Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gezim Uruçi: GEZIM My. URUCI - ELEGJI PER ESAT BICURRIN - "BILBILIT te GJAKOVES"

Shko poshtë

Gezim Uruçi: GEZIM My. URUCI - ELEGJI PER ESAT BICURRIN - "BILBILIT te GJAKOVES" Empty Gezim Uruçi: GEZIM My. URUCI - ELEGJI PER ESAT BICURRIN - "BILBILIT te GJAKOVES"

Mesazh nga Agim Gashi Mon Feb 08, 2010 12:59 pm

Gezim Uruçi: GEZIM My. URUCI - ELEGJI PER ESAT BICURRIN - "BILBILIT te GJAKOVES" 9331_103029846377188_100000105181438_70402_5135321_n

Gezim My. URUÇI

"BILBILIT te GJAKOVES"

Kushtuar mikut tim te idealeve,
HEROIT TE KOMBIT - BILBILIT te GJAKOVES.
ESAT BICURRIT
(Autori)


( NJE LUTJE PER Zotin AGIM GASHI, PER TI BERE NJE KOMPOZIM
KETYRE VARGJEVE SI OBLIGIM PER KETE DESHMORE TE KOMBIT TONE)


Ushton Gryka e Kacanikut,
Bashke me te Gryka e Rugoves.
Ku e kemi Esat Bicurrin,
At' Bilbilin e Gjakoves.

U ba gjate, qe s'te kemi pa.
Ma nuk mundem me duru.
K'to dy rrjeshta pa ti shkru,
Nji kange te bukur me ta kendu.

S' te harrojme sa te jete jeta,
Vella i joni kengetar.
Nder gezimet e Gjakoves,
Nder bilbila, qe i pare.

Sy shqiponje me za bilbili,
Kur kendoje ne festivale,
Ishe i pari ne melodi,
Per Kosoven hidhje valle.

N' Çarshi t' Madhe po te presin,
miqt e tu dhe Ismet Peja,
Zen Jetishi me bilbila t'jer,
Per ty kendojme sot kange te reja.

Kanga lotin nuk e ndal.
Ty vella t'uj te kujtu,
Oh... Nji kllef me ar ta çova.
Kush si ti nuk e ka kendu !

Jo nuk shuhet sa t'jete jeta.
Zani i yt nder gezimet tona.
Ne tan trevat e Shqipnise,
Kanga yte leshon jehona.

S' te kan vra, ti je i gjalle.
Ti kendon ne perjetesi.
Me at za qe se harrojme,
Kange te bukura per shqiptari.

O Esat, Esat Bicurri - Vella !
Ushton Gryka e Kaçanikut.
Ju thafte dora kush i ra.
K'ti Zambakut te Erenikut.

Ne kosove valon flamuri.
Kange te reja shqip jehojne.
Nder k'to kanga Esat Bicurri.
Vend e ndere ka gjithmone.

GEZIM My. URUÇI
______________________

BADGUDESBERG - BONN - GERMANY (D)
E premte, me 27 Korrik 2001.


Gezim Uruçi: GEZIM My. URUCI - ELEGJI PER ESAT BICURRIN - "BILBILIT te GJAKOVES" 21869_108441495836023_100000105181438_208666_7446452_n

Gezim Uruçi: GEZIM My. URUCI - ELEGJI PER ESAT BICURRIN - "BILBILIT te GJAKOVES" 21869_108441525836020_100000105181438_208667_6569166_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi