Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Skënder Zogaj:Nuk i falim tokë Serbisë

Shko poshtë

Skënder Zogaj:Nuk i falim tokë Serbisë Empty Skënder Zogaj:Nuk i falim tokë Serbisë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jul 17, 2010 10:33 pm

Nuk i falim tokë Serbisë

Skënder Zogaj:Nuk i falim tokë Serbisë 1SkenderZogaj
Shkruan: Skënder Zogaj
Për Kosovën vendosim ne vetë !

Serbisë zyrtare po i ngushtohet laku rreth qafës, po e lëshon takati dhe definitivisht po bindet se i doli ndoresh Kosova, që kurrë më nuk do të jetë pjesë përbërëse e Serbisë! Elita diplomatike, politike, shkencore dhe civile në Serbi, e infektuar gjenetikisht që është, nuk e ka zor që t’i hajë fjalët e veta dhe, paturpësisht të ndryshoj qëndrimin dhe lansojë opsionin për ndarjen e mundshme të Kosovës. Sipas medieve serbe dhe Dushan Janjiqit, Drejtori i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Serbi, çështjen për ndarjen e Kosovës e ka nxjerr presidenti aktual Boris Tadiq, me mbështetjen e qarqeve intelektuale rreth Dobrica Qosiqit, qëllimi i të cilave, si gjithmonë në historinë e tyre të mjerë është prirja e veçantë, që disfatat t’i quajnë fitore! Kjo është ideja e ndarjes, iluzioni më i ri i Serbisë, e cila po të mund të shkëpuste qoftë edhe një cep fare të vogël të Kosovës, do ta arsyetonte disfatën, dhe është krejtësisht e pritshme që ta kremtonte si fitore. Iluzioni serb këto ditë u bart dhe infektoi edhe mediet kosovare, në të cilat dolën qosiqët, që thonë se opsioni i ndarjes së mundshme të Kosovës nuk është për t’u hedhur(!)
Kështu po flasin e po thonë hiç më pakë se akademikët tanë, Nexhat Daci e Rexhep Qosja, të mirënjohur me vargun e veprave dhe zinxhirin e të bëmave të shumta, me fjalë e me vepra, në shkencë e në krijimtari, në politikë dhe në fusha të tjera të aktiviteteve të lira, që i kanë ushtruar herë pas herë, e sidomos në çaste kthesash të forta të zhvillimeve politike në Kosovë dhe në Shqipëri. Më i shquari padyshim është akademiku Qosja, që me deklaratat e tij të rrepta dikur zgjonte jehonë të madhe, por më vonë, u bë tellall i thirrjeve indinjuese për opinionin e gjerë që i mori vesh kalkulimet e Rexhep Qosjes. Tash, kur të gjithë e dinë se kush janë qosiqët dhe kemi të saktë vlerësimin e dëmeve të jashtëzakonshme që ua kanë shkaktuar kombit shqiptar në përgjithësi e shqiptarëve të Kosovës në veçanti, domosdo që nuk mund të heshtim! Nuk mund të heshtim sepse këto qenie, me tituj të mëdhenj, po tregohen njerëz tepër të vegjël në gjiun e shqiptarëve! Një plak i urtë dhe i mençur dukagjinas, (Ndjesë pastë!), në kulmin e famës atletike të Rexhep Qosjes, për të ka dhënë këtë vlerësim: “Prej nofkës së jashtme të fytyrës shihet se është fort i untë dhe fort i gatshëm me kafshua gjithçka. Duhet me u ruajt prej këtij soji!” Ky vlerësim është vërtetuar katërçipërisht, jo vetëm një herë, prandaj, jemi të detyruar që këtyre atletëve t’u themi hapur: mjaft më!
2.
Mjaft sepse e keni tepruar, me mjeshtërinë e nguljes së thikës prapa shpinës. Si nuk e sheh veten dhe ka guxim të vazhdojë të flas autori i pamfleti „Morfologjia e një fushate“ ku denoncohen emrat më të shquar të bërthamës intelektuale shqiptare në Kosovën e pas vitit 1974, ata pak emra që ishin mburrja dhe shpresa e ringjalljes kombëtare. Si nuk kanë turp të vazhdojnë të flasin linçuesit e Kolosit të mendimit të lirë, prijësit të urtë të popullit dhe arkitektit të mposhtjes së okupimit shekullor, vizionarit të çlirimit dhe të pavarësisë së Kosovës, të madhit Ibrahim Rugova, ndaj të cilit, me urrejtje patologjike, qosiqët kanë bërë çmos për ta penguar, Rugovën dhe bashkë me të edhe çlirimin e Kosovës.
Të këtillëve aktualisht janë duke ua nxënë shumë rrugën dy burrat të mëdhenj të kombit, Ismail Kadare dhe Sali Berisha, i pari, që - me librat e tij po e pushton botën dhe, i dyti, që – po e shkatërruaka Shqipërinë duke ua hapur udhën shqiptarëve drejtë integrimeve Euro-Atlantike!
3.
Për fatin tonë të keq, fryma e keqe e qosiqëve kosovarë vazhdon të jetë aktive dhe shumë e rrezikshëm, sepse nuk heziton të prek në çështjet më jetike atdhetare e kombëtare të Kosovës.
Rexhep Qosja dhe Nexhat Daci prapë me “margaritarët” nga fondi i patologjizmikës së tyre, (pa u bërë syri vërrr!) dalin hapur për opsionin e Serbisë për ndryshimin e kufijve të Kosovës.
Nexhat Daci është i bindur se - ideja për këmbim territoresh nuk është për t’u hedhur!
Me opsionin e frymës së shpirtit të Dobrica Qosiqit pajtohet edhe Rexhep Qosja, i cili këmbimin e territoreve e konsideron si një zgjidhje të mundshme dhe të qëndrueshme për shqiptarët dhe Kosovën. Merrni me mend: këmbim i territoreve shqiptare me territore shqiptare, konsiderohet zgjidhje e pranueshme!
Në emër të kujt vallë flasin kështu? A u punon fiqiri, që nuk e kanë mandatin që të flasin kështu?
Kosova nuk është bahçe e cubave për pazare matrapazësh!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi