Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Njoftim për shtyp nga Instituti Kombëtar për Integrimin e Fëmijëve Jetimë

Shko poshtë

Njoftim për shtyp nga Instituti Kombëtar për Integrimin e Fëmijëve Jetimë Empty Njoftim për shtyp nga Instituti Kombëtar për Integrimin e Fëmijëve Jetimë

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 14, 2009 1:22 am




NJOFTIM PËR SHTYP


Federata e Familjes për Paqe Botërore dhe Bashkim së bashku me Institutin Kombëtar për Integrimin e Fëmijëve Jetimë, do të organizojnë nesër, datë 12 shtator, në orën 11:00, në Tirana International, salla “Consortium” shpërndarjen e dhuratave për 110 fëmijët jetimë më në nevojë.
Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor u mendua që fëmijëve jetimë me një prind dhe në kushte shumë të vështira ekonomike të mund t’iu sigurohej baza materiale për mbarëvajtjen e mësimit.
Këto dhurata u mundën të siguroheshin nga aktiviteti i mbledhjes së fondeve shtëpi më shtëpi e rreth 10 të rinjve vullnetarë të Federatës së Familjes.

Fushata e sensibilizimit dhe mbledhjes së fondeve u zhvillua në Shqipëri dhe Kosovë.

Të pranishëm në dhurimin e pakove me mjete shkollore përveç vullnetarëve dhe përfaqësueseve të Institutit të Integrimit të Fëmijëve Jetimë do të marrin pjesë edhe Ambasadorët për Paqe, të cilët i janë bashkangjitur sensibilizimit për të mbështetur fëmijët pa prindër.

Përveç ndihmave konkrete për fëmijët jetimë, qëllim tjetër i rëndësishëm i këtij aktiviteti është edhe sensibilizimi i të gjithë qytetarëve për të qenë më të prekshëm ndaj këtij problemi. Jo vetëm për të investuar gjithmonë e më shumë, por edhe e të rinjve që të kenë një vizion më të qartë për të ardhmen dhe për tu bashkuar gjithmonë e më tepër në aktivitetet e vullnetarizmit.

Për më tepër informacion
Mirilda Tili
Nr cel: 069 35 70 230
E mail: mirildatili96@hotmail.com
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi