Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Reformat që kthyen besimin e Perëndimit

Shko poshtë

Reformat që kthyen besimin e Perëndimit Empty Reformat që kthyen besimin e Perëndimit

Mesazh nga Agim Gashi Wed Feb 25, 2009 5:32 pm

Reformat që kthyen besimin e Perëndimit

SALI BERISHA


Ratifikimi i Protokollit të Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO nga 26 vende anëtare të Aleancës në fushën e sigurisë së këtij vendi përbën ndoshta ngjarjen më madhore pas pavarësisë së tij, aktin e përfundimit të. Në një hark kohor rekord të shkurtër, nga data 9 korrik deri në datën 17 shkurt, pra në 6 muaj dhe 10 ditë, 26 vendet anëtare të NATO-s ratifikuan në Parlamentet, Senatet, qeveritë e tyre Protokollin e Anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në NATO. Dua t'u shpreh mirënjohjen më të thellë, falenderimet më të përzemërta qeverive, Parlamenteve dhe kombeve të këtyre vendeve për besimin e madh, për vlerësimin e madh që treguan ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, ndaj rezultateve, përpjekjeve të tyre për ndërtimin e një shoqërie të lirë, ekonomie tregu dhe një reforme të thellë të Forcave të Armatosura. Ratifikimi i Protokollit të Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe përfundimi i këtij procesi në një kohë rekord dëshmon për një nivel të paprecedent të besimit dhe të vlerësimit të Shqipërisë nga vendet më të fuqishme dhe më të zhvilluara të planetit.
NATO është aleancë e lirisë, është para së gjithash aleancë e vendeve demokratike, e vendeve të lira. Kjo aleancë ka për kritere themelore, kriteret e shtetit ligjor, shoqërisë së lirë, ekonomisë së lirë të tregut. Aleanca ka dhe kriteret ushtarake, forca ushtarake të reformuara, tërësisht të vendosura, nën udhëheqjen civile dhe në funksion të paqes dhe stabilitetit. Finalizimi i ratifikimit të Protokollit të Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, në një hark kohor prej 6 muaj dhe 10 ditë, është dëshmi e vlerësimit të madh të përpjekjeve të Shqipërisë për të ndërtuar shtetin ligjor dhe ekonominë e tregut, vlerësim i rolit të saj për paqen, stabilitetin në rajon dhe në botë, është vlerësimi i bashkëpunimit të saj luajal me Aleancën e Atlantikut të Veriut. Në vitin 2005, nuk ka patur parashikues edhe ndër më optimistët, që të parashikonin se Shqipëria brenda mandatit tim të parë do të përfundonte përfundimin e Protokollit të Anëtarësimit.
Unë, që jam sot para jush në programin tim elektoral para shqiptarëve, premtova anëtarësimin në NATO, por jo finalizimin e procesit. Nuk kam dyshim se ky proces do të ishte tërësisht i pamundur pa përshëndetjen e jashtëzakonshme që Presidenti Xhorxh Bush dhe qeveria e SHBA, Senati dhe Kongresi i vendit të madh të lirisë, i dhanë shqiptarëve mbështetjen, besimin e vendeve të tjera aleate të NATO-s. Por, nuk ka asnjë dyshim se ky proces ratifikimi i shpejtë do të ishte tërësisht i pamundur pa kursin dhe suksesin e reformave që ndërmori qeveria ime në të gjitha fushat. Ftesën e Shqipërisë për në NATO dhe finalizimin e ratifikimit të Protokollit të Shqipërisë në NATO e bënë të mundur reformat e gjithanshme të kësaj qeverie.
Suksesi i këtyre reformave e bëri të mundur shembjen nëpërmjet një lufte me zero tolerance të krimit të organizuar, e bëri të mundur shembja nëpërmjet një lufte pa kompromis dhe të vendosur të sistemit të kleptokracisë, e bëri të mundur fryma e bashkëpunimit luajal me opozitën dhe respektimi ndaj lirive dhe të drejtave të njeriut në Shqipëri. E bëri të mundur nxjerrja e Shqipërisë nga 24 vendet më të korruptuara të planetit dhe lënia mbrapa e 95 vendeve në këtë drejtim. E bëri të mundur Shqipëria, vendi i dytë në botë për suksesin e reformave për klimën e biznesit, e bëri të mundur reforma e thellë e Forcave të Armatosura me përcaktimin e një buxheti 2 përqind e Prodhimit të Brendshëm për këtë reformë, zgjerimi i pjesëmarrjes së Shqipërisë në operacionet paqeruajtëse në Azi, Afrikë dhe zona të tjera, e bëri të mundur ndryshimi tërësor i Shqipërisë. Pra, theksoj edhe njëherë se, me ratifikimin e Protokollit të Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, 26 vendet anëtare dëshmuan ndaj vendit tonë, ndaj shqiptarëve, ndaj qeverisë sime besimin më të madh, vlerësimin më të madh dhe unë dua t'i garantoj ato se e marr këtë si përgjegjësinë më të madhe, e transkriptoj këtë si shkallën më të lartë të përgjegjësisë për të thelluar më tej kursin e reformave, për të konsoliduar në këtë vend lirinë dhe vlerat e saj në mënyrë të vazhdueshme.
Për të reformuar e modernizuar më tej Forcat tona të Armatosura, që ato të mund të përballen me sukses me të gjitha detyrimet që dalin nga anëtarësimi në NATO. Për të zgjeruar më tej bashkëpunimin rajonal si faktor i jashtëzakonshëm për paqen dhe stabilitetin në rajon, për të marrë pjesë në të gjitha operacionet e nevojshme të NATO dhe për të përmbushur me dinjitet detyrimet që rrjedhin nga ky anëtarësim. Edhe njëherë, dua të uroj çdo shqiptar për këtë arritje historike të madhe, do të përgëzoj shqiptarët kudo që janë për besimin e madh, vlerësimin e madh që kombet e lira, qeveritë dhe Parlamentet e tyre dëshmuan me ratifikimin e Protokollit të Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Dua të falenderoj me mirënjohje të gjitha vendet anëtare, Aleancën Atlantike të Veriut, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Scheffer, të gjithë ato ekipe që me përkushtim të madh ndihmuan Shqipërinë në reformat e thella për të përmbyllur këtë akt madhor.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi