Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Heronjtë e nëntokës, katalizatorë të lirisë

Shko poshtë

Heronjtë e nëntokës, katalizatorë të lirisë Empty Heronjtë e nëntokës, katalizatorë të lirisë

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 01, 2009 12:28 am

Heronjtë e nëntokës, katalizatorë të lirisë

Hysni Syla, BOTA SOT
Në Mitrovicë u përmbyllën aktivitetet e “Javës së Minatorëve”
Heronjtë e nëntokës, katalizatorë të lirisë Sh_b


Heronjtë e nëntokës, katalizatorë të lirisë ---x%20xmin%20foto%201

Ish-drejtuesit e “Trepçës” dhe minatori Avdi Uka, marrin pjesë ne Akademinë përmbyllëse

Edhe pse kryeministri Thaçi gjendet në vizitë zyrtare në Amerikë, ai nga atje shpreh respekt për kontributin e dhënë të minatorëve, gjë që tregon se kryeministri dhe Qeveria e Kosovës çdoherë shprehin respektin për lëvizjet kombëtare, të cilat kontribuuan për pavarësinë e vendit, u tha fillimisht zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, të pranishmëve në sallën e qendrës së kulturës “Rexhep Mitrovica”, në Mitrovicë, ku po mbahej Akademia përmbyllëse, në kuadër të aktiviteteve të “Javës së Minatorëve”, në nderim të 20-vjetorit të grevës së madhe të tyre, mbajtur në Minierën e Stan Tërgut. Ai në vazhdim ka thënë se “Trepça” për Qeverinë e Kosovës, është një burim për zhvillimin e këtij rajoni dhe të gjithë vendit. “Lëvizjet e 68-ës dhe e 81-ës, i fuqizoi shumë greva e minatorëve. Për shqiptarët, Jugosllavia nuk ka qenë e mirë kurrë, andaj ata çdo herë, aq sa kanë mundur, kanë bërë përpjekje për të pasur liri dhe pavarësi. E tillë ishte edhe greva e minatorëve 20 vjet më parë”, tha zv/kryeministri Kuçi. Ai na vazhdim tha se Qeveria e vendit do të bëjë përpjekje të vazhdueshme që gjendja e “Trepçës” të përmirësohet, duke shtuar njëkohësisht se 20 vjet pas kësaj ngjarje madhore, Kosova është shtet, ka kushtetutën e vet, simbolet e veta shtetërore dhe përkrahet fuqishëm nga bashkësia ndërkombëtare për të ecur përpara. “Kosovën e kanë njohur 55 shtete dhe priten njohje të tjera. Po ashtu, pritet edhe zhvillimi i saj ekonomik. Ndonëse ne sot po përballemi me sfida, jemi të bindur se ato do t’i tejkalojmë”, tha zëvendëskryeministri Kuçi.
Përmes kësaj greve bota kuptoi të vërteten tjetër nga ajo që servonte Beogradi
Për kryetarin e komunës së Mitrovicës, Bajram Rexhepi, greva e minatorëve e vitit 1989, paraqet një moment të veçantë për historinë e re të Kosovës. “Sakrifica e minatorëve të “Trepçës”, për të kundërshtuar tkurrjen edhe të asaj pak lirie që gëzonte populli shqiptar në Kosovë, ishte ngjarje e pazakontë, që ua hapi sytë edhe popujve që ende jetonin brenda asaj krijese shtetërore, të cilës tashmë po i dridheshin këmbët, ashtu siç po dridhej i tërë sistemi komunist në vendet e Evropës Juglindore”, tha Rexhepi. Ai tha tutje se greva e minatorëve të “Trepçës”, si një moment i ri në vazhdën e rezistencës dhe përpjekjeve tona për liri, në të njëjtën kohë reflektoi pozitivisht edhe në shumë aspekte që lidhen me shoqërinë tonë, sepse sakrifica e tyre forcoi si asnjëherë më parë solidaritetin dhe homogjenitetin e popullit tonë. “Heronjtë e nëntokës dhe greva e tyre, mbeten një prej katalizatorëve të lirisë sonë, dhe si të tillë minatorët do të jenë të nderuar brez pas brezi”, tha ndër të tjera Rexhepi.
Drejtori i atëhershëm i Kombinatit “Trepça”, Aziz Abrashi, i cili bashkë me drejtorin e Minierës me Flotacion të Stan Tërgut, Burhan Kavaja, mbështetën fuqishëm grevën dhe kërkesat e minatorëve, tha se greva u shndërrua në lëvizje popullore, ku minatorët e “Trepçës”, të përkrahur nga qytetarët e Kosovës e më gjerë, sensibilizuan çështjen e Kosovës në ish-Jugosllavinë dhe qarqet ndërkombëtare. “Përmes kësaj greve bota kuptoi të vërteten tjetër nga ajo që servonte Beogradi për shqiptarët e Kosovës. Për herë të parë nga Kosova iu dërgua thirrje Kombeve të Bashkuara për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Kosovë”, tha abrashi. Ai nga foltorja në Mitrovicë, ku u duartrokit frenetikisht nga minatorët dhe mysafirët e shumtë, që e kishin mbushur sallën përplot, kërkoi nga udhëheqësit e institucioneve të Republikës së Kosovës që të mos i lënë pas dore dhe në harresë “luanët e nëntokës”, përkatësisht minatorët. “Të gjejmë formën e përkujdesjes për minatorët që nuk janë të aftë për punë, kurse të tjerëve t’iu sigurohet puna dhe ekzistenca, sepse minatorët sot paraqesin pjesën e rrezikuar të popullatës, të cilës i mungon përkujdesja institucionale. Sakrifica e tyre na obligon të gjithëve”, tha Abrashi. Ai në fund propozoi që të emërohet një shesh ose rrugë me rëndësi me emrin e minatorëve, në mënyrë që të përkujtohet kjo ngjarje e rëndësishme.
Një llambë nga minatorët e Durhamit të Anglisë me moton nga “errësira në dritë”
Ndërkaq, drejtori aktual i kombinatit “Trepça”, Ferat Shala, tha se pikërisht, më 20 shkurt 1989, minatorët thanë Jo-në e madhe, Jo-në e fuqishme, thanë Jo-në e tokës së artë, duke u ngujuar në horizontet e minierave, ku parashtruan kërkesat e tyre politike dhe u përgatitën për sakrificë maksimale. Ai tha n ë vazhdim se “Trepça” ka pasur periudhat e krenarisë, fuqisë dhe në momente të caktuar ato ishin kulmore dhe se “Trepça” ishte themel i zhvillimit ekonomik të Kosovës, për aq sa lejonin eksploatuesit e Kosovës. “Edhe përkundër problemeve të shumta që ia shkaktoi Serbia me masa të dhunshme, “Trepça” mbijetoi dhe sot punohet në minierat e Stan Tërgut dhe Artanës dhe në sektorë dhe njësi të caktuara të industrisë dhe përpunimit, edhe pse me kapacitete jo të dëshiruara. “Ky jubile “Trepçën” e gjen në hapat e parë të përgatitjes për një ristrukturim, rimëkëmbje për të përballur sfidat e kohës, krizën globale, tregun e lirë. Aktualisht “Trepça” ndodhet në pozitë të vështirë, si pasojë e problemeve të grumbulluara për një kohë të gjatë. “Trepça” ndanë fatin e vet me Mitrovicën, si një nga problemet më sfiduese për Kosovën e pasluftës”, tha Shala. Në këtë akademi ka folur edhe përfaqësuesi i Sindikatave të Minierave të Anglisë Dejvid Kambell, sindikatë që ishte solidarizuar me këtë grevë. Përfaqësuesit e këtyre minatorëve kanë sjellë edhe një llambë nga minatorët e Durhamit të Anglisë me moton nga “errësira në dritë”. Menaxhmenti i “Trepçës”, ka ndarë në 20 vjetorin e grevës së madhe të minatorëve, mirënjohje për 15 personat e burgosur nga okupatori serb, për shkak të grevës së minatorëve.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi