Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato: ÇUDIA E ZOTËSISË

Shko poshtë

Vullnet Mato: ÇUDIA E ZOTËSISË Empty Vullnet Mato: ÇUDIA E ZOTËSISË

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jun 21, 2010 12:16 am

Vullnet Mato: ÇUDIA E ZOTËSISË 34118_1278511734070_1568334934_30555762_6738353_n




Vullnet Mato: ÇUDIA E ZOTËSISË 24329_1234865162933_1568334934_30475288_4637385_n


Vullnet Mato

ÇUDIA E ZOTËSISË

Duke u llapashitur
në botën time të fantazisë,
me ndjenjë magjepsjeje
kam kërkuar të dija,
kulmin e kulmeve në ngjitje
të çudisë,
deri ku mund të arrijë
në jetë zotësia.

A mund të ngrihet peshku
nga deti në qiell?
Shqiponja a mund të gjuaj
peshk në thellësi?
Hëna shtatzënë
a mund të lindë yje dhe diej?
Djajtë a mund të bëhen engjëj
në përjetësi?

Por dëgjova me veshë
dhe pashë me sytë e ballit
çudinë e jetës sonë,
të pamenduar asnjëherë.
Kur miza në karrige
u bë më e madhe se elefanti
dhe i dolën krahë
për të fluturuar në stratosferë.

Kjo çudi ndodhi në kohë rekord
me ne dy shokë,
që hymë në kapitalizëm
së bashku pa brekë.
Dhe miku im
varfanjak në kulm e fare trok,
u bë me vetura, pallate
dhe vila në bregdet.

Ai hyri në zyrën madhore
me detyrë shkresaxhiu
dhe një ditë doli prej andej
multimilioner.
Dhe quhet më i ndershëm
se unë hallexhiu,
që mbeta deri ne vdekje
mender pensioner...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi