Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Faik Krasniqi: Fshehja e gjurmeve

Shko poshtë

Faik Krasniqi: Fshehja e gjurmeve Empty Faik Krasniqi: Fshehja e gjurmeve

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 09, 2009 12:09 pm

Faik Krasniqi: Fshehja e gjurmeve N144259380755_7129

Faik Krasniqi: Fshehja e gjurmeve

SHIK-u mund te jete krijuar per t'i likuiduar sherbetoret qe i kane sherbyer okupatorit,mirepo ne jemi deshmitar dhe i shohim cdo dite,qe pikerisht emra te larte te sherbetoreve te armikut shetisin neper rruget e Kosoves,pa asnje frike.Madje,nje pjese e madhe e tyre jane te shperblyer me poste neper institucionet vendore.
Kurse ata qe njemend luftuan ,u harruan,u neperkemben,u burgosen dhe u njollosen.
Askush nuk munde te besoje se Bllaca e cau terrin per zbardhjen e hijeve te zeza(pavaresisht se edhe ai i takon territ dhe hijeve te zeza).
Nje gje dihet se krimi i kryer mund te fshihet me vite te tera,por jo pergjithmone.
Kur ai vete pranon se eshte kriminel,eshte e pamundur qe te mos kete dicka te vertete.
Ndoshta skenaristet kryesore qe kane pergatitur listen per likuidime te personave fizik do te mbeten edhe pas deklarates se tij enigme,por jo edhe rastet e vrasjeve sepse ato jane kryer.
Nazim Bllaca mund te kete vrare edhe spiune qe e pranon edhe vete,si psh; Selim Broshen dhe Ibush Kllokoqin,qe publikisht jane ditur si njerez te Sherbimit Informativ te Serbise(UDB),dhe kjo gje eshte normale sepse ne cdo vend te botes spiunet e marrin ate qe e meritojne.Por,vrasja e tyre eshte bere per mos te zbuluar strukturen e spiunazhit dhe sistemimin e tyre ne popullsi dhe ne mes te luftetareve.Informatat te cilat do t'i kishin dhene keta spiune,do te zbulonin bashkepunetoret te cilet gjate luftes jane futur thelle ne struktura te shtabeve te luftes per ta informuar armikun per cdo aksion.Zbulimi i spiuneve te rekrutuar nga UDB-ja serbe,jane me te rrezikshem se sa spiunet si Selim Brosha dhe Ibush Kllokoqi,prej te cileve do te ishte zbuluar ne opinion se kush ka qene bashkepunetor i UDB-se.
Vrasja e tyre eshte bere per t'i fshehur gjurmet e ndonjerit me poste te larta(qe padyshim nje pjese e madhe e atyre qe sot mbajne pozita te larta zyrtare dhe partiake,do te ishin ne mesin e atyre qe kane punuar per kete sherbim famekeq).
Eshte koha e pershtatshme qe te gjitha krimet e bera pasluftes ne Kosoves te zbulohen ,dhe me kete do te zbuloheshin edhe bashkepunetoret e UDB-se,qe per opinionin nuk kane qene te njohur.
Nese Institucionet tona (e kam fjalen per njerezit qe mbajne pozita dhe nuk jane te implikuar as ne vrasje dhe as bashkepunetor te UDB-se),do t'i kapin kriminelet dhe kupolen e krimeve te organizuara ,atehere e kemi nje te ardhme drejt Bashkimit Europian.

Kete artikull mund ta gjeni ne portalin''ZEMRA SHQIPTARE''
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi