Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Baki Ymeri:Jeta shqiptare e ëndrrave mërgimtare

Shko poshtë

Baki Ymeri:Jeta shqiptare e ëndrrave mërgimtare  Empty Baki Ymeri:Jeta shqiptare e ëndrrave mërgimtare

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jun 24, 2010 8:04 pm

Jeta shqiptare e ëndrrave mërgimtare


(Bahtir Latifi, Jeta e ëndrrave tona, Bukuresht, 2010)

Baki Ymeri


Baki Ymeri:Jeta shqiptare e ëndrrave mërgimtare  N1067613157_3674

Këto ditë e pa dritën e botimit në Bukuresht vëllimi i parë poetik i një krijuesi shqiptar me banim në Suedi.

Bahtir Latifi është një poet i ri që i qëndis vargjet me një sinqeritet që i ka hije. Disa nga poemat e tij shëmbëllejnë me një prozë poetike që derdhet në vargje. Herë-herë, vargjet e tij qëndisen me konotacionet klasike të rimës, duke kultivuar edhe disa shprehje karakteristike të shqipes së folur nga sivëllezërit tanë në Kosovë. Kosova, mërgimi, dashuria dhe nostalgjia. Nostalgjia ndaj dashurisë së parë, e dashura e degdisur në kthetrat e një bote të huaj. Subjekte meditative kushtuar sinqeritetit dhe besnikërisë, punës, dashurisë dhe humanizmit. Fluturime poetike që nuk janë bëlbëzimet e një ëndërrimtari që debuton me librin e parë në jetën e ëndrrave të tij, por janë frymëzime të sinqerta të një mërgimtari që ndjen shqip, flet shqip, shkruan shqip dhe militon për afirmimin e komunitetit shqiptar në një botë të huaj.
Baki Ymeri:Jeta shqiptare e ëndrrave mërgimtare  Ballina%20e%20librit%20t%20bahtir%20latifit

Vargjet e shtruara në këtë hapsirë tipografike gurgullojnë si krojet e Kosovës nga një shpirt i prekur nga flatrat e frymëzimit. Autori shkruan për Gonxhe Bojaxhiun, shqiptaren më të famshme në botë, nëna e shqiptarëve dhe e gjithë njerëzimit: Në zemrat tona ke mbetur përgjithmonë/ Jemi krenarë që të kemi, siç e kemi qiellin dhe tokën tonë. Pse? Ngase Nënë Terza është bijë e shqipes e cila me humanizmin e saj shndrit si një yll i pashuar në tërë botën. Bahtir Latifi zhurritet dhe digjet e shkrihet për atdheun dhe nënën e motrën e tij. Poeti s’e harron kurrë barbarinë serbe në Kosovë dhe pranverën e kobshme të vitit 1998, ”kur motrat mbetën pa vëllezër e vëllezërit pa motra e stërgjyshërit pa nipa e mbesa”.

Poeti shkruan për gurbetin duke e fshikulluar fanatizmin, mosdijen dhe varfërinë shpirtërore, në mërgim apo në vendlindje. Poti e don Zotin dhe jetën. Ja disa meditime filozofike të tij: Çuditem me njerëzit/ Sikur të jetojmë në dy botëra/ Të dukej vetja se nuk je ai që je/ Nuk mund të bindem/ Se kështu e ka jeta/ Që të gënjesh, të mos kuptosh/ Të mos jetosh jetën tënde (Jetoje jetën tënde). Apo: Atëherë kur jeni prezent/ Më dukej vetja sikur në një bot tjetër/ Sikur të isha gjithmonë me ju/ Do të isha dikush tjetër/ Mirëpo edhe kur jam me ju/ Është ndjenjë e veçantë/ Është ndjenjë e papërshkruar në një moment/ Të jesh i emocionuar, ia vlen. Pse? Ngase vjen koha kur veprat tua të bëjnë të ndjehesh i lumtur.

Koha jonë është jeta jonë, apo jeta e ëndrrave tona. Jeta sipas poetit ështe e bukur dhe e shtrenjtë. Ajo ështe lumturi, rrugë, sakrificë, dashuri. Jeta është det/ Jeta është ëndërr/ Jeta ështe realitet/ Jeta është vuajtje/ Jeta është test/ Jeta ështe lojë/ Jeta është film/ Jeta është…! Dhe më tej: Nëse ne nuk arrijmë që vërtet ta kuptojmë botën dhe jetën/ Kjo do të na shpie në një pikë të padëshiruar/ Ndaj duhet ditur se si duhet vepruar/ Koha apo ne? Dashuria është një nga motivet esenciale të këtij vëllimi me perla poetike që lindin në një vend të huaj, dhe e shohin dritën e botimit në një vend të huaj: Gjithçka që na rrethon është dashuri/ Pse nuk po e përjeton/ Kurrë nuk do të ndjehem mirë pa dashuri/.../ Të dashurosh, të ndjesh, të përjetosh/ Don të thotë të duash. Poeti rekomandon mos ta humbim dashurinë, por ta kultivojmë atë, sepse ajo na ushqen, si buka qe e hamë. Ajo na mban të jemi gallë, ngase, sipas poetit, dashuria është pasuri e botuar. Dhe më tej: Ishe dhe do të jesh zana ime e vërtetë/ Sepse me bëre të të dua// Për ty po shkrihem/ Për ty po flijohem/ Për ty po sakrifikohem/ Për ty që do të të dua për jetë.

Poti nuk pretendon të plasojë subjekte me konotacione edukative dhe moralizuese, edhepse në disa nga vjershat e tij defilojnë subjekte respektive, interesante për lexuesin e rëndomtë. Titujt e poezive janë elokuente (Emocionet, Zemra ime, Vendlindja, Puna, Nëna, Dashuria, Motra ime, Largësia, Jeta, Paraja, etj.) Sipas tij, duhet ta dimë se si jetojmë, sepse vdekja s’ka edhe shumë rëndësi. Nëse dimë të jetojmë, vdekja do të jetë e mirëseardhur. Nëse nuk mbetemi vetëm karikatura të vetëvetes, ideologjia e të jetuarit te njerëzit ndryshon. Disa dinë, e disa s’dinë se çka duan. Shumë nga ne ide prodhojnë/ Se pa para s’mund të ekzistojnë. Nuk ka rëndësi paraja sa ka rëndësi ndjenja, respekti, humanizmi. Gjithmonë jeta ka nevojë, për shpirt, për zemër, madje edhe për para, ngase paraja e fituar me djersë, është burim i progresit dhe ekzistencës.

Përmes vëllimit Jeta e ëndrrave tona (boptim i Bashkësisë Kultutore të Shqiptarëve të Rumanisë), Bahtir Latifi vjen para opinionit shqiptar me një album frymëzimesh lirike ku defilon jeta me ëndrrat dhe shpresat për lumturimin e saj. Autori e anashkalon folklorizmin patriotik të atyre që s’dinë tjetër veçse të qëndisin vargje me rimë. Sidoqoftë, vargun e tij herë pas here e prek edhe një tingull i mbrujtur me shqetsime shpirtërore që burojnë nga një shpirt i florinjtë. Shqetsime prezente edhe në ditarët e rinisë adoleshente, pas së cilës debuton mosha e pjekurisë, pjekuria intelektuale për të krijuar perla poetike ku në vend të nostalgjisë zotërojnë figurat stilistike, tropet, metafora, imagjinata. Imagjinata e krijuesit në diasporë është prezente edhe në këtë vëllim sentimentesh lirike, një tufë e bukur frymëzimesh të denja për botim, lëçitje dhe afirmim.


DIÇKA EDHE NGA UNË


Bahtir Latifi

Dua në fillim ta falënderoj të madhin Zot që ma mundësoi të jem shëndosh, psiqikisht, fizikisht dhe shpirtërisht. Dua të them që në fillim se gjithçka që bëhet në këtë botë, bëhet me ndihmën e Zotit i cili na krijoi për të jetuar e mos vdekur. Njeriu i cili arrin të nxjerrë vepra të mira, ai njeri nuk do të vdesë kurrë, por do të jetë i vdekur ai i cili nuk din pse jeton dhe çka don, çka bën dhe si jeton. Është diçka që mendoj se ka vlerë dhe është e pa harruar. Asgjë më tepër se një gjurmë që dëshmon se ekziston dhe mundohesh të jesh pjesë e shoqërisë, pjesë e botës, njerëzimit, dashurisë, mirësisë, familjes etj. Mjafton që të gjithë nga pak, të gjith e kemi obligim të lëmë vepra të mira e jo edhe çka do, kush me çka mundet dhe din të lejë gjurmët e veta në këtë botë. Mënyra ma e mirë edhe më më vlerë është që njeriu të mos vdesë kurrë, por të jetojë me vepra të mira. Mendoj se edhe ky libër do zë vendin e vet. Shpresoj se do jetë pjesë e lojës në botën e letersisë.

Ndoshta shumë ëndërrojnë për të bërë vepra të mira, mirëpo për të qenë autor i veprës së mirë duhet edhe mund, sakrifica, lodhje dhe shumëçka nga vetja. Është një ëndërr e kahëmotshme, edhe pse tani është edhe momenti i kësaj vepre që mendoj se ia vlen të jetë në duart e shoqërisë, sepse ky libër ka diçka që mendoj ia vlen të jetë në gjirin e familjes së librave. Nuk them sa ka diçka që mund të trajtohet si e tretur brenda një kohe, as përjetimi, por ka më shumë nga ajo e kujtesës, e thellimit në mendime. Kush ishim, kush jemi dhe çka duam për të ardhmen? E shkrova ngase më mungoi vendi im dhe të gjitha erdhën si nostalgji e asaj që s’mundja ta përjetoj dhe e ndjeja si një mungesë në shpirtin tim të trazuar.

E kam urrejtur dhe do ta urrej padrejtesinë në jetën time, pasi që më mundonte gjithmonë në jetë. Në anën tjetër, kësaj i shtohet edhe mossinqeriteti i cili fatëkeqësisht po na rrethon dita ditës, gjithnjë e më shumë. Mandej diçka që me duket shumë e shëmtuar kur njerëzit për njëri-tjetrin janë ujq të njëri-tjetrit. Me këtë dua të ju them seë ata që kanë mundësi të dinë dhe të perparojnë, duhet t’i japim kurajo, optimizëm, dashuri, e jo pengesa e ngatërresa. E di se nuk hasim shumë në njerëz të tillë, por për mua ka qenë dhe do të jetë mëkati më i madh nëse një njeri nuk i jep mundesi tjetrit të vetëdijësohet, dhe nuk i jap shpresa për të arritur në cakun e dëshiruar të jetës me mendime të mira, pozitive, të pjekura dhe të arritura. Pra, mëkat të mos përkrahet dhe të mos stimulohet çdo njeri për qëllime të mira.

Pastaj e gjith kjo që e thash, jo edhe pak më mundon mosmirëkuptimi nga njerëzit që nuk arrinë ta kuptojnë botën e njëri/tjetrit assesi. Nuk do të kisha mundësuar assesi të jem në mesin e atyre që nuk e kuptojnë botën e tanishme që jetojnë dhe që nuk ka arritur ta kuptojë një njeri për diçka shumë të thjeshtë dhe jeton në botën e iluzioneve dhe fantazirave. E obligoj veten time që të jem shërbyes në jetën time gjithmonë për dy gjëra të shenjta për mua:

Që të jem përkrahës dhe shërbyes në dy shtyllat kryesore për të jetuar dhe mos vdekur kurrë. Mendoj se familja dhe shteti janë këto dy gjëra që njeriu duhet dhe të luftojë sa kohë që jeton, pasiqë sipas menidimit tim, i quaj të shenjta dhe se nëse në arrimë të jem kontribues në këtë drejtim, atëherë mendoj se do të këtë kuptim jeta jonë, apo edhe do të kishim mundur ta përkufizojmë me pak fjalë pse jetojmë. Gjithçka është e lehtë në këtë jetë, por diçka që shihet e vështirë dhe me mund të arrihet, është të jesh njeri. Andaj për të qenë i tillë na duhet kohë, pastaj punë, lodhje, sakrifica, mund e shumëçka që duhet dhënë nga vetja, për të qenë të respektuar, së pari nga Zoti, e pastaj edhe nga të tjerët që na rrethojnë, miqët, shokët, etj.



SHËNIME BIBLIOGRAFIKE

Baki Ymeri:Jeta shqiptare e ëndrrave mërgimtare  Kjo


Bahtir Latifi vjen para opinionit shqiptar nga Vushtria e Kosovës, duke u patur prejardhje nga Ceraja e Albanikut (ish Leposaviq). U lind me 15 janar të vitit 1978. Është poet, prozator dhe publicist. Pasi ka përfunduar shkollën e mesme në qyetin e lindjes, ka vazhduar shkollimin e lartë (Fakultetin e Gazetarisë) në Prishtinë, të cilin e ka kryer me sukses. Gjatë kohës së studimeve bashkëpunoi me disa mediume të shkruara në Kosovë. Aktualisht jeton dhe vepron në Borås të Suedisë, ku jeton një komunitet i fuqishëm prej rreth 2.500 shqiptarësh. Ushtron profesionin e gazetarit në revistën shqipe "Dituria", në ndërkohë duke ushtruar edhe profesionin e gazetarit në një radio lokale në të njëjtin qytet, "Radio Dituria". Bashkëpunon edhe me agjencionin e lajmeve "Vushtrriapress", si dhe me disa mediume të tjera, duke qenë publikuar herë pas here shkrime të ndryshme. Aktualisht është kryetar i shoqatës "Migjeni" që vepron në Borås, dhe zhvillon aktivitete kulturore me shqiptarët e këtij qyteti. Ky është libri i parë i tij, pasi pat fatin të përfshihet me poezi në disa antologji të përbashkëta me krijues shqiptarë, si "Çelësi i shpirtit”, “Baladë e përflakur”, "Jehona e shekujve" etj.


http://www.dituria.se/index.php?option=com_content&view=category&layout=blog&id=163&Itemid=68
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi