Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Faik Krasniqi:Fshehja e gjurmëve

Shko poshtë

Faik Krasniqi:Fshehja e gjurmëve  Empty Faik Krasniqi:Fshehja e gjurmëve

Mesazh nga Agim Gashi Tue Aug 24, 2010 10:19 pm

Fshehja e gjurmëve
E martë, 24 Gusht 2010 Nacional Albania .

SHIK-u mund të jetë krijuar për t'i likuiduar shërbëtorët që i kanë shërbyer okupatorit,mirëpo ne jemi dëshmitar dhe i shohim cdo ditë,që pikërisht emra të lartë të shërbëtorëve të armikut shëtisin nëpër rrugët e Kosovës,pa asnjë frikë.Madje,një pjesë e madhe e tyre janë te shpërblyer me poste nëpër institucionet vendore.

Kurse ata që njëmend luftuan ,u harruan,u nëpërkëmbën,u burgosën dhe u njollosën.

Askush nuk mundë të besojë se Bllaca e cau terrin për zbardhjen e hijeve të zeza(pavarësisht se edhe ai i takon territ dhe hijeve të zeza).

Një gjë dihet se krimi i kryer mund të fshihet me vite të tëra,por jo përgjithmonë.

Kur ai vetë pranon se është kriminel,është e pamundur që të mos ketë dicka të vërtetë.

Ndoshta skenaristët kryesorë që kanë përgatitur listën për likuidime të personave fizik do të mbeten edhe pas deklaratës së tij enigmë,por jo edhe rastet e vrasjeve sepse ato janë kryer.

Nazim Bllaca mund të ketë vrarë edhe spiunë që e pranon edhe vetë,si psh; Selim Broshën dhe Ibush Kllokoqin,që publikisht janë ditur si njerëz të Shërbimit Informativ të Serbisë(UDB),dhe kjo gjë është normale sepse në cdo vend të botës spiunët e marrin atë që e meritojnë.Por,vrasja e tyre është bërë për mos të zbuluar strukturën e spiunazhit dhe sistemimin e tyre në popullsi dhe në mes të luftëtarëve.Informatat të cilat do t'i kishin dhënë këta spiunë,do të zbulonin bashkëpunetorët të cilët gjatë luftës janë futur thellë në struktura të shtabeve të luftës për ta informuar armikun për cdo aksion.Zbulimi i spiunëve të rekrutuar nga UDB-ja serbe,janë më të rrezikshëm se sa spiunët si Selim Brosha dhe Ibush Kllokoqi(qe nuk më dhimbsen aspak që janë vrarë),prej të cilëve do të ishte zbuluar në opinion se kush ka qenë bashkëpunëtor i UDB-së.

Vrasja e tyre është bëre për t'i fshehur gjurmët e ndonjërit me poste të larta(që padyshim një pjesë e madhe e atyre që sot mbajnë pozita të larta zyrtare dhe partiake,do të ishin në mesin e atyre që kanë punuar për këtë shërbim famëkeq).

Eshtë koha e përshtatshme që të gjitha krimet e bëra pasluftës në Kosovë të zbulohen ,dhe me këtë do të zbuloheshin edhe bashkëpunëtorët e UDB-së,që për opinionin nuk kanë qenë të njohur.

Nëse Institucionet tona (e kam fjalën për njerëzit që mbajne pozita dhe nuk janë të implikuar as në vrasje dhe as bashkëpunëtor të UDB-së),do t'i kapin kriminelët dhe kupolën e krimeve të organizuara ,atëherë e kemi një të ardhme drejt Bashkimit Europian.

(Autori është publicist i pavarur nga Prishtina)
Faik Krasniqi

(Ky artikull bëri bujë shumë të madhe kur u botua vitin e kaluar në një gazetë të përditshme në Kosovë, disa ditë pas daljes në media me një CD ish pjesëtari i SHIK-ut, Nazim Bllaca. Autori i këtij shkrimi menjëherë pas publikimit të shkrimit, u kërcënua edhe me vdekje)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi