Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ndue Ukaj:Heronjtë dhe tradhtarët

Shko poshtë

Ndue Ukaj:Heronjtë dhe tradhtarët Empty Ndue Ukaj:Heronjtë dhe tradhtarët

Mesazh nga Agim Gashi Sat Dec 12, 2009 2:03 am

Heronjtë dhe tradhtarët

Ndue Ukaj
Shumë drama njerëzore

Historia njerëzimit është e mbushur me personazh të gjithfarshëm, të cilët kanë lënë gjurmë dhe ne i njohim për të mirë apo të keqe. Në fakt, historia e heronjve dhe tradhtarëve, duket të jetë e vjetër, aq sa gjëllimet njerëzore. Në mos, njeriu ka lindur bashkë me prirjet e çuditshme, për të qenë hero ose tradhtar.
Në fakt, empiria na tregon se faqe të shumta të historisë së njerëzimit, janë të stërmbushura me elemente të fuqishme dhe të thella konfrontuese, pikërisht mes tradhtarëve dhe heronjve. Mbase, shumë drama njerëzore, kanë si pikënisje pikërisht konfrontimet e ashpra mes këtyre dy kategorive njerëzore. Ndërkohë që këto modele, për etni të caktuara, qytetërime, kultura e fe, nëpër kohë janë shndërruar në modele ose antipod të tyre.
Një analizë e thelluar në këto dy kategori, le të kuptohet se këto prirje të njeriut kanë stimuluar aq shumë, dhe në të gjitha kohët, njëra-tjetrën, aq sa duket se kanë bërë njëlloj bashkëjetese të dhunshme. Heronjtë kanë lindur, janë krijuar, shpikur shpeshherë, do të mund të shprehej njeriu, vetëm pse kanë ekzistuar tradhtarët dhe atë në çdo kohë, kulturë, etni e fe.
Në historinë biblike, tek e cila gjen mbështetjen civilizimi perëndimore, shenjat e shumta të këtyre dy kategorive i gjejmë që në zanafillë. Mjafton të rikujtojmë ngjarjen dramatike mes Abelit dhe Kainit, që në zanafillën biblike. Kjo histori flet shumë. Mirëpo, një shembull të fuqishëm dhe ilustrativ, po në këtë aspekt paraqet historia e Makabejve, nga Testamenti i Vjetër Biblik. Aty kemi një tipizim të fuqishëm të tipareve të heroit, i cili flijohet për atdhe e fe dhe tradhtarit, që për smirë, para e lakmi, tradhton. Këtë subjekt biblik, me mjeshtëri e ka funksionalizuar në letërsinë shqipe, edhe shkrimtari ynë kombëtar Padër Gjergj Fishta, te tragjedia me titull ”Juda Makabe”, e shkruar në vitet e para të lirisë së Shqipërisë. Koha e botimit të saj është viti 1920. Mirëpo, autori filloi ta shkruajë këtë tekst në vitin 1911, në një periudhë tejet të ndjeshme kombëtare të transformimeve historike, që shoqëroheshin me dramacitet e dhimbje. Nëse vendoset tragjedia në kontekstin politiko shoqëror që kalonte Shqipëria, atëherë alegoritë që i sugjerojnë faktet biblike të tremijë vjetëve më parë me faktet aktuale shqiptare të zhvillimeve 1891-1914, janë të prekshme, shenja e ide që tingëllojnë fuqishëm. Kjo tragjedi letrare ruan shenja të fuqishme aktuale në çdo kohë, veçmas në ambientin shqiptar, i cili edhe sot, pas afërsisht një shekulli, ballafaqohet me të njëjtat probleme. Dhe e ka të pamundur të ndajë qartësisht tradhtarët nga heronjtë. Për pasojë, ajo ende nuk ka ndërtuar një histori unike reprezentative.
Fishta përmes kësaj tragjedie stigmatizon fuqishëm njeriun shqiptar që për kamje e pasuri tradhton heroin e idealeve të shenjta, heroin e mishëruar me pasionin për liri, për përparim të kombit e fesë. Mirëpo, Padër Fishta përmes kësaj tragjedie sikundër thekson fuqishëm nevojën e njohjes së tradhtarëve dhe heronjve, sepse kështu vetëdijesohet njeriu, konsolidohet shoqëria dhe etnia mund të ec qartësisht drejt së ardhmes më të ndritshme. Për arsyen e thjeshtë, sepse ata bëhen udhërrëfyes. Prandaj të tillë, pra udhërrëfyes, nuk guxojnë të bëhen kuaziheronjtë, ata që shesin atdhe e fe, pra tradhtarët. Apo edhe më keq, ata që shpiken heronj.
Këto ditë të acarta dimri, duke soditur nga Suedia e ftohtë zhvillimet dramatike në Shqipëri e Kosovë, tingëllon fuqishëm thinja e Padër Fishtës nga tragjedia në fjalë: “O Perëndu, a’ndjeve/ Tradhëtarët na lanë pa Atdhe”. Një luftë ë pashembullt, absurde, tanimë afër dy dekada zhvillohet në Shqipërinë e lirë, për të ditur heronjtë dhe mundësisht tradhtarët e Shqipërisë. Sekush mundet dhe sekush di pakëz, mundohet t’i përvetësoi bëmat e mëdha të thyerjes së komunizmit. Duke i soditur këto ngjarje nga Suedia, vetja më duket sikur ndodhem para një teatri absurd, ku personazhet luajnë fatet e një kombi të mjerë. Mirëpo, kjo ndodh, realisht në Shqipërinë tonë, aty ku sendërtimi i ëndrrave për liri të njëmend ende vazhdon, ku konsolidimi i shtetit të mirëfilltë, ende mungon, ku ligji dhe politika janë për një kategori të caktuar shoqërore dhe ku populli i traumatizuar bërtet Hosana dhe Kryqëzoje, thuajse paralelisht.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi