Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Miratohet rezoluta për Kosovën

Shko poshtë

Miratohet rezoluta për Kosovën  Empty Miratohet rezoluta për Kosovën

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 10, 2010 1:52 am

Miratohet rezoluta për Kosovën

Posted: 09 Sep 2010 03:29
Miratohet rezoluta për Kosovën  09-frenat4-150x150

Projektrezoluta e Serbisë për Kosovën, e cila u ndryshua në momentin e fundit pas presionit të Bashkimit Evropian, është miratuar me aklamacion para pak minutash nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara. Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremic, bëri edhe një “show” tjetër, por edhe kësaj radhe doli humbës.
Rezoluta e re i hapë rrugë dialogut dhe normalizimit të raporteve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, nuk parasheh negociata të reja për statusin e Kosovës dhe njeh mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, sipas së cilës Deklaratat e Pavarësisë së Kosovës nuk bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare.
Kjo rezolutë në fakt është sponsoruar nga BE-ja, ndërsa Serbia u detyrua ta pranojë, pasi në të kundërtën shteti serb nuk do të kishte të ardhme evropiane. Në Serbi, disa parti e kanë quajtur “kapitullim”, e disa edhe si “shpëtim” pranimin e presidentit serb, Boris Tadic për të ndryshuar versionin e parë të projektrezolutës, me anë të së cilës kërkoheshin negociata të reja për status dhe një vlerësim politik për Mendimin e GJND-së.
Mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka filluar me vonesë pasi Serbia ka insistuar që anëtarët e delegacionit të Kosovës të largohen nga salla. Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremic kërkoi që para se të nis shqyrtimi i projektrezolutës së BE-së dhe Serbisë për Kosovën, të largohen nga salla presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaçi dhe ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni. Ky i funti është takuar me kryesuesin e mbledhjes, mirëpo pas konsultimit me aleatët, delegacioni i Kosovës nuk ka pranuar të largohet nga salla e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Sejdiu, Thaçi, Hyseni dhe anëtarë të tjerë të delegacionit të Kosovës ishin të pranishëm në sallën e mbledhjeve të Asamblesë së Përgjithshme, në pjesën ku qëndrojnë mysafirët, pasi Kosova nuk është ende anëtare e OKB-së dhe delegacioni i saj nuk mund të qëndrojë në sektorin ku ulen delegacionet e shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara.
Në fillim të mbledhjes, ministri serb pasi nuk ia ka arritur qëllimit, kërkoi nga kryesuesi i Asamblesë së Përgjithshme të sqarojë se në çfarë cilësie është i pranishëm delegacioni i Kosovës në sallë, dhe përgjigja ishte se anëtarët e këtij delegacioni janë të ftuar të Britanisë së Madhe, Francës, Italisë, Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Jeremic më pas e mori fjalën duke kërkuar që projektrezoluta e Serbisë e harmonizuar me Bashkimin Evropian, të miratohet me aklamacion. Ai tha se me këtë rezolutë Serbia nuk e njeh Kosovën, por respekton vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. “Rezoluta krijon mundësi për dialog. Ne nuk jemi të ngujuar, assesi nuk do të dështojmë, sepse ne shohim në të ardhmen legjitimitetin e kauzës sonë”, tha Jeremic.
Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB, Rosemary DiCarlo, tha se Washingtoni mbështet këtë rezolutë për të cilën sipas saj është arritur një konsensus në momentin e fundit. Ajo tha se mendimi këshillëdhënës i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ka qenë i qartë dhe e ka vulosur pavarësinë e Kosovës. DiCarlo tha se Kosova është rast unik dhe se mbështet dialogun Prishtinë-Beograd për çështje teknike. /Telegrafi/
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Miratohet rezoluta për Kosovën  Empty Bllokohet OKB, Serbia refuzon praninë e Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 10, 2010 1:55 am

Bllokohet OKB, Serbia refuzon praninë e Kosovës


Miratohet rezoluta për Kosovën  09-frenat4-150x150
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, e cila është dashur të nisë debatin në orën 21 sipas kohës sonë, ende nuk ka nisur punimet e veta. Sipas kryeredaktorit të KTV-së, Adriatik Kelmendi, i cili është i pranishëm në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme në New York, kjo vonesë gati dy orëshe është pasojë e kërkesës së Serbisë (Vuk Jeremiqit) për largimin e delegacionit të Kosovës nga salla e Asamblesë, gjë të cilën përfaqësuesit e Kosovës nuk pranojnë ta bëjnë, pasi ata kanë të drejtë të marrin pjesë në punime në kuadër të delegacionit të Shqipërisë. Asambleja e Përgjithshme e OKB-së duhet të shqyrtojë propozim-rezolutën e Serbisë për Kosovën, të cilën Beogradi e ka paraqitur mbrëmë, pas konsultimeve dhe harmonizimit me Bashkimin Evropian. Në propozim tekstin e ri përshëndetet gatishmëria e BE-së për lehtësimin e “dialogut ndërmjet palëve” dhe konstatohet se procesi i dialogut, vetvetiu, do të ishte faktor i paqes, i sigurisë dhe i stabilitetit në rajon. Në Asamblenë e Përgjithshme, më së shpeshti, miratohen rezolutat me shumicën e thjeshtë, por për aprovimin e rezolutave për “çështjet e rëndësishme”, duhet të votohet nga dy të tretat e vendeve anëtare të OKB-së. Këto rezoluta nuk janë obliguese për vendet anëtare, por vlerësohet se kanë peshë të madhe politike./koha/
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi