Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Telefonatat e dyshimta para zhdukjes së Bleonës‏

Shko poshtë

Telefonatat e dyshimta para zhdukjes së Bleonës‏ Empty Telefonatat e dyshimta para zhdukjes së Bleonës‏

Mesazh nga Agim Gashi Tue Aug 24, 2010 6:32 pm

Telefonatat e dyshimta para zhdukjes së Bleonës

Bledi Gilaj

Gazeta SHQIP
Grupi hetimor deklaron se hetimi për 6-vjeçaren nga Kukësi nuk ka ndalur në asnjë moment
Ndryshe nga ditët e tjera, një i afërm telefonoi shumë herë dy numra
Fakte të reja për zhdukjen e 6-vjeçares nga Zapodi i Kukësit, Bleona Mata. Një person, i afërm i saj, ka kryer telefonata të shumta ditën para se ajo të zhdukej. Telefonatat kanë qenë të drejtuara në dy numra, por që nga ajo ditë e sot janë jashtë shërbimit dhe nuk dihet se kujt i përkasin. Ata ishin regjistruar me emra të personave të tjerë në kompanitë celulare, që janë marrë në pyetje, por nuk kanë pasur informacion mbi këtë problem. Nga ana tjetër, grupi hetimor shpjegon se po tregohet tejet i kujdesshëm në dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje kriminale, ndërkohë që ende beson se Bleona Mata është gjallë.

Të dhënat e grupit hetimor vijnë pas reagimit të familjes së Bleona Matës, e cila i ka dërguar një letër ministrit të Brendshëm dhe Prokurores së Përgjithshme, ku kërkohet ndryshimi i grupit hetimor, duke hedhur dyshime mbi personat, të cilët kanë hetuar deri tani zhdukjen e vogëlushes 6-vjeçare.

Burimet nga grupi hetimor, që aktualisht përbëhet nga prokurorë të Krimeve të Rënda si dhe nga Drejtoria Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, tregojnë se hetimi për zhdukjen e kësaj vajze nuk ka pushuar për asnjë moment, e jo më të jetë arkivuar. Sipas të dhënave, aktualisht po përdoren shumë metoda speciale të hetimit, për të cilat nuk publikohen detaje, me qëllim për të shkuar sa më shpejt tek autorët, të cilët kanë organizuar "zhdukjen" e vajzës së mitur.

Madje, hetimet po bëhen në bashkëpunim edhe me dy vendet fqinje, Kosovë dhe Maqedoni, ku mendohet se ka shumë të dhëna që lidhen me ngjarjen, pasi edhe dyshimet të çojnë të mendosh për një rrëmbim të vajzës dhe dërgim të saj në këto dy vende. Megjithatë, ende nuk dihet motivi pse mund të jetë kryer ky rrëmbim, pavarësisht se grupi hetimor hedh dritë, duke e lidhur me telefonatat e shumta të kryera më 21 dhe 22 maj nga personi i afërm i Bleonës në drejtim të dy numrave të tjerë. Për këtë, grupi hetimor shpjegon se thirrjet telefonike janë regjistruar nga e njëjta antenë për të gjithë numrat telefonikë të përdorur, që do të thotë se të dyshuarit jetojnë pothuajse në të njëjtën zonë.

Për telefonatat e shumta, grupi hetimor nuk pranoi të japë detaje nëse e ka marrë në pyetje personin që ka kryer ato, pasi ndikojnë jo vetëm në hetimin e rëndësishëm të çështjes, por shkaktojnë edhe probleme në të gjithë fisin. Kjo ka qenë edhe arsyeja, që pavarësisht se kanë kaluar tre muaj nga zhdukja e vajzës së vogël nuk është publikuar asnjë e dhënë nga hetimet, pavarësisht se herë pas here janë pyetur njerëz të ndryshëm, që mund të kenë dijeni për këtë ngjarje të rëndë.

Bleona u zhduk pasditen e 22 majit, ndërsa ndodhej në mal bashkë me pesë vajza të rritura, përfshi hallën e saj, Alketën. Vajzat e rritura, pasi kishin marrë me vete Bleonën, kanë njoftuar një orë më vonë në familje, duke thënë se vajza e vogël nuk ishte me to në mal, ndërsa shumë orë më vonë u njoftua edhe policia. Kërkimet për vogëlushen u shtrinë për tri javë në malet e zonës, ndërsa më vonë u hetua edhe në pistën e rrëmbimit të personit, por pa sukses. Hetuesit e çështjes dyshojnë se vajza mund të jetë rrëmbyer nga banorët e fshatit Zapod, ndërsa nuk përjashtohen as farefisi Mata.
Hetuesit e Krimeve të Rënda kanë kërkuar në zonën ku u zhduk vajza dhe kanë dokumentuar se vajza ka lëvizur rreth dhjetë minuta nga kontakti i fundit me hallën. Pra, nga momenti i ndarjes me shoqet dhe hallën, ajo mendohet se ka përshkuar një distancë rreth 200 metra dhe mund të jetë futur në malin e fshatit Zapod. Çështja po hetohet nga Krimet e Rënda, ndërsa për këdo që ndihmon në gjetjen e vogëlushes, shteti ka vënë si shpërblim shumën e 3 milionë lekëve.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi