Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ARDI OMERI:ETJA PER LUMTURI

Shko poshtë

ARDI OMERI:ETJA PER LUMTURI Empty ARDI OMERI:ETJA PER LUMTURI

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jul 14, 2010 6:57 pm

ARDI OMERI:ETJA PER LUMTURI 34208_134425203256636_100000674724378_213012_7263002_n


ARDI OMERI:ETJA PER LUMTURI

Kur te pashë tek drejt meje po vije, u skuqa deri ne kokë,kurrë më parë pa lule në një takim s`kisha shkuar,por kur ti u afrove e dorën kur të dhashë u lehtesova,një lule kisha prekur me atë dore,unë buzëqesha e sytë me shndritën,qeshe edhe ti e unë prapë u skuqa, ty te qeshte shpirti, dukej nga sytë që dot se fshihnin çiltërsine por e trasmetonin...
Në rruge lirshëm ecje,e toka gudulisej nga hapi yt, une ndjeja të dridhej, apo isha si fëmijë e më dukej sikur po drishesha?
O perëndi ç`po më ndodh?
Mos vallë...?
Jo s`është e mundur, unë jam shumë i rritur per keto gjera,gati gati kam harruar ç`ndjehet...!
Mmm, - pikerisht,prandaj...!
Dhe koha kaloi si pa u ndjerë...
Une s`doja të shihja orën, i trembesha, doja ta ndaloja por nuk kisha guxim, e doja të te prekja, të te puthja, të te shtrengoja ne gji e fort të bërtisja si i marrë, -
Une jam i lumtur!
Por nuk e bëra, vazhdova të flas si kurre ndonjëhere, vazhdova të admiroj një lule që pranë kisha, vazhdova të ëndërroj edhe pse zgjuar më shume se kurrë isha, vazhdova të rri ndërsa duhej te lëvizja...
Edhe pësë minuta, jo më shumë...!
Jo , nuk është kënga, isha unë që doja edhe pësë, pastaj edhe pësë e prape akoma...!
Etja për lumturi mi kishte tharë sytë, etja për lumturi mi kishte tharë buzët, etja për lumturi më bënte të lumtur dhe të dëshpëruar, etja, ajo kërkonte kohën infinit... !
Të ndoqa me sy teksa largoheshe.
Shihja trotuarin tek vallzonte me ty, në hapin tënd!
Si lum ai, ti vallzon sipër tij... !
Sa zili që e pata ne ate moment...!
U ktheva në shtëpi shikoja dorën por nuk e lava...!
I marr erë vazhdimisht, mban erën tënde, aromë luleje...!
Eh, më vjen ta pres këtë dorë e në një vazo me ujë ta vë,kështu do të të kem edhe kur nuk je ...
Por mbase s`ka nevojë të pres dorën, ti prapë do te vish, dhe dora do të më duhet...
Po, pa tjetër,qe të ujis lulen që do kem përballë... !


ARDI OMERI

SHTATOR 2009
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi