Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zhdukja e Bleonës, fshatarët panë rrëmbyesin

Shko poshtë

Zhdukja e Bleonës, fshatarët panë rrëmbyesin Empty Zhdukja e Bleonës, fshatarët panë rrëmbyesin

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jul 17, 2010 7:49 pm


Zhdukja e Bleonës, fshatarët panë rrëmbyesin


17/07/2010


Sulejman Dida

Gazeta SHQIP

Familjarët pretendojnë se disa banorë të Zapodit kanë frikë të tregojnë ato që dinë


Zhdukja e Bleonës, fshatarët panë rrëmbyesin D931867bc55c90d48edbbb20a414a7bc

Dy muaj pas zhdukjes misterioze së 6-vjeçares Bleona Mata, nga fshati Zapod, familjarët hedhin dyshime se banorët e fshatit fshehin sekretin e pasdites së 22 majit 2010. Pas disa ditësh heshtjeje ka dalë në dritë një pistë tjetër, ku nën zë pohohet se zhdukja e Bleonës ka qenë një krim i mirorganizuar dhe se disa banorë të fshatit kanë dijeni të paktën për profilin e personit që grabiti Bleonën, ndërsa kjo e fundit ulërinte e tmerruar.
Gjyshja e 6-vjeçares së humbur, Sadija, thotë se nuk ka ndonjë akuzë të drejtpërdrejtë, por dyshimet e saj ia ka shprehur me kohë edhe policisë, ndërsa tani bindja e saj forcohet pas disa të dhënave që ka mësuar. “Disa banorë të fshatit e dinë të vërtetën e Bleonës, pasi atë ditë kanë parë një burrë me moshë mesatare dhe mustaqe, i cili mbante Bleonën në krahë. Ai e ka hipur në makinë ndërsa vajza qante dhe ulërinte nga tmerri”, thotë Sadija, ndërsa gjyshi Zeneli si dhe prindërit e Bleonës pohojnë me krye thëniet e saj. “Këtë ia kemi thënë me kohë policisë, por personat që ne e dimë se kanë njohuri, pra që kanë parë një burrë me Bleonën në krahë dhe kanë dëgjuar të qarat e saj, e kanë mohuar. Tani nuk ka rëndësi se kush janë ata, ndoshta do t’i vrasë ndërgjegjja dhe një ditë mund të tregojnë të vërtetën”, thotë Sadija, duke sqaruar se gati i gjithë farefisi ishte i angazhuar të zbulonte të vërtetën, duke biseduar me miq të tyre dhe duke kërkuar në të gjitha format, deri edhe te fallxhorët.
Ndërsa kërkimet kanë ndaluar, sipas babait të Bleonës, Zamirit dyshimet bien mbi dy shoqe të Alketës, hallës së Bleonës, me inicialet Q.G. “Ndoshta motra ime mund të jetë tradhtuar nga shoqet e veta”, thotë ai, duke shtuar se shoqet e kanë hutuar “duke ia larguar lopët shumë larg”, e më pas është kryer rrëmbimi i Bleonës. Kërkimet nga ana e familjarëve shtrihen gati në gjysmën e Shqipërisë, në Tiranë, Durrës, Has etj., e deri në Prizren, Tetovë e kështu me radhë.
Bleona u zhduk pasditen e 22 majit, ndërsa ndodhej në mal bashkë me pesë vajza të rritura, përfshi hallën e saj Alketën. Vajzat e rritura pasi kishin marrë me vete Bleonën, kanë njoftuar një orë më vonë në familje, duke thënë se vajza e vogël nuk ishte me to në mal, ndërsa shumë orë më vonë u njoftua edhe policia. Kërkimet për vogëlushen u shtrinë për tri javë në malet e zonës, ndërsa më vonë u hetua edhe në pistën e rrëmbimit të personit, por pa sukses.
Sidoqoftë çështja po ndiqet nga Krimet e Rënda, ndërsa për këdo që ndihmon në gjetjen e vogëlushes, shteti ka vënë si shpërblim shumën e 3 milionë lekëve. Në zonë kanë nisur të qarkullojnë histori të ngjashme me rastin e Bleonës. Dy javë më parë u përfol se dikush tentoi të grabiste një fëmijë rreth 8 vjeç nga Kosharishti, 2 kilometra përtej Zapodit. Madje thuhet se dy personat e panjohur, një prej të cilëve ishte grua, i kanë injektuar një gjilpërë në krah, por kur fëmija ka bërtitur ata janë larguar.
Kjo gjë ka bërë që prindërit të kërkojnë ndihmën e një mjeku pediatër në Kukës për të parë se çfarë i kishin injektuar fëmijës. Por burime zyrtare të policisë thonë se nuk ka asnjë të vërtetë dhe bëhet fjalë për thashetheme dhe kjo është një mjegull që hedhin persona të caktuar, me qëllim ndërlikimin e hetimeve lidhur me gjetjen e Bleonës.





Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi