Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shefqet Dibrani: Reformat në LDK (13)

Shko poshtë

Shefqet Dibrani: Reformat në LDK (13) Empty Shefqet Dibrani: Reformat në LDK (13)

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jul 17, 2010 10:53 am

Shefqet Dibrani: Reformat në LDK (13) U1_ShefaqetDibrani
REFORMAT NË LDK (13)
PËR HERONJTË E HARRUAR TAGËR PAGUAN PARTIA
Shkruan: Shefqet DIBRANI
Në kuadrin e reformave që flitet se në vjeshtën e sivjetme do t’i bëjë LDK-ja, asaj i duhet të merret edhe me shumë figura të shquara të cilët ishin në këtë parti e që prej sa vitesh nuk janë më në mesin e të gjallëve. Nëse kryesia qendrore ka menduar se për të gjallët ka kohë, të vdekurit e partisë janë harruar fare, kurse praktika ka dëshmuar se harresa ka tagër të lartë. Edhe në këtë plan kjo parti ka paguar tagër të lartë pasi çdo mospërfillje, qoftë edhe në mënyrë formale iu ka kthyer bumerangë në secilën palë të zgjedhjeve. Nuk e di ku është defekti i këtyre veprimeve, por LDK-ja iu ka borxh moral familjeve të intelektualëve dhe personaliteteve të njohura të cilët dikur i kanë dhënë emër kësaj partie.
Për t’u reformuar një parti si duhet, asaj i duhet qasje serioze tërë veprimtarisë dhe strukturës së partisë. Një rishikim nga vetvetja për t’i parë lëshimet në këtë dhjetëvjeçar në këtë parti duhet të ndodhë, për ndryshe nuk ka kuptim të mbahen zgjedhjet partiake pasi LDK-ja duhet të pësoj reformim rrënjësor, dhe kjo ngjet vetëm nëse të paktën ¾ e kryesisë qendrore do të ikin nga kryesia. Po të kthehemi te tema ku u nisëm për të parë mëkatet e kryesisë qendrore e cila jo vetëm që i ka harruar personalitetet e shquara nga mesi i saj, por ajo po bënë gallata me elektoratin e saj dhe Kosovën në përgjithësi.
Nëse i bëjmë një rishikim tërë aktivitetit të LDK-së në këtë plan, do të shohim se kryesia qendrore e LDK-së as për së afërmi nuk i ka kryer obligimet ndaj personaliteteve të shquara nga radhët e LDK-së, pa le të mos flasim për kujdesin dhe mirësjelljen ndaj familjeve të tyre. Dhe njeriu më i rëndomtë e din se me këtë sjellje të çuditshme, dhe me këtë mendjemadhësi të pa parë, proceset e reformimit nuk ecin më përpara.
Secili qytetar mund ta kuptoj se kryesia qendrore e LDK-së vetëm sa për poenta politike po e viziton varrin e ish kryetarit të LDK-së dhe Presidentit të Kosovës dr. Ibrahim Rugova, por rrallë na ka rënë të shohim a dëgjojmë për një mirësjellje a vizitë te varri dhe memoriali i profesor Fehmi Aganit i cili është vrarë nga forcat paramilitare serbe në kohë lufte. Po kjo farë mospërfillje, dhe kjo prepotencë naive e ka bërë LDK-në si parti tejet qesharake, pasi herë pas here mund të përmendet Salih Çekaj, Xhemail Mustafa e Enver Maloku, po më pak përmendet Ukë Bytyqi, Latif Berisha, Smajl Hajdaraj, Shaban Manaj, Ismet Rraci e me dhjetëra të tjerë që as nuk ua dimë emrat. Nuk ua dimë emrat pasi LDK-ja vet nuk i ka përmendur kurrë, sepse duke i kujtuar vet do ta kishte mësuar elektoratin dhe Kosova rolin e tyre.
Po LDK-ja e ka harruar krejtësisht pr. dr. Xhavit Ahmeti, akademikët Anton Çetta, Dervish Rozhaja e historiani Zekiria Cana dhe një plejadë veprimtarësh e aktivistësh të kësaj partie që i takojnë nivelit lokal, pa të cilët LDK-ja as që do të mundte të mbetej gjallë. Por fatkeqësisht të gjallët e LDK-së kanë mbetur kufoma në këmbë, dhe kjo është për t’u ndjerë keq secili qytetar i Kosovës, pavarësisht nëse janë anëtarë, përkrahës a kundërshtar të konceptit politik të LDK-së.
Shikuar në përgjithësi LDK-ja jo që nuk i ka respektuar, po madje i ka injoruar tërësisht dhe fare e aspak nuk kanë ditur të sillen edhe me familjarët e tyre të cilët sa do pak do të gjenin ngushëllim nëse kjo parti në ndonjë eveniment, rast gëzimi a përvjetor do t’u dërgonte ftesa familjarëve dhe kjo traditë është dashur të zgjerohej dhe të praktikohej edhe nëpër degët e nëndegët e partisë edhe në nivelin lokal.
Edhe në këtë plan LDK-së i duhet kohë e punë për të bërë, për t’u reformuar në një parti që din ti vlerëson vlerat e luftës. Vlerat e mira të paraardhësve të atyre që kanë dhënë gjithçka për LDK-në dhe për Kosovën në përgjithësi. Padyshim LDK-ja ka shumë nevojë për t’u reformuar dhe kur do ta bëjë këtë veprim të mençur dhe demokratik mundet vetëm një Zot ta dijë, por që janë irrituar anëtarët dhe elektorati i kësaj partie s’ka asnjë dyshim.
Gjithsesi LDK-ja, pasi rrihet si një parti e djathtë që anon kah qendra duhet të jetë më e ndërgjegjshme ndaj personaliteteve që ajo i ka pasur dikur por që me kalimin e kohës ose kanë vdekur, ose janë vrarë. Në anën tjetër nëpër proceset që po kalon Kosova, nuk i lejon askujt të sillet me komoditetin e stërngarkuar nga prezantimet dhe paraqitjet publike për të mësuar ndonjë send, apo thjesht kjo gjendje kaq e dhembshme duhet të vazhdoj edhe më tej dhe nëse po kjo parti do ta paguaj tagrin edhe më të lartë, kurse pasojat do t’i bartë Kosova për vite të tëra, të mos themi për shekuj të tërë.
Personalitetet e LDK-së që tashmë nuk janë në mesin e të gjallëve ishin figura të njohura për të cilat jo që duhet kujtuar e shënuar por duhet mësuar për jetën dhe sakrificën e tyre, nëse me të vërtetë LDK-ja mendon të stimuloj e cyt brezin e ri që të janë më aktiv në shoqëri dhe gjithsesi edhe për veprime politike e partiake në radhët e kësaj partie.
Nëse mendojmë pakëz dhe gjykojmë me një gjakftohtësi e të shohim se si LDK-ja është sjell me këtë shtresë qytetare, atëherë nuk duhet as të shqetësohemi për rrokullisjen tragjike drejt humnerës sepse të mos i respektosh punën e atyre që ishin para nesh, do të thotë nuk ia din vlerën të tashmes dhe do ta shkatërrosh të ardhmen.
Kryesia qendrore e LDK-së duhet të dëshmohet se është e denjë për t’u përballur me reforma, duhet të tregohet më e ndërgjegjshme dhe jo kaq naive si është dhe siç po bënë. Nëse LDK-ja e ka të vështirë t’i nderon dhe respekton të rënët për liri?! Atëherë duhet t’i pranon humbjet edhe më të thella dhe ta shuaj ambicien për të rikthyer pushtetin.
Të shohim, mbase duhet të shpresojmë se kjo parti do të dëshmohet e zonja për t’u përballur me ndryshime, qofshin ato të dhembshme, Të shpresojmë se në këshillin e saj të përgjithshëm do të bëjë ndryshime në dobi të interesit nacional... ndoshta LDK-së i duhet të nis fillin e respektimit diku, dhe këtë le ta bëjë së pari te ish anëtarët dhe veprimtarët e saj.
Zvicër, 28 qershor 2010.
*Autori, është anëtarë i LDK-së që nga viti 1989, për vite të tëra ishte anëtar i kryesisë së Degës së LDK-së në Zvicër dhe i Nëndegës në Kantonin St. Gallen, ku ai jeton. Po ashtu autori i shkrimit ishte delegat në dy Kuvendet e LDK –së në Prishtinë të mbajtura në vitet 1994 dhe 1998, autor i dhjetë librave të publikuar dhe analist politik në kohët më të vështira që kalonte LDK-ja, duke u bërë zëri më autentik i saj.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi