Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Abas Fejzullahi:PËR POPULL E ATDHE

Shko poshtë

Abas Fejzullahi:PËR POPULL E ATDHE Empty Abas Fejzullahi:PËR POPULL E ATDHE

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 03, 2012 10:22 pm


PËR POPULL E ATDHE

Abas Fejzullahi:PËR POPULL E ATDHE 40962_1363341998899_6566308_a


Nga Abas Fejzullahi

Në shenjë nderimi dhe kremtimi të 100 Vjetorit të Shtetit Shqiptar dhe Festës së Flamurit Kombëtar në sallën e shkollës së Vindishit në Kantonin e Argaut, në Zvicër më 2012-11-18, pjesëmarrësit e pranishëm me nderimin e Himnit kombëtar dhe me një minut heshtje nderuan të gjithë të rënit në altarin e lirisë për mbrojtjen e Flamurit Kombëtar, për lirinë dhe pavarësin e Atdheut.
Në emër të Këshilli organizativ z.Hamzë Morina njoftoi pjesëmarrësit e pranishëm në sallë për ta përcjellur një film të shkurtër dokumentar prej 5 minutash i titulluar: LIBRI QË NDËRTON SHTËPI, kushtuar ndërtimit të një shtëpie për familjen nëntë anëtarëshe Xhafa në fshatin Bare të Shalës së Bajgorës dhe anëtari i këasj familje ishte pjesëmarrës dhe luftëtar në rradhët e UçK-së, por tani me një gjendje të vështirë ekonomike në skajshmërie, sipas idesë dhe qëllimit bamirës të autorit të librit Femzi Braha me titull: PËR POPULL E ATDHE“, i cili do të përurohet sot, nënë përkujdesin e Ministrisë së Mergatës dhe bamirësve mërgimtarë që janë ardhur sot këtu dhe të tjerë nga të gjitha viset e Zvicrës.


Abas Fejzullahi:PËR POPULL E ATDHE Fejzullahu-1024x768
Pamje nga salla e pjesëmarrësve në përurimin e librit të autorit Femzi Braha – PËR POPULL E ATDHE

Z. Shukrije Ramadani, përshëndeti pjesëmarrësit në këtë përurim dhe autorin e librit në emrin e Ministrisë së Mërgatës, ku në mes tjerash falënderoi të gjithë veprimtarët mërgimtar për ndihmat dhe përkrahjen që në vazhdimsi ua kanë dhënë e po u japin nevojtarëve dhe në vazhdim tha se:“… pa ndihmën tuaj, s`do të bëhej as liria, e as paqja, prandej përherë ju jemii mirënjphës dhe u falënderojmë për ndimat që keni dhënë…“ dhe ju bëri thirrje që të vazhdojnë në përkrahjen dhe lidhshmërin e gjeneratave të reja me atdheun, që të ndihmojnë përmes zhvillimit ekonomik me investime në Atdhe, dhe përgëzoi autorin e librit Femzi Braha dhe uroj që të vazhdoj me kontributin e tij njerëzor bashkë me bashkëatdhetarët tanë për zhvillimin ekonomik në Kosovë.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi