Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shefqet Dibrani: Reformat në LDK (11)

Shko poshtë

Shefqet Dibrani: Reformat në LDK (11) Empty Shefqet Dibrani: Reformat në LDK (11)

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jul 14, 2010 2:23 am

Shefqet Dibrani: Reformat në LDK (11) U1_ShefaqetDibrani
REFORMAT NË LDK (11)
REFORMAT QË DUHET TA STRUKTUROJNË KONCEPTIN E PARTISË
Shkruan: Shefqet DIBRANI
Reformat që duhen ta përfshijnë një parti duhet të shoqërohen me një ndryshim të thellë si në aspektin organizativ po aq edhe në konceptin e qasjeve të problemeve politike, ekonomike, shoqërore , sociale etj. Me një fjalë koncepti i partisë duhet të përfshihet në ndryshimet e gjithëmbarshme, përkatësisht në raport me nevojat e zhvillimeve të shtetit dhe trendëve gjeopolitike që po i pëson Kosova.
Reformat që duhet t’i bënë LDK-ja duhet të shoqërohen me një riorganizim tjetër i cili do t’u shmangej të gjitha praktikave dështuese të deritanishme që e kanë sjell këtë parti në gjendjen në të cilën është. Do të ishte mirë që njerëzit përgjegjës të kuptonin për rolin e tyre negativ me pasoja jo vetëm për LDK-në, por me pasoja të pa shmangshme për proceset që po kalon Kosova.
Por si duket kasta në fuqi nuk është e denjë të reformojë partinë, sikurse që nuk është as në gjendje të lëshoj pozitat të cilat sado që nuk flitet i kanë dhjamosur klanet dhe grupet e interesit që janë instaluar pikërisht në kryesinë qendrore të LDK-së, dhe nga aty komandohen dhe dirigjohen, madje edhe kontrollohen të gjitha strukturat shtetërore të pushtetit qendror e lokal që mund t’i cenoj interesat e tyre.
Por njohësit e mirë të gjendjes në LDK, kanë arsye të jen skeptik për reforma të mirëfillta, pasi oportunizmi partiak i kreut të LDK-së që prej sa vitesh po mohon nevojën e reformave të përgjithshme, të thella dhe të domosdoshme për të ekzistuar dhe për të qen e gatshme edhe LDK-ja të konkurron si parti politike në mënyrë të denjë, për të rimarrë pushtetin në zgjedhjet e mundshme. Por me këtë gjendja çfarë është LDK-ja, do të ishte fatale për partinë dhe për Kosovën nëse rikthehen në pushtet pa u ndryshuar, pa u reformuar qoftë në konceptet e mendimit, të veprimit a të strukturimit të partisë.
Reformat e pjesshme që siç duket do të ndodhin brenda kuadrit ekzistues do të bëjnë LDK-në parti edhe më qesharake dhe jo konkurruese në proceset e ardhshme zgjedhore, sepse siç shihet nuk do të pranojnë reformimin e partisë duke i cenuar interesat e tyre. Reformat që do të ndodhin në LDK, sipas të gjitha gjasave do të bëhen vetëm ato reforma që nuk do ta prekin interesin e kësaj kaste e cila është fajtore më shumë se kushdo tjetër. Por kryesia qendrore duhet ta dinë se partia e tyre ka nevojë të kthehet në një parti reformiste e cila çdo herë karshi rrethanave dhe proceseve që do të ndodhin, edhe ajo do të transformohet e përshtatet nga viti në vit dhe do të bëhet një parti moderne që ka në konceptin e saj reformën politike dhe reformën e organizimit të partisë në varshmëri me nevojat shtetërore që ka vendi në secilën etapë kohore.
LDK një reformë të thellë duhet ta bënë edhe në dy sektorët e partisë të cilët funksionojnë si parti më vete, kurse në Evropën demokratike strukturimi dhe organizimi i partive demokratike nuk ka fare të bëjë me konceptet e partive demokratike në Kosovë të cilat për kah organizimi dhe strukturimi i tyre ngjasojnë më shumë me sistemin komunist por jo me sistemet demokratike. Praktika e LKJ kërkonte të kishte struktura ndarëse si në Lidhja e Rinisë Komuniste, Rinisë Socialiste, etj. dhe Forumet e Grave të cilat katërçipërisht shprehin një mentalitet të demoduar me përmasa patriarkale, sepse në botën e civilizuar dhe demokratike gruaja e sotme i realizon ambiciet e vete në kuadër të partisë por jo me ndarje të tipit qe kemi në Kosovë, ngase për kaq e kaq vite sa jam në perëndim nuk më ka rënë të dëgjoj për mbledhje e kongrese të grave e të rinjve të një partie kështu si te ne veç e veç. Ndoshta do të ishte diçka tjetër sikurse një seksion partie merrej më shumë me çështjet e grave dhe të të rinjve, e jo siç e kemi kudo në Kosovë. Prandaj LDK-ja duhet ta shikon mundësinë e një reformimi pak më ndryshe se praktikat e gjertanishme. Rasti i braktisjes së partisë nga kryetarja e Forumit të Gruas siç bëri Melihate Trëmkolli, dhe pas aderimit të saj në një subjekt tjetër, menjëherë ka sjellë në krizë FG të LDK-së, ku tani duhet të përballet me vështirësitë e brendshme të cilat ia ka inskenuar Melihate Trëmkolli para se të ikte.
Një gjendje po aq sharlatane ekziston edhe në FR të LDK-së, forum ky që zgjodhi për kryetar Xhafer Tahirin i cili përveç përditshmërisë së lojës në Facebook, për të mbledh “fansa” për partinë, për kryetarin e partisë që është edhe kryetar i vendit, nuk e kam të njohur rolin e tij në këtë organizim parapolitik. Sikur shumë të tjerë kryetari i partisë e ka punësuar në presidencë edhe Xhafer Tahirin dhe ai duhet ta vazhdon vrapin e tij për të siguruar titull “dr.”, praktikë kjo tashmë e njohur edhe në këtë dikaster shtetëror. Ardhja e tij në krye të FR të LDK-së pa asnjë përvojë ka dëshmuar se LDK-ja ende nuk është e gatshme t’i zgjedh kuadrat që kanë eksperiencë veprimi, sepse vetëm ata mund të bëjnë reforma dhe të sjellin njerëz që e shpëtojnë partinë, e jo si rasti në fjalë kur përmes FB do t’i lut veprimtarët e LDK-së të bëhen “fansa” të partisë së tij, pa e vrarë mendjen nëse ata persona mund të kenë një përvojë politike në LDK që kur ai luante me guralecë në fshatin e tij të lindjes. Nëse LDK-ja do t’u nënshtrohet reformave dhe do të strukturohej si një parti që e kontrollon edhe veprimin e brendshëm të saj, sepse po të bëhen reformat siç po imagjinojmë, as Xhafer Tahiri dhe askush tjetër nuk do të kishte mundësinë të vinte e bëhen drejtues të sektorëve partiak pa e dëshmuar aftësinë dhe cilësinë si një kuadër i sjellshëm, e ruana zot nëse ai është ngjitur deri atje pa qenë as anëtar i LDK-së. Absurdi i gjithë kësaj është kur në funksionet kyçe të partisë janë instaluar njerëzit që kanë më së paku merita për të kaluarën e famshme të LDK-së.
Struktura politike e partive në Kosovë, veçmas të LDK-së me të cilën jemi duke u marrë, duhet që lidhjet dhe marrëdhëniet e saj me FR të LDK-së dhe atë të FG të LDK-së të mos shihen si struktura në vetvete, të përdorshme vetëm në prag të zgjedhjeve a në kohën e fushatës zgjedhore, por duhet strukturuar në atë mënyrë që të jenë aktive gjatë gjithë kohës, duke mos u ndier e përjetuar një ndarje çfarë praktikisht ekziston që nga themelimi e gjer më sot.
Praktika e gjertanishme ka dëshmuar se roli i këtyre dy forumeve ka qenë jashtë proceseve të partisë, kurse ato kanë qenë vetëm një dekor formal i partisë sa për të krijuar një imazh të veprimit unik të partisë. Struktura organizative e LDK-së duhet të ndryshon rrënjësisht, ashtu siç duhet të ndryshoj edhe struktura komanduese bashkë me strukturën e informimit duhet të ndryshohen rrënjësisht për të qenë këto struktura në varësi të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së i cili duhet t’i kontrollon dhe menaxhon zhvillimet politike në parti, kurse Kuvendi i Partisë duhet të jetë organi më i lartë. Jo më në praktikat e gjertanishme ku kryesia qendrore vet ka prerë e vet ka qep duke i shkelur të gjitha normat statusore të një partie demokratike, madje duke shkelur normat statusore edhe të vet LDK-së, ku në aspektin formal ka ekzistuar edhe në këtë parti.
E kam theksuar edhe ne analizat e mëparshme se pjesë të tëra të këtyre qasjeve, të këtyre kritikave dhe të këtyre sugjerimeve iu përshtaten edhe partive të tjera, gjende kjo hiç më e mirë se sa në LDK. Por LDK-ja është në proces e sipër që na shtyu dashtë e pa dashtë të merremi më drejtpërdrejt dhe konkretisht vetëm me këtë parti.
Zvicër, 27 qershor 2010.
*Autori, është anëtarë i LDK-së që nga viti 1989, për vite të tëra ishte anëtar i kryesisë së Degës së LDK-së në Zvicër dhe i Nëndegës në Kantonin St. Gallen, ku ai jeton. Po ashtu autori i shkrimit ishte delegat në dy Kuvendet e LDK –së në Prishtinë të mbajtura në vitet 1994 dhe 1998, autor i dhjetë librave të publikuar dhe analist politik në kohët më të vështira që kalonte LDK-ja, duke u bërë zëri më autentik i saj.
*Botuar në gazetën „Epoka e Re“, 28 qershor 2010, Prishtinë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi