Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albert ZHOLI:NTERVISTA/ Flet studiuesi i folklorit, Prof. Dr. Agron Xhagolli

Shko poshtë

Albert ZHOLI:NTERVISTA/ Flet studiuesi i folklorit, Prof. Dr. Agron Xhagolli Empty Albert ZHOLI:NTERVISTA/ Flet studiuesi i folklorit, Prof. Dr. Agron Xhagolli

Mesazh nga Agim Gashi Thu Aug 26, 2010 1:10 pm

INTERVISTA/ Flet studiuesi i folklorit, Prof. Dr. Agron Xhagolli


Ja, vendi i tekstit poetik në krijimet foklorike polifonike
Folklorizëm është nxjerrja e folklorit jashtë mjedisit të vet natyral


Ja si duhet ta ruajmë folklorin tonë nga huazimet



Albert ZHOLI:NTERVISTA/ Flet studiuesi i folklorit, Prof. Dr. Agron Xhagolli U1_AlbertZholi1
Albert ZHOLI

Studiuesit flasin se, për krijimtarinë folklorike nuk është e domosdoshme të përcaktohet vetëm niveli apo përkatësia e fillesës krijuese individuale. Kushdo mund të krijojë, por, që një krijim me autor të mund të përfshihet në folklore, janë të domosdoshme harmonizimi, shkrirja me një melodi të caktuar, të pranuara e të përfshira në qarkullimin folklorik. Pwr tw folur me kopmpetencw rreth kwtij problemi, zhvilluam bisedw me Prof. Dr. Agron Xhagolli.

Z. Agron, cili është vlerësimi dhe roli i teksteve poetike për të ruajtur autenticitetin foklorik?

Dëshiroj të tërheq vëmendjen e të gjithë atyre që merren me menaxhimin e praktikave folklorike që të mbajnë parasysh dhe të respektojnë me të njëjtin vlerësim të gjithë përbërësit e një krijimi folklorik, pra dhe të teksteve poetike, për të ruajtur sa të jetë e mundur dhe më shumë autenticitetin folklorik, brenda shprehjeve konkrete të dukurive bashkëkohore në kuadër të folklorizimit. Një nga shprehjet e sinkretizmit folklorik është mungesa e diferencimit të prerë të llojeve të ndryshme të artit folklorik, gërshetimi i poezisë, muzikës, koreografisë, dramës popullore, elementëve të nevojshme etnografike, mjedisit ku praktikohen krijimet folklorike. Kuptohet se si përbërës të një bashkësie të tillë sinkretike, tekstet poetike meritojnë vëmendje, ndër të tjerë dhe nga organizatorët e veprimtarive folklorike. E kemi fjalën tek fakti që një tekst poetik, së pari, duhet të shihet e të përzgjidhet nga vlerat e veta:përmbajtësore artistike. Me të parën do të nënkuptonim shtrirjen apo gjerësinë në lloje dhe në zhanre foklorike sa më të larmishme, por gjithnjë Brenda kuadrit të autencitetit folkloric. Dhe me të dytën, ruajtjen dhe respektimin e teksteve origjinale popullore, natyrisht përmes variantesh, që kanë bërë jetë folklorike, që njihen dhe praktikohen në mjedise apo komunitete të caktuara. Ky do të ishte thjesh parimi, mbi bazën e të cilit duhet të fillojë përzgjedhja. Pas kuptimit e pranimit të këtij parimi bazë të krijimtarisë folklorike, do të mund të shuhej çdo lloj keqkuptimi apo interpretimi.

Cilat janë dukuritë e sotme rreth krijimt folklorik?

Në ditët tona vihen re disa dukuri, shprehëse të koncepteve të ndryshme rreth krijimit folklorik. I quajturi folklor i ri mendojmë se është thjesht një abuzim, justifikues ndaj atyre krijimeve që shprehin interesa të caktuara jashtfolklorike. Kjo, nga ana tjetër, nuk mund të na bëjë mosapranues edhe të krijimeve me zanafillë në bashkëkohësi, por që, natyrisht, përfshihen në qarkullimin folklorik. Përcaktimi i kufirit ndarës ka qenë dhe është shqetësues. Jo çdo gjë është e qartë apo dhe qëllimisht abuzohet. Dhe vinë në ndihmë justifikime, të ndryshme, spekullative. Midis tyre, më i shpeshtë, por edhe nga më dëmtuesit njëkohësisht, mendojmë se paraqitet pohimi siç e ka bërë populli këtë apo atë krijim të caktuar. Në këto raste duhet shtruar pyetja: A e ka pranuar populli, në kuptimin komuniteti apo bashkësia? Eshtë e vërtetë se pjestar apo dhe përfaqsues të komuniteteve të caktuara është dhe çdo individ i tij, kështu edhe një që krijon poezi. Në këtë kuptim, do të ishte i tillë edhe një poet, për më shumë, sa më i afirmuar që të jetë. Por ligjësoritë e krijimtarisë folklorike përcjellin disa kushte apo kërkesa që përcaktojnë se kur krijimtaria e një individi mund të quhet folklore.

Çfarë duhet të ketë parasysh një krijues të përfshihet në folklore?
Siç dihet tashmë, për krijimtarinë folklorike nuk ëshët e domosdoshme të përcaktohet vetëm niveli apo përkatësia e fillesës kriujuese individuale. Kushdo mund të krijojë, por, që një krijim me autor të mund të përfshihet në folklore, janë të domosdoshme harmonizimi, shkrirja me një melodi të caktuar, të pranuara e të përfshira në qarkulimin folklorik. Në vështrim të parë kërkea e parashtruar më lart duket sikur është e realizueshme lehtësisht. Por në të vërtetë, duhet thënë se është e nevojshme që të dihet se ka një shumësi parakushtesh. Kështu mbi të gjitha është e domosdoshme që krijimi individual të jetë në qarkullim folklorik brenda një komuniteti, krahine apo zone etnografike. Një gjë e tillë ndodh nëse krijuesi ka pasur parasysh apo ka njohur në mënyrë të vetëdijshme parimet krijuese të folklorit. Në këtë sistem parimesh spiaksin; prirja drejt bukurisë sublime; kontrasti i prerë: dinamizmi esteteik; përgjithësimi tipologjik; parimi i zbukurimit; konciziteti; thjeshtësia; qartësia dhe spontaniteti; simbolizimi i njohur; paraqitja e mendimit të komunitetit në figurën e heroit; gjallëria e figurës artitike. Kështu, një krijim individual ka gjasa që të përfshihet në qarkullimin folklorik të një komuniteti të caktuar, nëse mbështetet fuqimisht dhe nuk shpërfill traditën krijuese pararendëse. Kjo do të thotë se, duhen mbajtur parasysh karakteristikat dhe tiparet e poezisë popullore, në përbërje të një krijimi folklorik. Në fund të fundit, ky krijim nëse dëshirohet që të përfshihet në qarkullimin folklorik, duhet të krijohet pikërisht për këtë apo atë komunitet që do ta përfshijë në qarkullimin e vet folklorik. Eshtë pikërisht vendimi i tij përcaktues për fatin e mëtejshëm të krijimit. Dhe, në radhë të parë, do të shihet nëse krijimi i ri me fillesë individuale ruan apo respekton parametrat e taditës. Nuk ka ndonjë mbledhje apo votim për këtë, por thjesht pranohet ose jo të përfshihet në qarkullim, në mënyrë të natyrshme nga mjedisi, deri në “humbjen”, në të ardhmen të autorësisë individuale, duke marrë vulën krijim popullor.

Mund të na sjellësh shembuj në këtë drejtim?

Kështu, sa për ilustrim, po sjellim vetëm një shembull nga cikli i këngëve për Ali Pashë Tepelenën. E kam fjalën konkretisht për këngën “Vezirit, van’ e i thanë”. Varianti bazë i botuar ëshët regjistruar në zonë polifonike por krahas gjejmë dhe një numër variantesh, të sjella nga hartuesit e vëllimit të cituar, të regjistruara jo vetëm në zona të tjera polifonike të jugut, por edhe të Shqipërisë së Mesme, të Veriut dhe deri në Kosovë, ku përgjithësisht mungon mënyra polifonike e të kënduarit, Siç shihet, një krijim i caktuar i ka zgjeruar përmasat e praktikimit të tij, duke e përfshirë në qarkullimin folklorik edhe jashtë atyre mjediseve që e kanë krijuar fillimisht. Dhe ky është krijim folklorik i mirëfilltë në të gjitha rastet e praktikimit. Sipas studiuesve në përgjithësi, folklorizëm është dhe nxjerrja e folklorit jashtë mjedisit të vet natyral të qarkullimit folklorik. Në këtë kuptim nuk mund të barazohet një krijim i mirëfilltë folklorik që praktikohet në mjedisin e vet natyror, qoftë edhe me të njëjtin krijim në një jedis tjetër, çfarëdoqoftë, duke përfshirë këtu edhe festivalet apo veprimtaritë folklorike.

Çfarë detyrash dalin për ne shqiptarët për të ruajtur autenticitetin folklorik?

Do të thoshim se për ne shqiptarët ëshët shumë e rëndësushme që ta ruajmë, sa më shumë të jetë e mundur, autenticitetin folkloric, pasi ende folklori është i gjallë e aktiv në jetën shqiptare. Deformimet në praktikat e shprehjes së folklorizmit do të ndikonin për keq edhe në vlerat e folklorit të mirëfilltë dhe do të ndikonin për ta nxjerrë atë edhe më shpejt nga jeta shqiptare. Në kushte të tilla mendojmë se do të ishte e pranueshme që lëvizja folklorizuese të mund të kishte dialogim përbashkues me lëvizjen folklorike, për të pranuar edhe ndonjë përveçim. Nëse do të kishte në veprimatritë folklorike dhe ndonjë tekst që sjell premise për t’u përfshirë në të ardhmen në qarkullimin folklorik, një gjë e tillë do ët pranohej, por këtu është e rëndësiushme të kërkohet mendimi profesional, gjë që shpesh neglizhohet dhe kjo, nganjëherë bëhet për të mos pranuar mosnjohjen në këtë fushë, e cila, si të tjerat, ka komplesitetin e vet, pavarësisht nga tendenca meskine për ta thjeshtëzuar, atë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi