Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

LD Gjermani: Gjenerata ime e dashur! Të të këndoj lavdi, të të thurë Elegji, ...?! Për pak ç´mallje! -Vargje-

Shko poshtë

LD Gjermani: Gjenerata ime e dashur! Të të këndoj lavdi, të të thurë Elegji, ...?! Për pak ç´mallje! -Vargje- Empty LD Gjermani: Gjenerata ime e dashur! Të të këndoj lavdi, të të thurë Elegji, ...?! Për pak ç´mallje! -Vargje-

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jul 10, 2010 1:54 am

LD Gjermani: Gjenerata ime e dashur! Të të këndoj lavdi, të të thurë Elegji, ...?! Për pak ç´mallje! -Vargje- 13316_116519781721143_116519628387825_91582_634810_n

LD Gjermani: Gjenerata ime e dashur! Të të këndoj lavdi, të të thurë Elegji, ...?! Për pak ç´mallje! -Vargje-
Ah, gjenerata ime,
e dhimbshme, e shkretë,
në sakrificë sublime,
rininë, po e tretë!

Dalin matrapazë,
nuk lënë gjë pa thënë,
t´përqeshin me maraz,
donë t´marrin nëpërkëmbë!

Dhe, s´mendojnë të mjerët,
se borgj t´kanë gjithë jetën,
TI gjithmonë për të tjerët,
sakrifikove veten!

Ndihmove Atdhe,
Popull e Familje!
Jo, jo kurrë këtë Dhe,
se deshëm me hile!

Ndaç t´këndoj Lavdi,
ndaç t´thurë e t´qajë Elegji,
dhe sot e përmot, përsëri,
të dya, të dya vlejnë për TY!

Si te ne n´Kosovë,
njësoj dhe n´Shtetin Amë,
TI edhe sot je ajo,
që barrën e rëndë mbanë!

Atje, rrëzove Diktaturën,
këtu e shporre pushtim-katrahurën!
TI, n´vend t´Kufirit ngrite Urën,
edhe kur palaqot, pritë të zurën!

Edhe kur të çahej Zemra o Trime,
në sy, jo s´tu pa loti,
e dashura Gjenerata ime,
TY të ruajt e Bekoftë Zoti!


Mentor Thaqi Rohrbach-VS., 08.07.2010
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi