Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, i pakthyeshëm, s’ndikohet nga problemet kroato-sllovene

Shko poshtë

Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, i pakthyeshëm, s’ndikohet nga problemet kroato-sllovene Empty Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, i pakthyeshëm, s’ndikohet nga problemet kroato-sllovene

Mesazh nga Agim Gashi Tue Feb 24, 2009 3:26 pm

Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, i pakthyeshëm, s’ndikohet nga problemet kroato-sllovene

24-02-2009 / Gazeta 55Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, i pakthyeshëm, s’ndikohet nga problemet kroato-sllovene 4996nato1

Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, David Hobs, deklaron se zgjerimi i Aleancës së Atlantikut të Veriut do të bëhet mbi bazën e performancës dhe rezultateve të secilit vend që aspiron këtë integrim. Gjatë fjalës së tij në konferencën “Karta e Adriatikut, Integrimi euroatlantik dhe Sfidat e Sigurisë në Ballkanin Perëndimor”, organizuar nga Kuvendi, Hobs vuri në dukje rolin e rëndësishëm që luan Asambleja Parlamentare e NATO-s si udhëheqëse e zgjerimit të Aleancës. “Ne kemi thënë gjithmonë se zgjerimi i NATO-s nuk është kërcënues për askënd, por është në fakt vetëm një vlerë shtesë për sigurinë. Nga ana tjetër, ne kemi theksuar se zgjerimi duhet të bëhet mbi bazën e arritjeve dhe jo thjesht të një aspirate për t’u integruar”, u shpreh Hobs. Ndërsa duke u ndalur te rëndësia e Aleancës së Atlantikut të Veriut, Hobs theksoi se NATO është një komunitet demokracish me vlera të përbashkëta. Më tej në fjalën e tij, Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të NATO-s u ndal te roli që duhet të luajnë parlamentet në këtë proces. Sipas tij, rëndësia e diplomacisë parlamentare është fuqizuar shumë kohët e fundit, pasi parlamentarët luajnë një rol thelbësor në këtë komunitet demokracish.

Lidhur me Kartën e Adriatikut, Hobs vuri në dukje se anëtarët e kësaj Karte, Shqipëria, Kroacia, Maqedonia Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina janë të përkushtuar për forcimin e institucioneve demokratike, për shoqërinë civile, për shtetin e së drejtës dhe për ekonominë e tregut. “Të gjitha këto vende janë të vendosura që të luftojnë korrupsionin dhe të mbrojnë të drejtat e njeriut. Po ashtu, nënshkruesit e kësaj Karte flasin për një bashkëpunim ekonomik me njëri-tjetrin. Qëllimi i përgjithshëm i anëtarësimit në Kartën e Adriatikut është që t’i mundësojë vendeve anëtare integrimin e plotë në strukturat e NATO-s”, theksoi Hobs. Ndërsa Michael Stopford, zëvendësndihmës i sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për shërbimet strategjike të komunikimit, në fjalën e tij u shpreh se, “lufta e përbashkët për siguri dhe mbrojtje, e ndjekur nga lufta kundër terrorizmit, janë në fakt prioritetet e mëdha të NATO-s. Bashkëpunimi për të arritur këto objektiva është një e vërtetë universale”. Duke e konsideruar të sigurt anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, në samitin e 3 prillit në Strazburg-Kel, Michael Stopford, përmendi detyrimet dhe përfitimet e Shqipërisë nga anëtarësimi. “Ka po kaq detyrime sa edhe të drejta, ka përgjegjësi sa edhe përfitime. NATO dhe Shqipëria presim shumë nga njëri tjetri, NATO e mirëpret anëtarësimin e Shqipërisë, pasi kjo do ta ndihmojë atë në udhën e saj demokratike dhe të qëndrueshme. Ndërsa Shqipëria do ta ndihmojë Aleancën Atlantike për të realizuar objektivat e saj në 60 vitet e ardhshme”, tha ai.
...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi