra ndërmend këngëtarit me prejardhje greke, George Michael, të incizojë një radio spot për të apeluar për viktimat e luftës në Kosovë? Ose këngëtari i bendit Manic Street Preachers të organizojë një koncert humanitar? Të mos harrojmë albumin e Pavarotti’t dhe miqve të tij? E lista e intelektualëve botërorë që u angazhuan në atë vit është shumë e gjatë. Mjafton të përmendim mes tyre, Ellie Wiesel, Salman Rushdie, Slavoj Zizek...Cila do të duhej të ishte përmasa e ofertës dinjitoze që edhe në këtë rast Bekim Fehmiu të thoshte diçka. Një paragraf të vetëm të thënë prej tij, në ato ditë të rënda kurrë nuk do t’ia harronim. Apo ndoshta edhe vuajtjet e mediokreve duhet refuzuar? Prandaj, për vlerat e punës së aktorit Bekim Fehmiu, në të gjithë nekrologët dhe biografitë, për të do të përzgjidhen fjalët më të mira. Por, jo duke përlyer të tjerët. Sidomos, jo bashkëkombësit e tij. Në të kundërtën, secili do të ballafaqohet me pyetje që nuk do të jenë aq të këndshme.”(Ilir Mirena, Gazeta “Express”, më 19.06.2010)

Tipat e rrëmbyeshëm nacionalistë shqiptarë mendojnë se, Bekimi nuk ka pasur rol relevant për mirëqenien nacionale kosovare dhe, po të ishte aq patriot do ta braktiste shtetin serb, do të luante ndonjë rol në gjuhën shqipe, nuk do të ishte titist; se është martuar me një grua serbe sepse atëbotë ka qenë mendjemadh dhe është identifikuar me shtresën elitiste, e cila nuk besonte se mund të ketë grua shqiptare aq të emancipuar sa për ta martuar, e lloj-lloj përceptimesh derrçe mbi personazhin e Bekim Fehmiut, jetën dhe veprimtarinë e tij. Disa opinionistë që kanë qenë pro-qeveritarë/parlamentarë, mundoheshin t’i mbronin institucionet e Republikës së Kosovës që nuk heshtën, kinse me gjithë që nuk kanë bërë sa duhet për ta joshur artistin e madh, ai do të duhej vetë të nxitej të joshej për të evoluar arti shqiptar në Kosovë. Por një tip tjetër të cilët kanë tipare të kryqëzuara mirë në mes të optimistit dhe idealistit, është tipi realist. E ky konstaton se Bekimi ka bërë jashtëzakonisht shumë për “kombin e tij gjenetik!” dhe do të mjaftonte vetëm veprimtaria dhe arritjet e tij që të kapitalizohen nga shteti dhe shoqëria e sotme kosovare.


Rentabaliteti nga Bekim Fehmiu

• Bekimi kishte jetuar për një kohë të gjatë në Beograd, në vendin ku shqiptarët njiheshin me inteligjencë të ulët, me paragjykime raciste, me karakter të dobët, me kulturë dhe art të pazhvilluar dhe primitiv, me kulturë të përgjithshme fshatare, etj. Dhe Bekimi kur arriti të shpërthej seksesshëm andej-këndej skenës së artit të shtatë, jo vetëm i nxiti të mendojnë serbët dhe të tjerët më ndryshe për ne, por të paktën në pavetëdijën kolektive serbe retushoi përshtypjen se, “nuk ka komb inteligjent dhe jointeligjent, primitiv/qytetërues”, por se vetëm dinamika historike, rrethanat komplekse të nduarndurshme politike, sociale e kulturore i bëjnë disa kombe për një kohë më të favorizuar, e disa të tjerë më të gjunjëzuar.

• Në kohën e intensitetit maksimal të urrejtes ndër-etnike dhe regjimit brutal yugosllav, Bekimi protestoi me heqjen dorë nga skena, por edhe nga komunikimi medietik. Heshtja e tij ishte po ashtu një mënyrë rebeluese në konsistencë me tipin e tij të personalitetit dhe, kjo heshtje ishte dosido mesazh politik i papajtueshmërisë së atij realiteti të turbulluar.

• Bekim Fehmiu ka mbetur metafora më e besueshme se, “arti mund ta sfidojë politikën”. Thuhet se filmi, muzika, vallëzimi, piktura, skulptura, sporti, etj., nuk duhet të mos na servohen për shkaqe politike. Të gjitha këto kanë gjuhë universale antropologjike dhe i takojnë të gjithëve: njerëzimit. Mirëpo, kjo është vështirë e arritshme në botën e njëmendësisë së realitetit ballkanik dhe është fortë idealiste, por Bekimi e jetësoi këtë pabesueshmëri utopike në mes artit dhe politikës.

• Eliza Dushku, James Belushi, Stan Dragoti, Nënë Tereza, Aleksandër Moisiu, etj., të gjithë janë emra dhe personalitete që ndikojnë direkt dhe indirekt në imazhin pozitiv të kulturës dhe nacionalitetit tonë. Çdo shtet, komb e shoqëri në botë, emrat e përveçëm e të suksesshëm i kapitalizon edhe politikisht, por edhe në drejtëza të tjera nacionale. E Bekim Fehmiu mund të jetë po ashtu emër që mund të na ofrojë vetëm pika të shndritshme në pikëpamje nacionale. Vetë fakti i origjinës së tij “kosovare”, do të mjaftonte! Vetë fakti i të shkruarit nga mediet serbe: “Vdiq aktori ynë me origjinë shqiptare!”, do të ishte utilitariste nacionalisht për ne. Një aktor/shkencëtar/shkrimtar shqiptar, i cili do të arrinte të ngadhënjente në fushën përkatëse profesionale në kontekstin ndërkombëtar, do të ishte vetë kapitali nga shoqëria që do të vinte. Natyrisht se do të ishte gjëja më e mirë sikur ta prodhonte ambienti shqiptar një profil të Bekimit, por edhe të vinte nga një ambient tjetër kulturor, përsëri do të kishim poena nacionalë nëpër botë. Edhe për Belushin kur e shpallën “qytetar nderi” kishte reagime në Shqipëri se, çfarë bëri për Shqipërinë, përveç që thoshte jam me prejardhje shqiptare! Pra, kjo gjë e mohimit është e njohur edhe për personalitete të tjera, edhe pse përsëri këto krahasime me rastin e Fehmiut nuk janë aq të përligjura sepse Bekimi ishte shumë më shumë i lidhur me Kosovën dhe shqiptarët.

• Bekim Fehmiu mund të ndikojë në relaksimin simbolik të relacioneve mes shqiptarëve dhe serbëve. Kjo do të ishte e rëndësishme për dy popujt që ta gjenin një model referencial praktik e psikologjik (lexo: Bekim Fehmiun), që popujt mund të bashkëjetojnë në mes veti, madje edhe të hyjnë në martesë, po që se kuptojnë dhe nuk tentojnë ta sundojnë njëri-tjetrin. Madje, puqja interkulturore, mund të prodhojë personalitete të mëdha në fusha të ndryshme të letërsisë, politikës, artit, shkencës, etj.

• Shumë përpjekje kanë bërë maqedonët ta përvetësojnë namin e Nënë Terezës. Të tjerë emrin e Aleksandrit… Ne me përpjekje të vockël, mund ta shfrytëzojmë emrin e Bekim Fehmiut si kartë identitare, por edhe si resurs nacional. Emrat e mëdhenj gjithë bota do të ndjente nevojë t’i përvetësonte. Kuptohet, Eistein, Freud, Tesla, Van Gogh, Da Vinçi, Mandela, Chaplin, Pele, etj., kanë një prejardhje të caktuar etnike e kulturore, që janë shembulltyrë universale, kozmopolitane, por edhe shërbejnë si modele identifikuese të anëtarëve të nacionaliteteve përkatëse që të ushqejnë kohezionin, krenarinë, lavdinë e mburrjen e tyre kundrejt ‘tjetrit’.

• “Prej t’mirit asnjë sherr s’pret”. Kur fëmijët e prindërve tanë bëheshin të suksesshëm, baballarët tanë thonin: “Më ka ngjarë mua!”, por kur fëmijët e tyre rezultonin në sjellje devijante sociale, thonin: “U ka ngjarë dajallarëve!”. Kjo çapllimë patriarkale dhe e heqjes së dorë nga përgjegjësia e prindërve për ta pranuar fëmijën e tyre si për vese ashtu dhe për virtyte, tregon se mbetet i saktë konstatimi se, qeniet njerëzore suksesin dëshirojnë t’ia atribuojnë vetes, ndërkaq dështimin të tjerëve. Por edhe me kombet ndodhë kështu. Prandaj, ne e kemi këtë sukses koincidencial që Bekimi ishte me origjinë shqiptare dhe është e dëshirueshme për ne që të përthithim simbolikisht këtë sukses të tij. Ta amputojmë në historinë e njerëzve të suksesshëm shqiptarë në fushën e artit…

• Simbolika e amanetit të tij të hirit postmortum dhe dërgimit në lumin e Prizrenit, jep dëshmi psiko-reale për ngjizjen e tij sentimentale ndaj atdhedashurisë paternaliste kosovare.




Duartrokitje për komunitetin artistik kosovar

Komuniteti i artistëve në Kosovë me emergjencë arriti që i vetmi sado pak të organizojë homazhe dhe kujtime mbi figurën e aktorit Bekim Fehmiu. Kjo iniciativë e komunitetit artistik kosovar mbetet ndoshta ndër duartrokitjet më të pranueshme të një niveli të tillë organizativ dhe sensibilizues për vdekjen e Fehmiut. Politika jonë institucionale në përgjithësi u distancua me rezervë nga përmendja dhe lakimi i emrit të Bekimit për shkaqe të thella politike/ideologjike – mbase edhe elektorale - me përjashtim të MKRS-së që bëri një vendim të pritshëm mirë për ndarjen e çmimit “Bekim Fehmiu” për kinematografinë më të mirë. Sido qoftë, është mëkat nëse nuk e kapitalizojmë këtë famë të këtij personazhi edhe pas vdekjes së tij. Jo mëkat, por është humbëse. Dikush tjetër do ta bënte…


P. S. Dëshira ime do të ishte që ta krijojmë një ambient dhe kulturë të atillë institucionale dhe qytetare, që të nxiten talentet e reja e të vjetra për krijimtari dhe zhvillim profesional në vendin tonë. Është koha që paralelisht prodhimin e personaliteteve të mëdha si të Moisiut, Terezës, Muratit, Elizës, Belushit, Bekimit, etj., me origjinë shqiptare por me vendbanim/nënshtetësi në shtetet perëndimore/lindore, ta shoqërizojmë me maksimalizimin prodhues të sojit të tyre nga ambienti/shkolla jonë. Pra, hajde ta forcojmë shkollën tonë të aktrimit/letërsisë/shkencës e ta veçojmë nga kjo e tanishme: shtëllunga-shtëllunga…
Avni Rudaku-Rudi: Për Bekim Fehmiun dhe shkrimet medietike mbi kontributin e tij nacional 36108_458266478495_510038495_6173728_2636151_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Avni Rudaku-Rudi: Për Bekim Fehmiun dhe shkrimet medietike mbi kontributin e tij nacional Empty Re: Avni Rudaku-Rudi: Për Bekim Fehmiun dhe shkrimet medietike mbi kontributin e tij nacional

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jun 28, 2010 9:40 pm

Bledar Prifti

"Avni, te pershendes per kete shkrim shume te nevojshem dhe terheqes!!! Ne ate shkrim ti ke analizuar vetem nje ane te pushtetit te aktorit te madh Bekim Fehmiu. Ti ke analizuar pushtetin dhe perdorimin e tij ne syte e bashkkombasve te tij. Por ajo qe ti nuk ke permendur eshte pushteti qe ka pasur aktori i madh ne syte e jo-shqiptareve, serbeve dhe kujtdo.

Pushteti ka dy fytyra, te pakten, dhe rasti ne fjale e tregon ate. Pushteti kur influencon direkt permes perdorimit teforces tende dhe pushteti qe ushtrohet kur arrin te ndikosh ne mendjen dhe procesin vendimmarres te kundershtarit. Pushteti i Bekimit ne syte e Shqiptareve i ushtruar direkt sikunder cdo individ tjeter dhe pushteti i tij ne syte e jo-Shqiptareve. Figurat e medhaja posedojne te dy keta pushtete. Besoj se eshte shume i rendesishem kontributi qe Bekimi ka bere ne syte e jo-Shqiptareve. Ata te huaj qe e kane njohur nga afer, jam i bindur, se mendojne se Kosova nuk eshte djep "kaçakesh" sic mund ta portretizojne mediat e huaja kundershtare, por eshte vend qe prodhon figura te medhaja politike si i paharruari dhe i Madhi Ibrahim Rudova dhe artiste dhe njerez te larte si Bekim Fehmiu.

Ka shume per te thene per kete teme, por une nuk po e elaboroj me tej, duke jua lene te tjereve kete ceshtje.

Urime me te perzemerta!!!

Bledi"
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi