Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kosova “hesht” për hyrjen e Shqipërisë në NATO

Shko poshtë

Kosova “hesht” për hyrjen e Shqipërisë në NATO Empty Kosova “hesht” për hyrjen e Shqipërisë në NATO

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 11, 2009 10:29 pm

Kosova “hesht” për hyrjen e Shqipërisë në NATO

Besnik Boletini & Elida Hamza, BOTA SOT
Hyrja e Shqipërisë në NATO, kjo ngjarje historike për Shqipërinë dhe popullin shqiptar, në Kosovë nuk është shënuar me asnjë manifestim as institucional e as kulturor.
Kosova “hesht” për hyrjen e Shqipërisë në NATO Sh_b

Kosova “hesht” për hyrjen e Shqipërisë në NATO Kosova%20(Small)
Ne jemi një komb dhe një popull dhe së bashku me Shqipërinë ka qenë mirë që të festojmë edhe në Prishtinë. Shqipëria është shteti ynë amë, Shqipëria na i ka hapur dyert në momentet më të vështira të jetës


Hyrja e Shqipërisë në NATO padyshim që është ngjarje e madhe historike, dhe sigurisht një nga ngjarjet me madhore të mbarë popullit shqiptar. Por për habi kjo ngjarje historike për Shqipërinë dhe popullin shqiptar, në Kosovë nuk është shënuar me asnjë manifestim as institucional e as kulturor. Në kryeqytetin e Kosovës nuk ka valuar asnjë flamur as ai kombëtar e as shtetëror. Kjo të krijon përshtypjen sikur Shqipëria është një vend me “tretman” të njëjtë si edhe vendet e tjera të rajonit apo i Evropës. Ndoshta kjo neglizhencë nënkupton se institucionet dhe populli i Kosovës kanë harruar kontributin që ka dhënë Shqipëria për lirinë, pavarësinë dhe lobimin për Kosovën. Ndërkaq mjafton të rikujtojmë 17 shkurtin e vitit 2008, kur i gjithë populli i Shqipërisë ishte në festë të madhe.
Edhe pse në Prishtinë gjithmonë janë organizuar manifestime të shumta këtë herë, pati një heshtje të habitshme. Nuk u mbajt madje asnjë koncert, asnjë valëvitje flamujsh. Zyrtarët komunalë arsyetohen duke thënë së kjo është përgjegjësi e nivelit qendror. “Nuk është përgjegjësi e pushtetit lokal, por është përgjegjësi e pushtetit qendror, ne me mundësit tona kemi bërë organizime të ndryhem, por është një punë e nivelit qendror qe merren me përcaktimin manifestimeve”, tha Asdern Osaj, këshilltar i Kryetarit të Komunës së Prishtinës.
Ndërkaq Arbënore Riza, këshilltare për media në Ministrinë e Kulturës, përmend një koncert në Fakultetin e Arteve të organizuar me rastin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Ajo gjithashtu përmend edhe mesazhet e krerëve me të lartë të institucioneve të Kosovës dërguar zyrtarëve Institucional të Tiranës. “Nuk është e thënë se duhet të organizojmë manifestime apo koncerte për të treguar solidaritet. Vetë gëzimi i qytetarëve të Kosovës është një lloj solidariteti”, thotë këshilltarja Riza.
Ndërsa zëdhënësi i PDK-së Blerand Stavileci, konsideron se nuk është me rëndësi mënyra së si festohet, por thotë se me rëndësi është se kemi pas prononcimet nga institucionet e nivelit më të larte shtetërorë me rastin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Ndërsa Ismet Beqiri deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së mos festimin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, e konsideron si neglizhencë, të institucioneve dhe si të pa arsyeshme. Beqiri “akuzon” edhe udhëheqjen komunale për mosorganizmin e ndonjë manifestimi në Prishinë.
Por edhe qytetarët e Prishtinës shprehin pakënaqësinë e tyre për këtë “heshtje” të Kosovës ndaj Shqipërisë. Ragip Fetahu tha se është turp për neve shqiptarëve të Kosovës që nuk kemi bërë asgjë për të kremtuar hyrjen e Shqipërisë në NATO. Ndërsa Mustafa Radoniqi, tha se ne jemi një komb dhe një popull dhe së bashku me Shqipërinë dhe se ka qenë mirë që të festojmë edhe në Prishtinë. Shqipëria është shteti ynë amë, Shqipëria na i ka hapur dyert në momentet më të vështira të jetës. Prandaj ka qenë dashtë që gëzimin e tyre ta ndajmë bashkë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi