Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kujtim Stojku:MERGIMTARI.

Shko poshtë

Kujtim Stojku:MERGIMTARI. Empty Kujtim Stojku:MERGIMTARI.

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 13, 2010 11:53 am

Kujtim Stojku:MERGIMTARI. 33424_1324468515424_1342220805_794958_6617142_n




Kujtim Stojku:MERGIMTARI. 2638_1053297736324_1342220805_157768_921272_n



Kujtim Stojku

MERGIMTARI.

Ike me lot në sy
Fëmijët dhe gruan i puthe me mall
Do t’shkoj the t’bëj preukopi
Dhe more rrugën pa fund e pa anë
Shumë male dhe dete kalove
Dhe ike shumë larg.
Dhe vitet kalonin
Shpirtin ta gërryente një mall
Dhe kur u ktheve
Dhuratë të bukur u solle
Flokët në kokë t’ishin zbardh’.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kujtim Stojku:MERGIMTARI. Empty Kujtim Stojku:KRYEQYTETI IM.

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 13, 2010 11:58 am

Kujtim Stojku:MERGIMTARI. 34366_1325265175340_1342220805_796731_58755_n

Kujtim Stojku:KRYEQYTETI IM.

Kryeqyteti im ka pamje mahnitëse si n’reklamë
Me pallatet shumëngjyrshe dritat bëjnë refleks
Reklamat gjithmonë mashtrime janë
Kur e shikon kështu mbetesh pa mend.

Por sa afrohesh tek portat e kryeqytetit tim
Ku n’reklama t’është dukur si qytet qiellor
Zhurma e tmerrshme e makinave n’rrugë plot tym
Sillen rreth si t’çmendurit në t’spitalit oborr.

E pastaj shëtit tutje tëhu në këmbë i dëshpruar
E sheh kryqytetin me më t’madhin zhgënjim
Bregut të Lanës t’mbyt era e nevojtoreve
Kutërbimi i erës së rëndë të mbetet në fyt.

N’këtë pluhur e pisllëk rritet fëmija jeton qytetari
Me sllona luksoz mospërfillës kalon zyrtari
Intelektualë t’pasur e t’varfër hiç se çajn’kokën
Lahen krihen me rroba t’pastra kollarisen
Në asnjë vend nuk ka banjo publike
E kur kthehen nëse ka ujë pisllëkun e lajn lavatriçet.

Dhe nëse uji në çesmat u mungon
Në kryeqytetin modern tamam sipas kohës
Ne me kanoçe lajmë vetëm kokën.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi