Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Të shpëtojmë Sakineh Mohammadi Ashtiani-n nga gurëzimi !

Shko poshtë

Të shpëtojmë Sakineh Mohammadi Ashtiani-n nga gurëzimi ! Empty Të shpëtojmë Sakineh Mohammadi Ashtiani-n nga gurëzimi !

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 01, 2010 8:59 pm

Të shpëtojmë Sakineh Mohammadi Ashtiani-n nga gurëzimi !

Të shpëtojmë Sakineh Mohammadi Ashtiani-n nga gurëzimi ! Mbytje-me-gur-e-nji-gruaje-ne-baze-te-Sheriatit-islamik
Nga të gjitha anet e botes së perparueme po bahen protesta kunder mbytjes shtazarake mesjetare me gurëzim (mbytjes me gur) te grues iraniane Sakineh Mohammadi Ashtiani.

Jane mobilizue shume personalitete shtetnore, kulturale, si dhe mbi te gjithe Organizata Nderkombtare “Amnisty International” per mbrojtjen e te “Drejtave te Njeriut” . Te gjithe shqiptart me te drejte kane kerkue dhe kerkojne edhe sot mbrojtjen e te drejtave te Njeriut per vehte, siç ishte rasti i gjenocidit te kosovarve nga kriminelat ekstremistë serb, por njikohesisht duhet qe edhe na te japim kontributin tone per mbrojtjen e te Drejtave te Njeriut te atyne qe sot jane ne po ato pozita siç ishim na gjate kohes se diktatures kriminale komuniste apo gjenocidit serb.

Siç e kam spjegue ma gjate ne shkrimin tim me titull “Iran: Vrasja me gur e Sekine Mohammad Ashtiani” të publikuem me 29 gusht 2010 ne http://kosova.albemigrant.com/?p=20189 , kjo grue iraniane me vendim te gjykates supreme te Republikes Islamike te Iranit mbahet ne burg tash kater vjet nen tortura dhe nen pritjen e vdekjes se tmerrshme nepermjet gurëzimit , don me thane mbasi te jete fute ne dhè deri ne gjysen e trupit te saje, ajo te ekzekutohet me vdekje nga nji grup ekzekutorsh me ane te gjuejtjes me gur ne fetyre dhe mbi koke .

Keto lloj ekzekutimesh ne shekullin e XXI jane vazhdimi i menyrave te tmerrshme mesjetar me tortura fizike, te cilat jane forma ma çnjerzore dhe qe mjerisht vazhdojne te zbatohen edhe sot e kesaje dite ne disa vende islamike. Mbasi Republika e Shqipnise e ka hjeke krejtesisht denimin me vdekje, shqiptart duhet te solidarizohen me protestat nderkombetare kundra ketij ekzekutimi kriminal me vdekje.

Të shpëtojmë Sakineh Mohammadi Ashtiani-n nga gurëzimi ! Sakineh_Mohammadi_Ashtiani_Archivio_Privato-150x150
Ketu poshte ju mund te firmosni ne websitinhttp://www.leader.ir/langs/en/index.php?p=letter per te dergue solidarizimin tuej kundra ketij vendimi. Deri me 12.07.2010 jane mbledhur ne kete sitweb 39463 firma drejtue direkt Leaderit te Republikes Islamike Ayatollah Sayed ‘Ali Khamenei, The Office of the Supreme Leader – Islamic Republic Street – End of Shahid Keshvar Doust Street – Tehran, Islamic Republic of Iran.

Solidarizimi mund te dergohet edhe ne menyre direkte nepermjet postes eletronike Email: info_leader@leader.ir .

Shpresoj se edhe lexuesit shqiptar do te solidarizohen kundra gurëzimit te nji grueje.

Paul Tedeschini, me 01.09.2010
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi