Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Skënder Zogaj:Nën hijen e zambakëve të Prizrenit

Shko poshtë

Skënder Zogaj:Nën hijen e zambakëve të Prizrenit Empty Skënder Zogaj:Nën hijen e zambakëve të Prizrenit

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 09, 2009 10:33 pm



Nën hijen e zambakëve të Prizrenit


Për vjershën “M...” që poeti dhe intelektuali i madh gjerman, Hans Magnus Enzensberger, e ka shkruar para 45 vjetësh, publicisti dhe intelektuali ynë, Enver Robelli, ditë më parë është shprehur se “Atëherë i përshtatej sistemit të ngurtë politik të Gjermanisë, sot e përshkruan saktë gjendjen në Kosovë.”
Skënder Zogaj:Nën hijen e zambakëve të Prizrenit 9922_100397076649024_100000361960920_7391_1297310_s
Shkruan: Skënder Zogaj


Zgjedhjet e 15 nëntorit 2009 përkundër vërejtjeve për dobësitë e manifestuara, ishin një kalim i suksesshëm i testit për Kosovën, e cila dëshmoi se është plotësisht e aftë për realizimin e detyrave të kësaj shkalle të përgjegjësisë shtetërore. Mirëpo, këto zgjedhje dëshmuan edhe një gjë tjetër shumë të rëndësishme, se - strukturat ilegale ende nuk janë socializuar me lirinë dhe demokracinë dhe se, vazhdojnë të manifestojnë shkallë të lartë gadishmërie për destruktivitet dhe veprime të egra dhune për interesat e ngushta të individëve dhe klaneve të inkrimunuara, që pushtetin e shohin si mburojë për fshehjen e mëkateve të tyre. Kjo është logjika e kastës së njerëzve që u shfaqën gjatë fushatës parazgjedhore, sidomos në ditën e votimit, dhe që bën gjithçka për marrjen e votës me çdo kusht. Garipët e këtillë i treguan dhëmbët dhe koburet, si në fshatin Billushë të Prizrenit, fjala vjen, ku billushasit u detyruan që të votonin burrërisht (jo 8 me 2, por) 800 me 2, në favor të patllakeve!

2.


Kur jemi të zgjedhjet po i rikthehemi debateve të zjarrta nëpër mediet e pavarura dhe të kacavjerrta kosovare, ku morën pjesë analistët e zgjedhur nga eminenca deri te injoranca, të cilët patëm rastin t’i shohim dhe njohim më mirë, sepse vet treguan kush janë dhe kujt i përkasin. Dëshira për t’i shprehur njohuritë dhe aftësitë e tyre personale, i shprrallisi shumicën nga këta analistë të cilët, në përpjekjen për mençuri dhe vizionaritet, dolën se janë ana(shka)listë shkurt pamës, të syrgjynosur nga simpatia ndaj individëve dhe partive të caktuara, gjë që, shumica dështuan në misionin e tyre intelektual dhe njerëzor!

Kur jemi te debatet e analistëve, më shumë se për rastin konkret të zgjedhjeve të sivjetshme, është për keqardhje fakti se, e njëjta atmosferë mediale po vazhdon edhe në pjesën e fushatës së balotazhit. Paturpësisht disa gazeta dhe gazetarë e analistë të tyre, që nuk janë pa emër, prezantohen me shkrime e deklarime thellësisht qëllimkëqija, me improvizime rrenash e shpifjesh dhe me nëntekste “indoktrinuese”, që kanë për qëllim mjegullimin e realitetit, stërkeqen e së vërtetës dhe bastardimin e arsyes qytetare, me qëllimin e shpërqendrimit të vëmendjes së opinionit nga problemet e vërteta. Krejt kjo tentohet të bëhet në emër të parimeve dhe principialitetit intelektual! Prandaj, ky lloj veprimi është shumë brengosës, sidomos kur kemi të bëjmë me zgjedhjet e para në shtetin e pavarur të Kosovës, që me të drejtë konsiderohen historike, dhe si të këtilla do të duhej të gëzonin një reflektim dhe përkrahje më dinjitoze të botës intelektuale, e jo rrudhje, stërkeqje dhe barazim me logjikën e garipëve me alltia! Kjo nuk u falet intelektualëve sepse, fjala e tyre e keqe vret më rëndë se plumbi, mendimi i tyre i keq errëson më shumë se nata. Kjo nuk është e panjohur. Duke e përshkruar atmosferën e pasluftës së dytë botërore, këtë më së miri e ka shprehur poeti gjerman Hans Magnus Enzensberger në vjershën e tij me titullin “Muti”.

3.

Më 7 dhjetor 2009 me një kolegun tim nga Prizreni, shkrimtar, gazetar dhe analist, në kafe-ëmbëltoren “Sharri” rrëzë Lumbardhit në Prizren, pimë kafen e mëngjesit dhe bëjmë muhabet për rundin e dytë të zgjedhjeve. Erifi ditë më parë e ka thënë publikisht se “Ramadan Muja do të duhej ta fitojë garën për kryetar komune”. E dija këtë fakt dhe, sa për të thënë diçka, i thash: “...si pick është puna në Prizren. Afër-afër janë të dy kandidatët”.

Hashim Thaçi e ka fajin. E ka kandiduar sklerotikun, matufin dhe senilin Ramadan Muja, kur e kemi pas Zamfir Berishën...

Shefi i din ma së miri kush është zambaku i Prizrenit, i thash.

Përralla a? Hashimi nuk e njeh si e njohim ne Ramadan Mujën, kush është e çka është...

Plot 40 vjet ka përhapur rreze diturie, ia ktheva.
Mos shko ma tutje se i shplohet peta lakrorit dhe e rrezeve të Ramadan Mujës dhe të familjes së tij, nga vitet 1955-1966, e besa edhe deri në 1968. Prizrenasit i dinë fare dhe, kësaj here kanë për t’ia thënë.
S’ka mundësi, kundërshtova.
Pse nuk paska mundësi? Ka shoku, ka!
Dmth. Ti thua se Muja nuk fiton?
Jo pra! Prizreni nuk meriton kësi mallkimi!
Mirëpo, kohë më parë ju keni thënë ndryshe, ia përkujtova.
Ndryshe kam thënë dhe ndryshe do bëj!
Troç, kështu u shpreh kolegu.
Kur u ndava prej tij, një pjesë të mirë të ditës e kalova duke medituar për vargjet e vjershës “M...”, që poeti dhe intelektuali i madh gjerman, Hans Magnus Enzensberger, e ka shkruar para 45 vjetësh, si përkushtim “sistemit të ngurtë politik të Gjermanisë” që, publicisti dhe intelektuali ynë, Enver Robelli, për këtë vjershë thotë se “sot e përshkruan saktë gjendjen në Kosovë”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi