Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Abas Fejzullahi: Opozita ndërron fjalët dhe qëndrimin sipas interesave të pozitës

Shko poshtë

Abas Fejzullahi: Opozita ndërron fjalët dhe qëndrimin sipas interesave të pozitës Empty Abas Fejzullahi: Opozita ndërron fjalët dhe qëndrimin sipas interesave të pozitës

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 09, 2010 1:09 am

Abas Fejzullahi: Opozita ndërron fjalët dhe qëndrimin sipas interesave të pozitës U1_AbasFejzullahi
Punimi i lexuar në Tryezën e rrumbullakët organizuar nga BISHZ-së më 12 qershor 2010 në Solothurn Zvicër
Nga: Abas Fejzullahi
OPOZITA NDËRRON FJALËT DHE QËNDRIMIN SIPAS INTERESAVE DHE POZITËS
Disa thënie brilante të Sami Frashërit, përherë aktuale:


  • “ Nëse do ta çmonim nderin, mendjen dhe diturinë aq sa pasurinë, pozitën dhe gradën, do të ishim të lumtur që të gjithë.


  • Dinaku nganjëherë ia arrin qëllimit, por asnjëherë nuk i shpëton rrezikut. Njeriut të drejtë shumë rrallë i plotësohen dëshirat, por gjithmon është i sigurtë dhe i qetë.“ Sami Frashëri
Rrjedhat e përditshmërisë në tërë hapsirën shqiptare si në të kaluarën dhe tani, lidhur me organizimet politiko - shoqërore dhe institucionale, në vazhdimësi po i përcjellin kundërvënie të paprincipta mes taborresh politikë, herë - herë me acarime, kërcënime, rrahje dhe vrasje, duke lënë pasoja të rënda në krijimin e shtetit ligjor dhe zhvillimin e përgjithëshëm ekonomik dhe kulturor.
Këto veprime të shëmtuara, nuk bëhen për ta forcuar shtetin e së drejtës dhe demokracin, që përfaqësuesit e partive të shumta politike si në pozitë dhe opozitë (nëse vëretë ka opozitë) me aq zhurmë i trumbetojnë, perkundrazi, veprimet në fjalë varrosin edhe me thellë vlerat e brishta demokratike në mbarë hapësirën tonë kombëtare.
Të gjithë thirren në emrin e popullit dhe s`e lëshojnë nga goja, sidomos gjatë fushatave parazgjedhore e zgjedhore. Secila ne mënyrën e vet, jep premtimet e veta që do bëjë mrekulli, për të mirën e popullit dhe shtetit, duke luftuar keqpërdorimet dhe korrupsionin. Mirëpo praktika tregon se fjalët dhe premtimet e fushatave në të vërtetë janë vetëm mbulesë, pas të cilës fshihen mjeshtërisht autorët e vërtetë te korrupsionit dhe klanet e interesit politiko-ekonomik.
Në diskutimet e zhvilluara deri më tani në Kuvendet shqiptare nga deputetët opozitë-pozitë, ka pasur kundërvënie duke e fajësuar njëri-tjetrin, për korrupsion dhe krim të organizuar, pa kursyer fjalët fyese në mënyrë të ndërsjelltë, deri te sharjet e kërcënimet si në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni..!
Për këtë ka dëshmi të mjaftueshme, por më këtë rast do t`i paraqesim vetëm disa më kryesoret, që mjaftojnë për pasqyrimin e realitetit sa të dhimshëm e të hidhur, në shtetin e posalindur të Kosovës; rritjen dhe egzistencën e së cilës me veprime të shëmtuara bajraktareske, me shtimin e korrupsionit dhe krimin e organizuar që ka dhënë ballë në të gjitha nivelet e shoqërisë kosovare, po e rrezikojnë gjithnjë e më tepër.
Thënie e mrekullueshme e Sami Frashërit:
“ Nëse do ta çmonim nderin, mendjen dhe diturinë aq sa pasurinë, pozitën dhe gradën, do të ishim të lumtur që të gjithë.“
Gjatë administrimit të UNMIK-ut në Kosovë, PDK si opozitë, kërkonte nga pozita të shpallë Pavarësinë e Kosovës, edhe pse vendorët s`kishin kurrfarë kompetencash… por jo edhe pa fajin e tyre..!
Dorëzuan tek përgjegjësit administrativë të UNMIK-ut, mbi 400 faqe të shkruara, lidhur me keqpërdorimet, korrupsionin dhe krimin e organizuar të pozitës në bashkëqeverisje në mes LDK-së dhe AAK-së..!
Kur pozita emëroi për kryeministër gjeneralin Agim Çeku, që gjatë luftës opozita e lavdëronte si ekspert ushtarak, kur kishte nevojë, tani s`la gjë pa i thënë që pranoi postin e Kryeministrit, dhe u largua nga posti i komandantit të TMK-së.
Për humbjet e zgjedhjeve s`lanë gje pa thënë e pa akuzuar opozitën, bile shkuan aq larg sa që edhe popullin e fyen dhe e mallkuan, nga që votat ia dhanë armikut të popullit, e jo krahut të luftës..!
Kërkonin formimin e qeverisë nënë hije apo siç e quanin qeverisje e mirë, që nëtë vërtetë u dëshmue tani se është qeveri e cila rrinën nënë hije dhe është duke mrizuar, pa shenja të përmirsimit të gjendjes , por vetëm të përkeqësimit.
Nga të gjitha këto kërkesa që i bënte PDK-së, në shenjë kundërvënie pozitës në pushtet, të pa pushtet real por vetëm formal dhe për dekor, organet e drejtësisë dhe admimistrata e UNMIK-ut, asnjëherë nuk dhanë shpjegime për shqyrtimin e shkresës së dorzuar nga PDK-ja, për hetimet dhe zbulimet e bëra lidhur me krimin e organizuar dhe korrupsionin, apo deri ku kanë arritur me hetime…!
Ndërsa mjetet e informimit dhe shtypi i verdhë, por edhe nga folësit në parlament vazhdimisht flitej e shkruhej se korrupsioni ka perfshirë të gjitha nivelet në Kosovë…
Zhvillohej një luftë e tmerrshme për marrjen e pushtetit (papushtet) nga opozita duke premtuar se opozita është e aftë dhe kombëtare, se do të bëjë të gjitha mrekullitë nëse e fiton besimin e popullit.
Për të qenë ma bindës, në premtimet e tyre, kujdes të veçantë i kushtojn veshjesë, asnjërin se shef pa kravatë në fytë, për të treguar, seriozitetin që ju mungon, dhe po ta dinin të gjorët, se kravatat po i tradhtojnë fshehtësit dhe pisllëqet e tyre, do t`i digjnin në shenjë ndëshkimi për tradhtin e bërë, në mos fshehjen dhe ruajtjen e fshehtësive të tyre kriminale..!
Nga fjalët e mira dhe premtimet e mëdha e kombëtare, kur dëgjoje se do bëjnë gjithë ato mrekullira, do t`ua falje edhe vetë parajsën po ta kishe në dorë.
Dhe vërtetë bënë mrekulli:
Sipas të dhënave të shtypit dhe mjeteve tjera të informimit, në hetimet që është duke zhvilluar Eulex-i, dhe bastisjet e bëra lidhur me prejardhjen e pasurive të ministrave dhe bashkëpunëtorëve tjerë të tyre, bëhet fjalë për keqpërdorimin e qindra miliona eurove..!
Mrekullia tjetër është rasti Bllaca, i cili haptas deklaron se ka marrë pjesë në krime dhe emërton urdhërdhënësit, dhe për çudi, nuk burgoset, ndërsa pozita e shpall të sëmurë, dhe bashkëpunëtor të Serbisë ..!
Vazhdojnë mrekullitë…
Erdhën zgjedhjet, u bënë si u bënë, populli i zhgënyer; përçarjet brenda faktorit vendor në pozitë për pushtet dhe interesa, solli befasi që me kohë vërtetuan qëllimet e opozitës, se për të ardhur në pushtet jo vetëm se i ndërron fjalët dhe qëndrimet, duke mos i mbajtur premtimet e dhëna gjatë fushatës zgjedhore, por s`lanë gjë pa bërë për të mbajtur pushtetin me çdo kusht..!
Populli ka thënë për ata që përgojojnë të tjerët, që premtojnë e lavdërojnë veten e tyre:“ Kush e kesh, e vesh , mos e vet kush je, se të kallxon vet“.
Interesi mbi të gjitha, atdheu në dorë të dreqit…!
PDK u bashkua për të qeverisur me LDK-në që si opozitë e fajësonte për vjedhje e korrupsion me gojë e me shkrim..!
Ndanë poste dhe pozita, ministri dhe nënministri e mbi të gjitha sferat e interesit për t`u pasuruar, në forma dhe mënyra nga më të ndryshmet, e në veçanti përmes të ashtuquajturëve TENDERA dhe AKM- tani AKP- duke privatizuar-plaçkitur edhe atë pasuri të Kosovës, që shpëtoi pa u plaçkitur nga Serbia.
Zhvilluan bisedimet për statusin e Kosovës, pranuan paketën e Ahtisarit pa e parë se çfarë ka brenda, ku në tërë materialin e sajë kryesisht përmenden vetëm 5% kolonizator serbë, të cilët janë shtetformues dhe janë opozitë e vërtetë kundër ekzistencës së Kosovës sot e kësaj dite, që haptas deklarohen siç deklarohet edhe vet Serbia; kanë të drejtë vetoje, dhe kur të duan pengojnë realizimin e çdo vendimi, që duhet të mirret në interes të Kosovës.
Pranuan himnin pa tekst dhe flamurin që s`ka kurrfarë shenje kombëtare pa e hedhur në diskutim, si akt i kryer dhe vetëm e shpalosën..!
Flamurin e Dardanisë vetëm se ishte propozim dhe ide e një shqiptari të mallkuar prej tyre, edhe pse i kishte të gjitha elementet kombëtare, e dogjën ne mes të Prishtinës, dhe pranuan pa asnjë rezervë flamurin me ngjyrat e Ukrainës sllave.
Ja, ky është paradoksi ynë që është gjitmonë me barrë…
E shpallën Pavarësinë e Kosovës ( të kushtëzuar ) e te mbikqyrur, në kohën që vendosën dirigjentët e jashtëm, që sot e kësaj dite s`ka mbikqyrjen, shtrirjen dhe kontrollin në tërë teritorin e Kosovës edhe ashtu të rrudhur e të cunguar.
Mitrovica e veriut kontrollohet nga strukturat paralele të Serbisë dhe Serbia mban zgjedhje të lira duke zgjedhur strukturat paralele, duke shkelur haptas sovranitetin dhe integritetin teritorial të Kosovës.
Ndërsa kryeparlamentari, haptas deklaron, se s`ka forcë dhe mundësi për të ndalur zgjedhjet serbe në veri të Mitrovicës dhe të vendos kontroll mbi këtë pjesë të Kosovës, ndërsa mallkonte popullin kur s`e votonte..!
Liderët politikë të pozitës dhe opozitës nga Serbia hynë dhe dalin nga Kosova duke dhënë deklarata kundër pavarësisë së Kosovës dhe përkrahin strukturat paralele, pa u penguar as nga ndërkombëtarët e as nga vendorët..!
Kjo tregon se një pjesë e madhe e Kosovës është e pushtuar dhe funksionon si pjesë e Serbisë sias planit 6 pikësh të propozuar nga Serbia dhe të miratuar nga Ban Ki Mun-i.
Kryeministri i Kosovës deklaron se ka vdekur gjashtë-pikëshi, praktika vërteton të kundërtën.
A ka opozitë Kosova?
Opozitë e vërtetë, por jashta parlamentit, që me kohë dhe në vazhdimësi ka kundërshtuar dhe vazhdon të kundërshtojë veprimet e qeverisë në të gjitha drejtimet, si të dëmshme dhe të rrezikshme për Kosovën dhe sovranitetin e saj, është dhe mbetet Lëvizja Vetëvendosja, por pa ndonjë ndikim për të ndryshuar gjendjen.
Qëndrimi i qeverisë është kundër Lëvizjes Vetëvenosja bashkë me ndërkombëtarët; UNMIK-un që ende perzihet dhe Eulex-in, që siç shifet zbaton këshillat e UNMIK-ut.
Qeveria me në krye kryeministrin dhe institucionet tjera bashkëqeverisëse me ish kundërshtarin, LDK-në, ndajnë ministri dhe interesa, ku përmes tenderëve të ndryshëm dhe privatizimeve kanë krijuar pasuri në dëm të Kosovës, duke i dhuruar asaj varfërinë dhe papunësinë deri mbi 60%.
Me fjalë e deklarime luftojnë korupsionin prej vitesh, dhe askush nuk burgoset..! Ndërsa në parlament opozita kundërshton qeverisjen e keqe të qeverisë, e fajëson për korrupsion dhe krim të organizuar, njësoj sikurse pozita në të kaluarën kur ishte në opozitë, që akuzonte pozitën, por që tani pa ndonjë ndikim praktik në ndryshimin e gjendjes.
Tani pozita, është shumë e urtë, e butë, s`përgjigjet rreptë ndaj akuzave për keqpërdorime, vjedhje e korrupsion; shpesh bëhet sikur nuk sheh, sikur nuk i dëgjon sulmet fajësuese për vjedhje që vijnë nga opozita, duke thënë se po na shipfin, se neve jemi të pastër dhe më të mirët, margaritarë të kombit…!
Bile edhe shokët e tyre të mbetur invalidë lufte kur kundërshtojnë për padrejtësitë që u janë bërë, nuk hezitojnë t`i fyejnë dhe ti quajnë edhe bashkëpunëtorë të Serbisë. Edhe kjo është një nga mrekullitë e qeverisë.
Në këtë mënyrë Qeveria e Kosovës, e lufton korrupsionin dhe krimin e organizuar, që në fillim ka deklaruar: zerro tolerancë korrupsionit.
Por deri më tani askush s`u burgos, ndërsa edhe vet haptas deklarojnë, se korrupsioni ka përsfshirë të gjitha nivelet. Shtypi dhe mjetet e ndryshme të informimit njoftojnë për këtë pandemi. Në parlament poashtu flitet për krimin e organizuar dhe korrupsionin, ndërsa ata vazhdojnë këngën e vjetër:ne jemi më të mirët!
Këto rrjedha të përditshmërisë në Kosovën hallemadhe, të përkujton disa thënie krahasuese, nga thesari popullor, sipas rrethanave në kohë dhe hapësirë:
· Bërja qorrit me sy, pa i folur fare, e shurdhanin thirre me zë të lartë, ejani në dasëm, kështu thirrësi, e ka kryer detyrën me përgjegjësi, si Qeveria e Kosovës ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndaj detyrimeve Kushtetuese dhe sovranitetit të Kosoves…
Nga:
Abas Fejzullahi
Solothurn-Zvicër
2010-06-10
[/justify]
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi