Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nga Ajet Nuro, Montreal, Kanada

Shko poshtë

Nga Ajet Nuro, Montreal, Kanada Empty Nga Ajet Nuro, Montreal, Kanada

Mesazh nga Agim Gashi Tue Feb 24, 2009 9:46 pm

Nga Ajet Nuro, Montreal, Kanada
Gëzuar Pavarësinë e Kosovës, Montreal 21 shkurt 2009


Nga Ajet Nuro, Montreal, Kanada Pavaresia_kosoves%20081_small_tsh

Më 21 shkurt 2009, si shumë shoqata të diasporës shqiptare, Bashkësia Shqiptare e Kebekut në Montreal, organizoi festën e përvjetorit të parë të pavarësië së Kosovës. Ashtu siç e meritonte kjo ngjarje edhe festa e organizuar ishte e tillë; madhështore. Pavarësia e Kosovës nuk është një ngjarje që lidhet vetëm me shqiptarët e Kosovës por me të gjithë shqiptarët. 17 shkurti i vitit 2008 është përfundimi i asaj që u fillua afro një shekull më parë më 28 nëntor 1912. Kështu, kjo festë mblodhi në Montreal, shqiptarët e të gjitha krahinave shqiptare që fati i ka vendosur në metropolin frankofonë të Kanadasë. Por siç ka ndodhur edhe në gëzime të tjera nuk mungonin as miq të huaj që i bashkohen festave të shqiptarëve qoftë sepse janë të lidhur dhe jetojnë me shqiptarë qoftë nga kurioziteti për të marr pjesë në festa të kombeve të tjera. Sidoqoftë, prania e miqve të huaj tregon integrimin e shqiptarëve në vendin pritës, Kanada [/center]

Ambasadori shqiptar në Otava zoti Besnik Konçi i pranishëm në festë

Nënkryetari i Bashkësisë Shqiptare të Kebekut në Montreal,Nga Ajet Nuro, Montreal, Kanada Pavaresia_kosoves%20007_small_tsh zotit Kujtim Ismaili hapi mbrëmjen duke i ftuar të pranishmit të këndonin së bashku himnin kombëtar. Pas kësaj, të pranishmit në këtë festë, dhe ata nuk ishin pak, ndoqën një dokumentar që i kushtohej pikërisht rrugës së gjatë që e çoi Kosovën në ditën e 17 shkurtit 2008. Shqiptarët e Montrealit ishin me fat pasi përfaqësuesi i Shqipërisë në Otava ka zgjedhur pikërisht bashkësinë Shqiptare të Kebekut në Montreal për të kaluar festën e përvjetorit të parë të Pavarësisë së Kosovës. Në fjalën e tij përshëndetse ambasadori shqiptar pasi u uroi të pranishmëve festën e pavarësisë së Kosovës, u kujtoi se pavarësia e Ksovës është e një rëndëie të jashtëzakonëshme. Ai shtoi gjithashtu se ata që dhunuan të drejtat e shqiptarëve të Kosovës, ata që vranë e shpërngulën mijëra e mijëra shqiptarë po mundohen të kthehen në viktima. Por askush nuk do të lejohet të luaj me fatet e Kosovës.

Florent Nushi personazhi kryesori i festës

Nga Ajet Nuro, Montreal, Kanada Pavaresia_kosoves%20012_small_tsh
Artisti gjakovar Florent Nushi, është tashmë i njohur tek shqiptarët e Montrealit. Ishte pikërisht ky artist që ndonëse me origjinë nga Gjakova, vështirë se ka ndonjë cep të Shqipërisë që ai nuk ia di motivet dhe nuk di tia këndoj këngët. Unë, është hera e tretë që e ndjek dhe gjithmonë e gjej me interpretime të reja. Interpretimetme profesionalizëm e këngëve popullore nga të gjitha trevat bënë që pista e vallëzimit të mosngelet asnjë minutë bosh. Por, në festën e organizuar më 21 shkurt 2009, ovacionet dhe duartrokitjet që e shoqëruan Florentin pas interpretimit të të famshmes “O sole mio” nuk mund të përshkruhen. Këngët e interpretuara nga Nushi janë aq popullore saqë edhe kur mikrofonin ua kalonte të pranishmëve që vallëzonin në pistë vazhdimësia ishte e sigurtë. Serenatat korçare apo këngët karakteristike shkodrane u kënduan nga të gjithë të pranishmit. Duhet pranuar se pista e vallëzimit të restoranit “Dionysia” ishte e vogël për të përballuar oreksin e shqiptarëve për të vallëzuar vallet e tyre.

Një ambasador i artit popullor shqiptar në Kebek

Në biletat hyrëse nuk figuronte, por prania e një artistiNga Ajet Nuro, Montreal, Kanada Pavaresia_kosoves%20084_small_tsh popullor që jeton në Montreal prej mëse 10 vjetësh dhe sidomos këngët karakteristike të trevave të Kosovës të shoqëruara me çifteli i dhanë një dinamik tjetër mbrëmjes dhe i bëri të pranishmit të kalojnë momente të paharruara. Mehdi Isufi, me zërin e tij të bukur, është kthyer në ambasador i folklorit shqiptar këtu në Kebek. Këngët frymëzuese dhe me tone patriotike she interpretimi i shkëlqyer i tij bënë që shqiptarët të ulen rreth tij si të ishin në odat e tyre diku në Kosovë apo Shqipëri. Ai u kërkoi bashkëkombasve të vetë të ruajnë gjuhën shqipe si mjeti i vetëm i identifikimit të tyre si shqiptar dhe u kujtoi të pranishmëve se kurr nuk duhet harruar e kaluara dhe ato çfarë shqiptarët e Kosovës kanë hequr nën regjimin serb.

Festa e të gjithë brezave
Nga Ajet Nuro, Montreal, Kanada Pavaresia_kosoves%20130_small_tshNe që kemi përjetuar shpalljen e pavarësisë së Kosovës ndihemi me fat që e ia arritëm ditës. Më të moshuarit kanë pritur shumë për këtë ditë ndërsa më të vegjëlit do rriten me shtetin e dytë të shqiptarëve që i festuam një vjetorin këto ditë. Edhe në festën e shqiptarëve të Montrealit ishin të panishëm të gjithë brezat, që nga më të moshuarit gjerë tek foshnjat. Ndonëse nuk pati veshje të jashtëzakonëshme, shumë prej të pranishmëve nuk kishin harruar të merrnin me vehte simbolet që na lidhin me pavarësinë e aq shumë pritur. Nuk mund të kuptohet festa e pavarësisë pa kujtuar heroin e luftës së Kosovës, Adem Jasharin. Është bërë legjendare tashmë shprehja “Bac, u kry!” për të kujtuar të gjithëve se sakrificat e të gjithë atyre që luftuan për një Kosovë të pavarur nuk shkuan dëm.
Një festë jo vetëm shqiptare
E theksova pak më sipër se në mbrëmjen e shqiptarëve tëNga Ajet Nuro, Montreal, Kanada Pavaresia_kosoves%20030_small_tsh Montrealit veç shqiptarëve kishte dhe të tjerë dhe unë takova disa le të them jo shqiptar apo jo shqipfolës se po të them të huaj do të duket paksa e rëndë... Por njëri prej tyre, Andy, dallonte nga të tjerët sepse dukej që nuk kishte ngjyrën tonë. Ai, i shte i shoqëruar me shokët e vetë shqiptar dhe e pash të merrte pjesë aktive në festë. Kërkesës sime për të pozuar me miqtë e tij shqiptar iu përgjigjë me kënaqësi dhe edhe njëherë i uroi të gjithë shqiptarët për pavarësinë e Kosovës. Por kishte aty dhe të tjerë. Njëra prej tyre shoqëronte të dashurin e vetë dhe për të treguar që edhe ajo dinte të përshtatej na e tha shprehjen që shpreh dashurin ndaj një njeriu në shqip “të dua shumë...”

Le ta gëzojmë të gjithë pavarësinë !
Nga Ajet Nuro, Montreal, Kanada Pavaresia_kosoves%20076_small_tshKëtë përgjigje ma ktheu kur i urova ditën e pavarësisë i urti Agron Muhaxhiri. Ashtu është, pavarësia e Kosovës është e të gjithëve dhe le ta gëzojmë. Do të donim që pas një viti Kosova të ishte njohur nga shumica e shteteve anëtare të OKB-së por...Kosova është e pavarur dhe do të mbetet e tillë. Them se pavarësia e Kosovës është pavarësia e të gjtihë shqiptarëve sepse edhe në mbrëmjen e 21 shkurtit na u përforcua një mendim i tillë. Mjafton të përmend një fakt. Aty takova Ylberin që para 10 vjetësh ishte një fëmijë që bashkë me familjen lanë Kosovën dhe u vendosën në Sant-Jérôme rreth 60 kilometra nga Montreali. Ndërsa Rudi që ishte në një tavolinë me mua është me origjinë nga Elbasani, edhe ai ka ardhur fëmijë në Kanada. Duke u takuar aty në festën e pavarësisë së Kosovës duket se ata janë miq të vjetër. Debati mbi gjuhën shqipe, përshtatjen me shoqërinë e këtushme, shkolla, profesioni... Këtë pranverë bëhen 10 vjetë nga mbrritja e një grupi shqiptarësh në Sain-Jérome. Ndoshta një motiv për ti vizituar miqtë tanë që jetojnë aty. Ylberi na fton të shkojmë...Pse të mos shkojmë...

Një mbrëmje madhështore veç ...

E thash që mbrëmja ishte madhështore ashtu siç meritonte festimi i përvjetorit të parë të pavarësisë së Kosovës. Për këtë duhen falenderuar organizatorët. Organizatorët bënë një vërejtje me të cilën edhe shumë të pranishëm ishin dakord. Ftesës për festën ndonëse iu përgjigjën shumë shqiptarë, ata u përgjigjën me vonesë, veç dy-tre ditët e fundit, duke vënë në siklet organizatorët. Por, unë do të bëja edhe një vrejtje tjetër që ndoshta duhet të kihet parasysh për herë të tjera. Organizimi i festave të tilla ndonëse kanë karakter argëtues i duhet kushtuar më shumë vëmendje anës tematike dhe le të themi protokollare. Nuk e di se si mund të justifikohet mungesa e një fjalimi të shkurtër për ngjarjen e aq pritur siç ishte shpallja e pavarësisë së Kosovës. Një material i vizionuar nuk besoj se e zvendëson fjalën e dikujt i pranishëm në festë. Shumë të rinjë, duhet ta dinë se u bënë sakrifica për të ardhur gjer tek 17 shkurti 2008. Roli i Ibrahim Rugovës në ruajtjen e kombit shqiptar nga shfarosja (mendoni sikur të kish qenë Kosova në vend të Bosnjës...) apo roli dhe sakrifica e Adem Jasharit në shtytjen e çështjes së zgjidhjes përfundimtare të Kosovës, pa harruar rolin e aleatëve tanë me në krye Shtete e Bashkuara.
Nga Ajet Nuro, Montreal, Kanada Pavaresia_kosoves%20052_small
Përsa mësipër, ky është këndëvështrimi i autorit që sidoqë ngjarjet i ka parë si pjesëmarrës në këtë festë. Hidhini një sy fotove të mbrëmjes dhe ato flasin vetë. Për komente shkoni tek rubrika komente e Tribuna Shqiptare: http://tribunashqiptare.com/komente/

Ajet Nuro
Montreal 22 shkurt 2009
©️ autori dhe TribunaShqiptare.com Shkrimi mund të botohet me kusht që citohet burimi

Foto nga aktiviteti !!!

Nëse nuk e lexoni dot këtë mesazh, shkoni direkt tek Tribuna Shqiptare : http://tribunashqiptare.com/news/117/ARTICLE/1918/2009-02-24.html
http://tribunashqiptare.com/komente/?p=133
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi