Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Demir Krasniqi:SHPELLA E MERMERIT

Shko poshtë

Demir Krasniqi:SHPELLA E MERMERIT Empty Demir Krasniqi:SHPELLA E MERMERIT

Mesazh nga Agim Gashi Thu Aug 26, 2010 12:13 am

SHPELLA E MERMERIT


O, në vitin gjashtëdhjetë e nëntë ,

U hap fjala në çdo kënd .

U hap fjala e vërtetë –

Kem’ n’ Gadime shpellë t’ mermertë !



O, këtë shpellë t’ bukur kush e gjet ?

Ahmet Asllani me djem të vet ,

Duke nxjerrë gurë n’ oborr t’ shtëpisë –

Bënë zbulimin e mrekullisë !



O, dy janar shtatëdhjetë e gjashtë –

Vizitorët vijnë nga jashtë .

Me bukuri t’ saj u mahniten ,

Me “Stolitë aragonite “...



O, të gjithë nisen t’ bisedojnë

Se çka panë në shpellën tonë –

Shpella ka begati t’ madhe ,

Shumë stoli dhe ka tri kate .



O, e ka “Sallën koncertale “ ,

Tridhjetë liqeje natyrale ,

“Margaritarët e kristaltë “,

Ka “Tryezën e rrumbullakët “...



O, ka “Romeon e Xhulietën “,

Ka “Adamin edhe Evën “,

“Oda e vajit” , “Lotët e vajzës” ,

Pastaj “Syrin e kosovares “...



O, do t’ lundrojmë midis liqenit –

T’ shohim “Lidhjen e Prizrenit” ,

“Përkrenaren e Skënderbeut” ,

“Korridorin e Ahmetit”...



O, mysafirë vijnë pa ia nda –

Këtë shpellë t’ bukur për me e pa .

S’ do t’ mohohet e vërteta –

Se n’ Gadime ndryshoi jeta .



*****Demir Krasniqi:”Mallëngjime e ushtima” – Gjilan, më 1993, faqe 102
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi