Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adem Berisha:VIT TE MBARE SHKOLLOR(Kujtesë)

Shko poshtë

Adem Berisha:VIT TE MBARE SHKOLLOR(Kujtesë) Empty Adem Berisha:VIT TE MBARE SHKOLLOR(Kujtesë)

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 05, 2010 10:21 pm

Adem Berisha:VIT TE MBARE SHKOLLOR(Kujtesë) 22174_107068572643230_100000202629693_178154_4535936_n
Adem Berisha:

Ndonëse Diellza i mungon sot shkollës

TË PRIFTË E MBARA
SHKOLLA IME


Sot më datën një shtator
gjithçka ndryshe po frymon,
fëmijët të qeshur dorë për dorë
mirë se të gjejmë shkollës i thonë.

Kaloi vera, shkuan pushimet
shkollë e dashur bëhu gati,
kalamajve ua shto gëzimet
të priftë e mbara, të priftë fati.

Hapi dyert e diturisë
bijtë e tu merri në gji,
këta janë engjëj të perëndisë
pa këta bota s’ka gjallëri.

Janë si lulet në blerim të prillit
gjithë natyrën që zbukurojnë,
me nj’ at zë porsi të bilbilit
jetës së re këta i këndojnë.

Mësues të dashur o fanar drite
dituritë ju që shpërndani,
gëzonju e kënaqnju ju kësaj rrite
kurrë nga vetja mos e ndani.

Puna e mbarë juve ju qoftë,
kurrë suksesi mos të mungojë,
bashkë me fëmijët zoti ‘u bekoftë
gjithë të mirat ju dëshiroj.
Adem Berisha:VIT TE MBARE SHKOLLOR(Kujtesë) 5889_100770146606406_100000202629693_19315_5111439_a
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi