Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adri Nurellari:Demistifikimi i frikës për veriun e Kosovës

Shko poshtë

Adri Nurellari:Demistifikimi i frikës për veriun e Kosovës Empty Adri Nurellari:Demistifikimi i frikës për veriun e Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 09, 2010 6:20 pm

Adri Nurellari:Demistifikimi i frikës për veriun e Kosovës 6200_127240366829_660181829_3455818_4739613_n
Adri Nurellari:Demistifikimi i frikës për veriun e Kosovës

Botuar tek gazeta Zeri

Apatia e vazhdueshme e politikës së Kosovës ndaj veriut, kombinuar me qëndrimin duarkryq të ndërkombëtarëve, kanë krijuar një përshtypje të ekzagjeruar e fataliste brenda shumicës së popullsisë lidhur me vështirësinë e situatës atje. Në fakt, gjendja nuk është e pashpresë, sepse në Ballkan janë arritur ujdi për raste si Bërçko, Mostari e Sllavonia Lindore, ku situata ka qenë më e komplikuar dhe më dramatike sesa e veriut të Kosovës.

Përpara se Qeveria e Kosovës të kërkojë llogari tek EULEX-i apo KFOR-i për këtë gjendje, duhet që fillimisht të ketë shteruar të gjitha instrumentet që ka vetë në dorë. Aspekti i sigurisë, që është në dorën e të huajve, është padyshim i rëndësishëm, por nuk është gjithçka. Madje, ka shumë arsye për të qenë i bindur se veriu nuk është tmerrësisht i rrezikshëm. Personalitete të Prishtinës nuk e kanë për gjë të hapin dhe vënë në funksion gurore në veri apo shumë kosovarë deri para pak kohe shkonin te strukturat paralele në veri për të rinovuar pasaportat serbe apo për të tërhequr pensione. Për të mos folur pastaj që një pjesë të mirë të furnizimit me mallra kosovarët e bëjnë nëpërmjet kontrabandës me veriun.

Duhet vënë në dukje, gjithashtu, se nuk janë vetëm serbët e veriut që shpërfillin jugun, por edhe vetë shumica shqiptare e shpërfill veriun. Përveçse për qytetin dhe rrethinat e Mitrovicës, në përgjithësi nuk ka interes mes shqiptarësh për veriun. Tri komunat serbe ndihen më afër Beogradit sesa Prishtinës edhe sepse vënë re që shihen me indiferencë ose urrejtje nga pjesa tjetër e vendit. Prandaj, është e domosdoshme që paralelisht me përpjekjet për të afruar serbët e veriut me Prishtinën, Qeveria e Kosovës duhet të bëjë përpjekje intensive që të shtyjë pjesën tjetër të popullsisë të familjarizohet e ndihet më afër me veriun. Prandaj, është e nevojshme të ndërmerren projekte e veprime konkrete në terren për të dëshmuar praninë e Prishtinës në veri dhe për të nxitur qarkullimin e ndërsjellë të qytetarëve.

Meqenëse Kosova është ende në hapat e parë të shtetformimit, dhe shumë institucione ngelen ende për t'u ndërtuar, është e nevojshme që të rejat të ndërtohen në veri. Kjo shërben për ta integruar veriun në hartën e shpërndarjes së institucioneve të Kosovës dhe për të nxitur mobilitetin e qytetarëve. Kështu, për shembull, Kosova ende nuk ka një muze të shkencës dhe teknologjisë, një park të madh botanik dhe një park zoologjik, që

janë të volitshëm jo vetëm për zbavitje por edhe për aspekte didaktike shkollore. Do të ishte me vend që ato të ndërtoheshin në veri të Kosovës për të hapur vende pune si dhe për të çuar aty sa më shumë vizitorë nga jugu.
Institucionet arsimore, në bashkëpunim të ngushtë me forcat e sigurisë, duhet të organizojnë programe ekskursionesh të nxënësve apo studentëve në veri, për të vizituar vende si shtëpia e Isa Boletinit, fortesa e Zveçanit apo muzeu i kristaleve në Trepçë. Për të lënë shenjën kosovare në veri do të ishte e arsyeshme të shpallet pjesa jugore e malësisë së Kopaonikut, në verilindje të Leposaviqit, si park kombëtar i Kosovës dhe të vendoset nën mbrojtje të veçantë ligjore. Madje, mund të ndërmerren studime për të ndërtuar impiante skish dhe infrastrukturë turistike aty. Gjithashtu, duhet të nxiten veprimtari sportive në malësitë e veriut si, për shembull, skijimi, gjuetia, peshkimi, trekkingu, alpinizmi, ngarja e makinave 4x4 apo sportet ujore të lundrimit në Liqenin e Ujmanit.

Për të konfirmuar lidhjen dhe domethënien e kësaj zone për shtetin kosovar, duhet që Mitrovica të shndërrohet në një qendër të dytë administrative, duke transferuar aty institucione qendrore që nuk e kanë të domosdoshme të jenë në kryeqytet si, për shembull, Komisioni i Pavarur i Minierave dhe Mineraleve, Agjencia e Veterinarisë dhe Ushqimeve apo Qendra për Azilkërkues dhe Pranimin e të Huajve. E njëjta gjë mund të bëhet duke ndërtuar në veri të Kosovës spitale të specializuara si, për shembull, të rehabilitimit post-akut të pacientëve apo të dezintoksikimit të narkomanëve apo të të alkoolizuarve.

Përpos kësaj, për të demonstruar simbolikisht këmbënguljen e shtetit të Kosovës për të vendosur sovranitetin në veri, duhet që qeveritarët të mësojnë nga shembulli i njerëzve si Ali Kadriu në Kroin e Vitakut, duke shkuar vetë fizikisht sa më dendur përtej Ibrit. Meqë ende nuk e ka, duhet që qeveria të ndërtojë në veri një rezidencë qeveritare dhe duhet që zyrtarët më të lartë të shtetit të organizonin aty gjithë pritjet zyrtare me mysafirët e huaj, duke e detyruar KFOR-in dhe EULEX-it që nga sikleti i personaliteteve të garantojnë maksimumin e sigurisë në rrethina. Po ashtu, nëpërmjet partneritetit privat-publik do të duhej që të ndërtohej një kompleks turistik dinjitoz në Ujman, në mënyrë që administrata publike të detyrohej të bënte aty seminaret, punëtoritë, apo retreat-et e të ndalte vajtjet e shtrenjta në Ohër, Mavrovë e Durrës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi