Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Intervistë nga Albert Zholi:Flet këngëtarja surprizë e “Maratonës së këngës Popullore” Saranda

Shko poshtë

Intervistë nga Albert Zholi:Flet këngëtarja surprizë e “Maratonës së këngës Popullore” Saranda Empty Intervistë nga Albert Zholi:Flet këngëtarja surprizë e “Maratonës së këngës Popullore” Saranda

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 10, 2009 6:15 pm

INTERVISTA/

Flet këngëtarja surprizë e “Maratonës së këngës Popullore” Saranda

Meshkujt
shqiptarë janë si shqiponja në flamur


Intervistë nga Albert Zholi:Flet këngëtarja surprizë e “Maratonës së këngës Popullore” Saranda 49E4C5C61EF7FCC17E2B5E_Large
Saranda


Më pëlqente
shumë kur në qytete më thoshin “Vajza dhe Flamuri”.
Dashuria është
mëngjesi, buzëqeshja e jetës.


Albert Zholi

Kushdo që ka
ndjekur “Maratonën e këngës Popullore” këtë vit, ajo që u ka tërhequr vëmëndjen
të gjithë shikueseve direkt në sheshet e qyteteve apo dhe në transmetimet në Tv
Klan, ka qenë këngëtarja e re Saranda. Dhe pse larg atdheut, ajo brenda dy vjetëve
me albumin e saj të parë “Për mua je perëndi” renditet një ndër më të pëlqyerat në atdhe, ndërsa në Greqi ku
ajo studion, albumi pa diskutim që zë vënd të parë. Në Maratonën e sivjetme ajo
u quajt nga të gjithë spekatorët “Vajza dhe flamuri” pasi sa herë këndonte këngën
“ Kënga e Kurbetit” ajo nxirrte nga gjoksi flamurin tonë kombëtar.
Por sipas saj
suksesin më të madh e arriti në Lezhë ku spektakli përkonte me datën 15 gusht
“Me ditën e emigrantit” të cilën e feston ccdo vit kjo bashki. Në këtë ditë kur
ajo këndoi “ Kënga e Kurbetit” dhe nxorri nga gjoksi flamurin, duartrokitjet
s’kishin të sosur. Dhe ajo lotoi. Lotoi dhe këndoi. E veccanta e Sarandës (emri
i saj artistik), është se ajo është dhe kantautore. Të 8 këngët e albumit të
parë ajo ka bërë vet muzikën dhe tekstet. Bile teksti i këngës së mirënjohur “Për mua je perëndi” kushtuar nënës, tërhoqi
vëmendjen e poetit dhe regjisorit Petrit Ruka, i cili më pas ideoi për të
klipin e këngës popullore humoristike “Mustaqet e Celos”. Sipas shumë
specialistëve të këngës thuhet se Saranda është një frymë e re në këngën
popullore, pasi ajo është po kaq e sukseshme edhe në këngët lirike, apo në këngët
e muzikës së lehyë. Ajo tashmë studjon për Pedagoge kantoje në Konservatorin e
Athinës dhe është një ndër këngëtaret e reja më të pëlqyera në buzuqet me emër
në Athinë. Prezantimi I parë për publikun shqiptar ka qenë “Vallja e burave”, E
dashur, e sinqertë, e ëmbël, plot energji, dhe ajo është dashuruar me këngën
dhe atdheun sa për ccdo momnet nuk ndahet nga diskutimi për to. Kur del në skenë,
ajo bëhet njësh me këngën dhe duket sikur fluturon bashkë me të. Potente, e
gjallë, në skenë ajo e ngre peshë publikun.

box
Vallja e burrave
Nga Saranda në
Tropojë
Camëri, Tiranë,
Kosovë
Hëna bashk me
ju hedh valle,
Dritë ju bëjnë
yjet mbi male

Edhe një mijë jetë
të kisha
Në mes valles
do të isha
O lisa që
vallen mbani
Si tërmet
dridhet tabani


Box
Kënga e
kurbetit (kënduar në Maratonë 2009).

O kurbet o
kurbet,
Një jetë të tërë
posht’ e përpjetë
Kurbetlli mbeti
emri
Dhe kur vimë
dhe kur vemi

Saranda, pse u vetquajtët me këtë emër artistik?
Aha, sepse në
rrethinat e këtij qyteti të bukur jam lindur dhe rritur. Në këtë qytet të pastër,
të bukur, piktoresk, plot kastrësi kam marrë erën e jodit që më mbushi me dëshirën
për këngë.

Dhe si lindi kënga tek ti?
Ashtu, duke dëgjuar
pjesatrët e familjes kryesisht gjyshen , nënën, duke kënduar, apo duke dëgjuar
radion. Dhe unë këndoja vetë. Më pëlqente të këndoja ccdolloj kënge.

Dhe si e morët rrugën e skenës?
Si shumë
shqiptarë edhe familja ime, për arsye ekonomike emigroi në Greqi në Patra. Edhe
aty ne në familje këndonim. Një ditë më dëgjoi të këndoja një komshi që e donte
muzikën. Ai më rekomandoi të këndoja në një lokl të madh të qytetit. Ishte viti
1997 kue unë sapo kisha mbushur 17 vjecc. Këndova një nga këngët më të buura të
kënëgtares me famë në Greqi dhe jashtë Marinela.Kënga titullohet “Prapë do të
gjej”

Dhe më vonë..?
(Më ndërpret)…U
hapën rrugët. U rritën kërkesat. Më ftuan të këndoja në sallën e tragetit më të
madh Patra-Itali. Rastësisht ca italianë këkrkuan të këndoja një këngë
italeiane. Dhe unë vetëm një këngë di të tillë. Pasi e këndova ata erdhën dhe më
dhuruan tufa me lule. Pashë lot gëzimi në sytë e tyre. Pra e kisha zotëruar atë
këngë. Tashmë u ndërgjegjësova se duhet të studioja. Kështu fillova shkollën e
mesme për kanto dhe tashmë në Konservatorin e Athimës po studioj për Pedagoge
kantoje. Konservatori zgjat 6 vjet.

Sicc është thënë nga shumë këngëtarë shqipatrë në
Greqi ju tashmë kenifizionominë tuaj? Je e
mbingarkar tashmë me kërkesa?
Me thënë të
drejtën po. Thujase pjesën më të madhe të javës jam e ftuar nga disa lokale
prestigjioze.

Në Athinë a i ndqini koncertet që japin këngëtarët
shqiptarë?
Si gurisht,
Ndjek ata që mora iniciativën të bëja albumin e parë. Në vitin 2007 ndoqa në
Athinë një koncert të Ylli Bakës dhe Aurela Gacces. Ishin fantastikë. U
mrekullova. Dhe e dini ccfarë…? Të gjithë lekët që kisha me vete i bleva lule
dhe ua hodha atyre. Aq koncert i bukur ishte. Në fund s’kisha lekë për të marrë
taksi..ahaahaha

Vijmë tek albumi, si filluat realizimin e kësaj ëndrre?
Pas këtij
koncerti i vura detyrë vetes të kisha një album me këngë shqipatre, pasi këndoja
vetëm greqisht. E dua shumë atdheun tim. Këngën popullore shqiptare. Bëra tekstet
dhe muzikën vet. Pastaj u lidha me Adrian Hilën. Ishin 8 këngë 5 nga të cilat
me videoklip. Pra me Adrianin realizova vetëm orkestarcionin.

Një nga klipet ju e keni realizuar me poetin Petrit
Ruka, si lindi ky bashkpunim?
Rastësisht Petriti
kishte parë tekstin e kësaj kënge dhe nuk heziotoi të merte përsiëpr ideimin e
klipit “Mustaqet e Celos”. Ishte një bashkpunim i shkëlqyer. Ai klip ndoshta
mbetet i veccantë…

Jeni rriutr në Greqi dhe Tiranën e njhini pak. Si ju
duket në Tiranë?
Tirana ëshët e
bukur. Më pëlqen. Sa të mbaroj shkollën këtu dua të punoj. Më bën ccudi, në
shumë dyqane apo kafene më përshëndesin. Saranda si je? Se dija që kam bërë
sadopak emër.

Elegante, por me zë të fortë dhe të ëmbël. Si e ruani
zërin?
Nuk abuzoj as me
alkool, as me cigare..etj. Mbaj dietë në këtë drejtim. Unë studioj për kët
profesion dhe e di si ruhet zëri.

Dmth nuk do rrini në Greqi edhe nqs ndonjë djalë grek
ju rrëmben zemrën?
Ahahaa. Jo.
Capkënin e dua shqiptar…ahhaaaaa. Burrat shqiptar janë si shqiponja e flamurit,
të fortë dhe të zgjuar.
Cështë dashuria për ju?
Gjëja më e bukur, drita, dielli, është mëngjesi apo më
mirë të themi buzëqeshja e jetës.

Ushqimi
prefruar?
Peshku dhe
frutat e detit.
Mendoni të mereni me politikë nqs vii në atdhe?
Politikëëëëëëëëëë.
Ku ka politikë më të bukur se kënga. As që krahasohet.


Ju thoni se mbani (edhe tani e keni në cantë) një
flamur shqipatr kudo me vete. Pse?
Prindërit më
kanë edukuar me dashurinë për atdheun. Duke qenë larg e kam ndjerë mungesën e
tij. Sa më larg aq më shumë mall. Ndërsa aktivitet me këngëtarë shqipatrë në
Greqi ma kanë ndezur më shumë këtë dashuri. Se di . Natyrshëm. Flamuri sikur më
jep forcë. Më jep energji të pa shtershme. Më duket sikur dhe trupin e kam si
flamuri ynë kuq e zi. Krenohem për këtë. Dhe në maratonë më quanin “Vajza dhe
flamuri”.

Aktualisht me se merret Saranda?
Me realizimin e
dy klipeve, ku sërushmi tekstet dhe muzikën I kam realizar vetë.
Mund ti dimë?
Aha së shpejti
do të jeni i pari.

Keni kohë të lexoni?
Unë që në vogëli
shtëpinë e kam pas plot me libra. Babai im ka qenë i apasionuar pas librit. Jam
rritur mes librave. Më vjen shumë keq që tashmë kohën e kam shumë të kufizuar….
Kur jeni ndjerë më mirë në këtë rrugëtim artistik?
Kur më kanë
kërkuar autograf, kolegët nga Kosova. Jam mallëngjyer. Ata e kanë shumë të
zhvilluar ndjenjën e patriotizmit,
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi