Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gëzim Muçolli - TA SHPËTOJMË DR. ARSIMIN

Shko poshtë

Gëzim Muçolli - TA SHPËTOJMË DR. ARSIMIN Empty Gëzim Muçolli - TA SHPËTOJMË DR. ARSIMIN

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jul 16, 2015 3:40 pm

Gëzim Muçolli - TA SHPËTOJMË DR. ARSIMIN 11705112_764295243679873_4212429993499817369_n



Gëzim Muçolli


TA SHPËTOJMË DR. ARSIMIN


Gëzim Muçolli - TA SHPËTOJMË DR. ARSIMIN 11222073_764294710346593_8061430738498041636_n

Të dielen me 12 korrik 2015 jam informuar nga vëllau im dr. Agron Muçolli se kolegun e tij të nderuar , otoringolanringologun e shkëlqyeshëm dr. Arsim Behramaj e kanë sjellur me urgjencë për mjekim në Itali, saktësisht në qytetin e Padovës.
Meqë banoj qe shumë vite në këtë qytet të vjetër menjëherë kam shkuar ta vizitoj Dr. Arsimin në Spitalin Universitar të Padovës, në katin e dytë në repartin e mirënjohur të kirurgjisë së mëlqisë ( Chirurgia Epatobiliare e dei Trapianti Epatici) te Prof.dr. Umberto Cillo . 
Dr Arsimin e kam gjetur shumë të lodhur por plot vullnet dhe dëshirë për ta mundur sëmundjen deri në shërimin e tij. Gjendja aktuale klinike është shumë e komplikuar dhe shpresat janë të mëdha. Edhe ekipi i mjekëve që kanë në mbikqyrje Dr. Arsimin po e studiojnë me kujdes rastin e tij dhe përcjellin me vëmendje sipas protokollit të tyre .
Arsimin po e vizitoj për çdo ditë dhe do të jem pranë tij deri atë ditë kur ai do të ngritet në këmbët e veta dhe do të kthehet në Kosovën tonë të dashur pranë familjes dhe te studentët e tij në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës. Dr. Arsimi po na jep vullnet dhe shpresë edhe neve sepse optimizmi i tij është i madh dhe është shumë falenderues për garën e solidaritetit që po vazhdon në Kosovë për të mbledhur fonde për shpenzimet e mjekimit të tij në Padova( 200 000 euro).
Edhe nga mërgimtarë të tjerë vazhdojnë vizitat dhe telefonatat për tu informuuar për gjendjen e dr. Arsimit.Edhe ata janëtë interesuar ti ndihmojnë aksionit për pagesën e mjekimit të operacionit të tij. 
Ditën e mërkurë erdhi në Padova edhe kolegu im i gjeneratës , drejtori i Klinikës së ORL-së së Pishtinës Dr. Hajdin Thaqi me gruan e tij Eminen. Ishte një takim shumë emocionues. Hajdinin e njoh qe 30 vite por dje e pashë lot në sytë e tij, pashë shembull të rrallë miqësie dhe sinqeriteti që duhet të jetë shembull edhe për kolegët e tjerë në mjekësinë e Kosovës.
Hajdini solli përshëndetjet e kolegëve, studentëve dhe miqëve të shumtë të dr. Arsimit. Hajdini solli edhe shpresën dhe besimin e tyre se Arsimin do ta kenë shpejt në vendin e tij të punës kua ia është dalluar me korrektësinë dhe angazhimin e tij profesional.
Dr Arsimin do ta vizitoj përditë , duke qenë pranë tij dhe me dëshirën që ta shohim plotësisht të shëruar. 
Ftoj të gjithë shqiptarët në Itali që gjithmonë edhe në raste të tjera kanë dëshmuar në vepër solidaritetin e tyre , të japin kopntributin e tyre për mjekimin dhe operimin (transplantimin e mëlqisë) të dr. Arsim Behramaj në spitalin e Padovas . 


Ta ndihmojmë dr. Arsimin duke ia shpëtuar jetën. Mund të telefononi edhe në nr. +39 389 2685676 (Gianna –Gane ) 


Këto janë koordinatat bankare të xhirollogarisë në BancoPosta ku mund të ndihmoni :

IBAN IT97 C076 0000 0100 1669 298 
BIC BITAITRRXXX

Oggetto : Donazione trapianto fegato Arsim Behrami


Për sot pasdite është në program një intervenim tjetër diagnostik-operativ (ercp) i cili do të bëhet me anestezion total. 
Do të ju njohtojmë për ecurinë e mjekimit të dr. Arsimit.



Gëzim Muçolli - TA SHPËTOJMË DR. ARSIMIN 11742772_764294763679921_6615841388466942232_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi