Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gezim Uruci: Prof. GEZIM My. URUÇI - NEKROLOGI PER MIKUN TIM BEB SHIROKA - AKTOR - SKENOGRAF - ARTIST i MERITUAR.

Shko poshtë

Gezim Uruci: Prof. GEZIM My. URUÇI - NEKROLOGI PER MIKUN TIM BEB SHIROKA - AKTOR - SKENOGRAF - ARTIST i MERITUAR. Empty Gezim Uruci: Prof. GEZIM My. URUÇI - NEKROLOGI PER MIKUN TIM BEB SHIROKA - AKTOR - SKENOGRAF - ARTIST i MERITUAR.

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jul 03, 2010 12:37 pm

Gezim Uruci: Prof. GEZIM My. URUÇI - NEKROLOGI PER MIKUN TIM BEB SHIROKA - AKTOR - SKENOGRAF - ARTIST i MERITUAR. 26848_104126426295532_100000945263952_34285_2757723_n



Gezim Uruci: Prof. GEZIM My. URUÇI - NEKROLOGI PER MIKUN TIM BEB SHIROKA - AKTOR - SKENOGRAF - ARTIST i MERITUAR.

JU DHA LAMTUMIRA E FUNDIT
ARTISTIT TE MERITUAR,
BEB SHIROKA AKTOR I SHQUAR I SKENES DHE EKRANIT




Sot u nda nga ne, pas nje ataku kardika, ne moshen 76 vjeçare aktori i shquar shkodran Beb Shiroka – Artist i Merituar. Nje emer i njohur i skenes dhe i kinematografise shqiptare. Me nje repertor te pasur skenik. Duke e bere figuren e Shirokes, sa terheqese aq edhe te dashur per te gjithe spektatoret mbare shqiptar.
Beb Shiroka lindi ne qytetin e Shkodres, me 25 shtatore 1933, ne nje familje te shqua, qytetare Shkodrane. Qe ne moshe te vogel ai u shqua per talentin e tij, si piktor, por edhe si recitues. Ne nje olimpiade teatrale te organizuar ne vitin 1960, per amatoret, ne qytetin e Shkodres, i terheq vemendje, artistit shume dimensional, per kohen, Te pa harruarit Teofik DUKA, athere Regjisor i cili e terheq prane Teatrit “Migjeni” te Shkodres. Qe ne ate kohe po vinte ne skene dramen “Nora e Kelmendit”. Ku SHIROKA interpretoj me shume talente, ne nje rol te thjeshte.
Tashme hapi ishte hedhur, ai do te fillonte nje kariere te re e te suksesshme, ne rrugen e artit skenik. Duke interpretuar nje galeri te pasur me personazhe nga me te ndryshmit, qe arriten ne 150 role ne teater dhe ne mbi 20 role te ndryeshme ne kinematografi. Qe fillonin me Dramen “Nora e Kelmendit” e “Histori Irkutase”, me te cilat shperthen talenti tij, teper original, qe e beri te dashur e te mirpritur per te gjithe shtresat e spektatoreve shkodrane dhe atyre shqiptar, e me pas duke vazhduar plot sukses me dhjetra role te tjera, ku fitonte simpatine dhe respektin e te gjithe spektatoreve shqiptare.
Ku pa dyshim, duhen vecura interpretimet e tija brilante, tek “Çifti i lumtur” (1975) te Bik Pepes, dramen “Dasem me flamure”, dramen “Franku u Peste” e tjer. Ne te gjithe repertorin e tij ai interpretoj ne 8 Drama. 3 Tema familjare, 1 Me aksion dhe 1 Romanes etj. Ketu duhen permendur edhe mbi 30 Skenografi te realizuar nga ai me nje talente dhe mjeshtri te rralle, profesionale ku pa dyshim ajo e “Çiftit te Lumtur” eshte nje nga skenografit e tija me te arrira. Por ai na la edhe nje arkiv te pasur me piktura te jashtzakoneshme, por edhe shume ilustrime librash te ndryshem etj, per te cilat Mjeshtri i skenes shqiptare aktori dhe regjisori i shquar Lec Shllaku thoshte, se Beb Shiroka eshte Mjeshter i Skenongrafise por edhe i interpretimit, atij po ti mungonte njera nga keto elemente skena i duket e manget. Bebi e din ma mire se tane , se ku skena e don drite dhe ngjyren, pasi ai e shikon, me syrin e piktorit dhe e gjykon me shpirtin e aktorit, te pa perseritshem. I cilin e levroj plot sukses ne keto krijime skenike:
1. Lugina e pushkatarëve (1970) Ne rolin e Ram Sokolit. Qe eshte edhe roli i pare ne kinematografi. Duke vazhduar me pas, me te tjerat si vijon.
2. Cifti i lumtur (1975)
3. Ditët që sollën pranverën (1979) (Film Televiziv)
4. Kërcënimi - (1981)
5. Si gjithë të tjerët - (1981)
6. Besa e kuqe - (1982)
7. Fushë e blertë fushë e kuqe - (1984)
8. Kur hapen dyert e jetës - (1986)
9. Historiani dhe kameleoni - (1989)
10. Women Without Wings - (2002) .... Sigurim Chief

Por roli qe do ta bente te njohur edhe te dashur per publikun mbare shqiptare ishte ai i babait fanatik tek “Çifti i Lumtur” por edhe ai i Xhandar Veselit tek filmi “Koncert ne Vitin 1936” ku edhe ketu na shpalose nje rol te kalibrit, qe “sfidon” edhe rrolet kryesore, duke u bere i imituar nga shume aktor e studente te ndryshem, nder shkolla dhe deri ne Akademine e Arteve, pra nje Karakter tip. Por sukseset e tija nuk kishin te sosur, deri para dy viteve, kur publiku shkodrane dhe ai mbarekombetar e ndoqi ne Dramen e sukseshme te Stefan Çapalitut, me titull: “Putargat e Thata” Me gjithse ne moshen 74 vjeçare ai na dhuroj nje interpretim brilant e plot emocione....................... ! E askush nuk e imagjinonte se ky do te ishte interpretimi i tij i fundit, perpara publikut te tije qe e adhuronte, aq shume, por qe edhe e donte po aq. Nder biseda te dryshme ai shprehte shpesh shume mendime, ide dhe deshira. E mbi te gjitha deshironte te bente nje turne me Teatrin “Migjeni” Panteonin e tij shpirteror e profesional, qe nga Shkodra ne Ulqin, Tivar, Tuz, Plave e Guci, Prishtine e Prizren te Kosoves, Shkup, Tetove e Shen Naum, Janine, Filat e Igumenice, Dhe interpretimin e nje Drame te Fadil M. Krajes, ne Amfiteatrin e Dodones, duke u kthyer ne Amfiteatrin e BUTRINTIT ne Sarande, ku edhe po te vdiste do te ishte FAQJA e BARDHE e tij.
Kurse sot ......... me dt. 02 korrik 2010. Ne hollin e Teatrit “MIGJENI” te Shkodres, ku per vite me radhe kane ushtuar, monologjet e tija, ka rene heshtja. Personalitete te shquara te elites intelektuale te Shkodres, kan ardhur per ti dhene lamtumiren e fundit mikut te tyre Bebit, njeriut te dashur dhe modest, me titullin e vetem “Mjeshter i Merituar”, te gjithe me fytyra te vrame, nga dhimbja per Aktorin e mrekullushem, qe po i largohet ketije Panteoni te Kultures tone Kombetare. E mes lotesh e dhimbjes dallojme Prefektin e Shkodres z. Maxhid Cungun, Kryetarin e Keshillit te Qarkut z. Prof. Gjovalin Kolombin, Kryetarin e Bashkise se Qytetit te Shkodres z. Lorenc Luka. Si edhe Dramaturgun e shquar shqiptar, Fadil Kraja, Mjeshter i Madh, Piro Milkanin, Tinka Kurtin, Roza Anagnostin, Rikard Larja, Stefan Çapalikun, Zyliha Milotin, Paulin Preken, Paskualina e Bruno Shllaku, Merita e Fatbardh Smajen, Agron Dizdari, Kengetarin e njohur Federik Ndocin. Rajmonda Marku, Rita Gjeka, Drande Xhaj, Besnik Cinari, Federik Fistani,e shume aktoreve e aktoreve te shquar e te personelit te ketij teatri, me te cilet ka bashkepunuar per vite me radhe. Te cilet perkulen plot respekt perpara personalitetei te skenes Beb Shirokes dhe ngushllojne familjen e tij, ne kete ndarje te dhimshme, ku pershendetjet jane te shumta por fjala e Dramaturgut Fadil M. Kraja, eshte prekese dhe emocionues per mikun e tij, ai nuk i zoteron lotet. Duke na ftuar te duartrokasim per Beb Shiroken qe po largohet, mikun e te gjitheve. Po keshtu prekes eshte edhe Mesazhi i ngushllimit i drejtuar familjes nga Presidenti i Republikes z. Prof. Dr. Bamir TOPI, i cili shkruan:
“ Te dashur familjare te Beb Shirokes !
Ne keto momente te dhimbjes te thelle, per humbjen e njeriut tuaj te shtrenjte, deshiroj t’ju gjendem shpirterisht prane, duke ju shprehur ngushellimet e mia, me te sinqerta ! Me ndarjen e tij nga jeta, ju humbet njeriun tuaj me te dashur e me te pazevendesushem, ndersa te gjithe artdashesit humben nje nga aktoret me te talentuar e me te perkushtuar te filmit e teatrit, qe me mjeshtri e profesionalizem skaliti figura e personazhe te pashlyeshme ne memorjen tone, duke mbetur nje nga aktoret me te medhenje e me te spikatur shqiptar.
Edhe nje here ne keto momente te veshtira ndaj me ju dhimbjen e rende njerzore, dhe ju shpreh ngushullimet e mia me te sinqerta. “
Pas homazheve funerali me trupin e aktorit Beb Shiroka u percoll plot respekt per ne banesen e fundit, nga shume qytetar, aktor, artdashes dhe intelektual te shquar te vendit. Sot Shkodra dhe Shqiperia humbi birin e saj, aktorin eruditin e madh, intelektualin e shquar, qe doti mungoj shume.
Pushofshi ne paqe MIKU i IM !


Pergaditi dhe Fotot nga:

Prof. GEZIM My. URUÇI – Studiues i Artit.
Kryetar i Forumit Intelektual Shqiptar – Dega Shkoder.


Gezim Uruci: Prof. GEZIM My. URUÇI - NEKROLOGI PER MIKUN TIM BEB SHIROKA - AKTOR - SKENOGRAF - ARTIST i MERITUAR. 34641_126467464061428_100000945263952_124112_6179048_n
IN MEMORIE nga Gezim URUCI...... !

Gezim Uruci: Prof. GEZIM My. URUÇI - NEKROLOGI PER MIKUN TIM BEB SHIROKA - AKTOR - SKENOGRAF - ARTIST i MERITUAR. 34260_126467517394756_100000945263952_124113_3057928_n
KONCERT NE VITIN '36

Gezim Uruci: Prof. GEZIM My. URUÇI - NEKROLOGI PER MIKUN TIM BEB SHIROKA - AKTOR - SKENOGRAF - ARTIST i MERITUAR. 34248_126467887394719_100000945263952_124120_7039349_n
PREFEKTI MAXHIT CUNGU.

Gezim Uruci: Prof. GEZIM My. URUÇI - NEKROLOGI PER MIKUN TIM BEB SHIROKA - AKTOR - SKENOGRAF - ARTIST i MERITUAR. 37285_126468250728016_100000945263952_124121_1520977_n
PO FLASIN LOTET E TE TJEREVE....... !

Gezim Uruci: Prof. GEZIM My. URUÇI - NEKROLOGI PER MIKUN TIM BEB SHIROKA - AKTOR - SKENOGRAF - ARTIST i MERITUAR. 34606_126468624061312_100000945263952_124127_441106_n
DREJTE DHIMBJES.

Gezim Uruci: Prof. GEZIM My. URUÇI - NEKROLOGI PER MIKUN TIM BEB SHIROKA - AKTOR - SKENOGRAF - ARTIST i MERITUAR. 34271_126469190727922_100000945263952_124128_5624892_n
Me GEZIM My. URUCIN.

Gezim Uruci: Prof. GEZIM My. URUÇI - NEKROLOGI PER MIKUN TIM BEB SHIROKA - AKTOR - SKENOGRAF - ARTIST i MERITUAR. 34322_126469290727912_100000945263952_124129_6496447_n
MIQ EDHE SHOKE ET.

Gezim Uruci: Prof. GEZIM My. URUÇI - NEKROLOGI PER MIKUN TIM BEB SHIROKA - AKTOR - SKENOGRAF - ARTIST i MERITUAR. 36371_126469384061236_100000945263952_124131_1233050_n

Gezim Uruci: Prof. GEZIM My. URUÇI - NEKROLOGI PER MIKUN TIM BEB SHIROKA - AKTOR - SKENOGRAF - ARTIST i MERITUAR. 35873_126469494061225_100000945263952_124133_4491316_n
Familja.

Gezim Uruci: Prof. GEZIM My. URUÇI - NEKROLOGI PER MIKUN TIM BEB SHIROKA - AKTOR - SKENOGRAF - ARTIST i MERITUAR. 30468_126469604061214_100000945263952_124134_7684650_n
ÇIFTI i LUMTUR.

Gezim Uruci: Prof. GEZIM My. URUÇI - NEKROLOGI PER MIKUN TIM BEB SHIROKA - AKTOR - SKENOGRAF - ARTIST i MERITUAR. 26697_126469660727875_100000945263952_124135_2997725_n
Me Nefail Piraniqin..........!

Gezim Uruci: Prof. GEZIM My. URUÇI - NEKROLOGI PER MIKUN TIM BEB SHIROKA - AKTOR - SKENOGRAF - ARTIST i MERITUAR. 36849_126469747394533_100000945263952_124142_1814660_n
Me DRAMATURGUN FADIL KRAJA.

Gezim Uruci: Prof. GEZIM My. URUÇI - NEKROLOGI PER MIKUN TIM BEB SHIROKA - AKTOR - SKENOGRAF - ARTIST i MERITUAR. 33435_126469977394510_100000945263952_124143_6246931_n
SHFAQJA e FUNDIT PUTARGAT e THATA.

Gezim Uruci: Prof. GEZIM My. URUÇI - NEKROLOGI PER MIKUN TIM BEB SHIROKA - AKTOR - SKENOGRAF - ARTIST i MERITUAR. 37323_126471127394395_100000945263952_124154_4224883_n
Intervista e Kryetarit te Bashkise z. Lorenc Luka.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi