Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kryesia e Klubit Kombëtar:Deklaratë për shtyp lidhur me veriun e Kosoves

Shko poshtë

Kryesia e Klubit Kombëtar:Deklaratë për shtyp lidhur me veriun e Kosoves  Empty Kryesia e Klubit Kombëtar:Deklaratë për shtyp lidhur me veriun e Kosoves

Mesazh nga Agim Gashi Tue Aug 31, 2010 2:53 pm

Kryesia e Klubit Kombëtar:Deklaratë për shtyp lidhur me veriun e Kosoves  Kosovos_flag

Kryesia e Klubit Kombëtar:Deklaratë për shtyp lidhur me veriun e Kosoves

Të shqetësuar për përpjekjet e kohëve të fundit për t’i imponuar udhëheqësisë së Republikës së Kosovës rihapjen e bisedimeve rreth statusit të Kosovës nëpërmjet lëshimeve shtesë ndaj Republikës së Serbisë;

Duke marrë parasysh shpalljen e pavarësisë së Kosovës me 17 shkurt 2008 në përputhje me vullnetin e 95% të popullsisë së Kosovës;

Duke vërejtur se Kushtetuta e Republikës së Kosovës ka krijuar sistemin më të avancuar për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve pakicë në të gjithë hapësirën evropiane dhe më gjerë;

Duke vërejtur se Gjykata Ndërkombëtarë e Drejtësisë ka deklaruar se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe aktet ndërkombëtare me të cilat është administruar Kosova deri në pavarësimin e saj;

Duke riafirmuar dëshirën e popullit shqiptar që jeton në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Preshevë dhe Mal të Zi për integrimin në Bashkimin Evropian dhe angazhimin për fqinjësi të mirë me të gjithë fqinjët

Duke qenë të përkushtuar për respektimin e të drejtave të njeriut dhe minoriteteve

Mirënjohës ndaj SHBA-ve dhe aleatëve perëndimorë që po e asistojnë Kosovën në procesin e shtet-ndërtimit dhe në përpjekjet e saja për të krijuar shtet funksional, multietnik dhe demokratik;

Duke ritheksuar se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe tërësia territoriale e Kosovës do të mbrohet me çdo mjet nga shqiptarët kudo që ata jetojnë

Ne përfaqësuesit e Klubit Kombëtar Shqiptar

nëpërmjet kësaj deklarate shpallim fuqishëm:

Kundërshtimin ndaj çdo lloj bisedimesh të imponuara që nuk marrin parasysh pavarësinë e Kosovës si shtet sovran dhe i pavarur, që cenojnë në çfarëdo mënyre tërësinë territorial të shtetit të Kosovës dhe që shkelin Kushtetutën dhe legjislacionin e miratuar në pajtim me të.

Hedhim poshtë idetë e kohëve të fundit për avancim të mëtejshëm të statusit të komunitetit serb të Kosovës duke shkelur dispozitat kushtetuese dhe duke i ofruar Serbisë pjesë të territorit të Kosovës. I deklarojmë këto ide tërësisht të papranueshme dhe të pakuptueshme;

Refuzojmë hapur çdo lloj përpjekje për të shpërblyer spastrimin etnik të shqiptarëve në komunat e Leposaviq, Zubin Potok dhe Zvecan si dhe në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës me shkëputje territoriale ashtu siç është shpërblyer gjenocidi serb në Bosnjë me krijimin e Republikës Serbe të Bosnjës;

Kërkojmë nga autoritetet e zgjedhura dhe klasa politike e Kosovës t’iu përmbahen me përpikëri angazhimeve të marra përsipër më shpalljen e pavarësisë së Kosovës;

I bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar të ushtrojë ndikimin e saj mbi Republikën e Serbisë për ndërprerjen e provokimit të dhunës në komunat veriore të Kosovës dhe të marrë përsipër përgjegjësitë për vendosjen e sundimit të ligjit në të gjithë territorin e Kosovës;

I bëjmë thirrje KFOR-it që të përmbushë misionin e tij për garantimin e sigurisë në të gjithë territorin e Kosovës

Kërkojmë nga EULEX të zbatojë detyrat e saj për vendosjen e sundimit të ligjit pa diskriminim dhe standarde të dyfishta për komunitet e ndryshme;

I bëjmë thirrje udhëheqësve politikë shqiptarë të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Preshevës dhe Malit të Zi për bashkërendim të veprimeve në kundërshtimin e çdo ideje që cenon tërësinë territorial të Kosovës;

Gjithashtu i bëjmë thirrje organizatave studentore, intelektuale, profesionale si dhe shoqatat e veteranëve të dala nga luftërat për liri dhe barazi të popullit shqiptar si dhe mbarë kombit shqiptar që të bashkohen me qëndrimin tonë, ta mbështesin në mënyrë aktive këtë deklaratë, dhe të mobilizohen për të ndaluar çdo tryezë bisedimesh që kërcënon pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Kosovës.

Njëherazi deklarojmë vullnetin tonë të përbashkët për ndërmarrjen e hapave të mëtejshëm në mbrojtje të pavarësisë dhe pacenueshmërinë e territorit të Kosovës me të gjitha mjetet.

Kryesia e Klubit Kombëtar

Lisandër Saraçi
Gentian Sala
Enis Sulstarova
Gentian Kapllani
Adri Nurellari


Albemigrant
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi