Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PE, miratohet rezoluta për Kosovën

Shko poshtë

PE, miratohet rezoluta për Kosovën Empty PE, miratohet rezoluta për Kosovën

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jan 24, 2012 8:05 pm

PE, miratohet rezoluta për Kosovën

PE, miratohet rezoluta për Kosovën Foto-2

Komiteti për politikë të jashtme i Parlamentit Evropian me shumicë të madhe, 54 vota dhe vetëm 6 kundër, ka miratuar të martën raportin e raportueses Ulrike Lunaçek për Kosovën, me të cilin u bëhet ftesë 5 vendeve anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën, që ta bëjnë këtë.

Raporti po ashtu kërkon shpërbërjen e strukturave paralele në veri të Kosovës, ndërkaq nga Këshilli dhe Komisioni Evropian kërkon po ashtu që të arrihen marrëveshje kontraktuale në mes të BE-së dhe Kosovës.

Por, raporti ka edhe shumë kritika për autoritetet e Kosovës...

Kritika më e ashpër është ajo për mungesën e gatishmërisë për të dënuar përgjegjësit për parregullsi në zgjedhje.

Sa u përket zgjedhjeve të vitit 2010, në këtë raport, që do të bëhet edhe rezolutë në muajin mars , bëhet ftesë për hetime të mirëfillta të parregullsive në zgjedhje dhe për dënimin e përgjegjësve për mashtrime në procesin zgjedhor.

Po ashtu, opozitës dhe qeverisë u bëhet ftesë që të përshpejtojnë diskutimet dhe adaptimin e një ligji zgjedhor, në mënyrë që të pamundësohen parregullsitë në zgjedhjet e ardhshme.

Ulrike Lunaçek, raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, pas votimit të së martës shprehu kënaqësi për mbështetjen e madhe qe mori ky raport dhe tha se është e rëndësishme që u është përsëritur ftesa vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën, që ta bëjnë një gjë të tillë.

Ajo tha se e rëndësishme është edhe ftesa që i bëhet Komisionit Evropian për të përshpejtuar procesin e dialogut të vizave me Kosovën, pasi që, sipas saj, Kosova në këtë aspekt është vonuar shumë deri më tani.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi