Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Enver Bytyçi:Dështimi i dyfishtë i Serbisë!

Shko poshtë

Enver Bytyçi:Dështimi i dyfishtë i Serbisë! Empty Enver Bytyçi:Dështimi i dyfishtë i Serbisë!

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 11, 2010 6:53 pm

Dështimi i dyfishtë i Serbisë!
Enver Bytyçi:Dështimi i dyfishtë i Serbisë! Enverbytyqi1
Enver Bytyçi

Votimi unanim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të rezolutës së 27 vendeve të BE-së, të paraqitur në asamble nga ministri i Jashtëm i Serbisë, Jeremiç, ishte ngjarja e fundit, e cila përbën dështimin e dytë të madh të Beogradit në përpjekjet e tij për ta penguar Kosovën në ndërtimin e shtetit solid të pavarur e sovran. Dy orë e gjysëm ka vonuar fillimi i mbledhjes së Asamblesë, sepse Jeremiç ka protestuar për praninë e presidentit, kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm të Kosovës në sallën plenare të OKB-së. Ai ka gjetur një alibi, (pra praninë e delegacionit të Kosovës në OKB) që të demonstronte dëshprimin e tij ekstrem për fiaskon e radhës që po pësonte. Ndërsa nuk ka mundur që ta realizojë intrigën e vet për largimin nga salla të krerëve të shtetit të Kosovës e për ta dëshmuar këtë si "sukses" në vendin e tij, Jeremiç e ka marrë fjalën për paraqitjen e rezolutës për Kosovën dhe në fjalën e tij ka ritheksuar pikërisht ato fjali, të cilat mungojnë në rezolutë. Para përfaqësuesve të shteteve anëtare të OKB-së shefi i diplomacisë serbe ka theksuar "shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës", duke paralajmëruar mosdakortësinë e tij me rezolutën e nënshkruar prej qeverisë së Beogradit. Eshtë e ditur tashmë se në rezolutën e paraqitur dhe miratuar nga të gjitha vendet pjesmarrëse në OKB shprehet qartë njohja dhe pajtimi me mendimin këshilldhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës. Në rezolutë thuhet shprehimisht:


a) Të vetëdijshëm për qëllimet dhe parimet e Kombeve të Bashkuara;

b)Duke pasur parasysh funksionet dhe autorizimet mbi bazën e Kartës së Kombeve të Bashkuara;

c) Duke rikujtuar rezolutën 63/3 nga 8 tetori i vitit 2008, me të cilën kërkohet nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë që të japë mendimin këshillëdhënës lidhur me pyetjen: "A është shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës nga ana e institucioneve të përkohshme të vetadministrimit në Kosovë në harmoni me të drejtën ndërkombëtare"?;

d) Duke pranuar me respekt mendimin këshillëdhënës të GJND-së më 22 korrik 2010 nëse shpallja e njëanshme e pavarësisë është në harmoni me të drejtën ndërkombëtare, kur bëhet fjalë për Kosovën dhe pas shqyrtimit të kujdesshëm të së njëjtës, duke përfshirë edhe çështjen, për të cilën është dhënë mendimi;

e) Ka në dijeni përmbajtjen e mendimit këshillëdhënës të GJND-së për atë nëse shpallja e njëanshme e pavarësisë është në harmoni me të drejtën ndërkombëtare kur bëhet fjalë për Kosovën, duke përfshirë edhe kërkesën e Kuvendit të Përgjithshëm;

f) Përshëndet gatishmërinë e Bashkimit Evropian që ta lehtësojë procesin e dialogut ndërmjet palëve. Procesi i dialogut vetvetiu do të ishte faktor paqe, sigurie dhe stabiliteti në rajon. Ky dialog do të kishte për qëllim avancimin e bashkëpunimit, të realizojë avancim në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe të përmirësojë jetën e njerëzve.

Ky është teksti i plotë që është paraqitur dhe miratuar parmbrëmë, më 9 shtator në pallatin e qelqtë në Nju Jork. Megjithatë Tadiç dhe Jeremiç janë lejuar nga ana e sponsorëve të rezolutës (BE-së) që të triblojnë dhe manipulojnë në deklaratat e tyre, duke u shprehur madje se ata "kurrë nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovës", ose se "do t`i vazhdojnë bisedimet për statusin e saj". Në të vërtetë miratimi i rezolutës së sipërcituar është dështimi i dytë i madh i diplomacisë dhe politikës së Beogradit, pas dështimit të parë të saj në rastin e shpalljes së vendimit këshilldhënës të GJND-së. Ndaj dhe ministri i Jashtëm Jeremiç nuk ndihet i qetë, sepse atij do t`i duhet që me kthimin në atdhe të mbartë mbi vete të gjitha përgjegjësitë e këtij dështimi. Dorëheqja e tij do të jetë efekti i menjhershëm i asaj çfarë ka ndodhur parmbrëmë në OKB. Ndërsa efektet e tjera janë të panumërt, disa prej të cilave varen nga ndërkombëtarët, disa të tjerë nga vetë qëndrimi i Prishtinës zyrtare e të tjerë nga gatishmëria e Beogradit për të kooperuar me Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo që mund të thuhet me siguri është se shumë shtete në botë tani do ta njohin shtetin e pavarur e sovran të Kosovës. Përmbajtja e tekstit të miratuar është një element shumë i rëndësishëm që do të shërbejë si dokument i së drejtës ndërkombëtare për njohjen e saj. Nëse ka rezultat të padiskutueshëm në atë rezolutë, kjo lidhet me faktin se juridikisht Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka konfirmuar harmoninë e aktit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës me të drejtën ndërkombëtare dhe me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit. Ajo që ka shprehur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë është riafirmuar në OKB, madje me votën e vetë Serbisë, çka do të thotë indirekt njohje e pavarësisë së Kosovës prej saj. Prej këtij momenti do të vihet në vështirësi vetë aleati i ngushtë i Beogradit, Kremlini, i cili gjithashtu jo vetëm votoi në OKB për rezolutën në fjalë, por as që protestoi në përkrahje të Jeremiç për prezencën e delegacionit të Kosovës në sallën plenare të asamblesë. Pra logjike është që qëndrimi rus në Këshillin e Sigurimit të vijë në harmoni me qëndrimin e tri vendeve të tjera (SHBA-së, Anglisë dhe Francës), të cilat e kanë njohur Kosovën. Në këtë afrim qëndrimesh do të ndikojë gjithashtu gjendja ekstreme në republikat ruse të Kaukazit, situatë e cila i ngjan një shpërthimi konflikti të ri dhe nuk mund të kapërcehet pa konsensusin e fuqive perendimore. Së paku këtë mësim e ka marrë Kremlini nga kalvari i vuajtjeve që i janë shkaktuar këtij vendi prej luftës në Çeçeni. I pari vend i madh në planet, India, ka paralajmëruar njohjen e shtetit të pavarur e sovran të Kosovës, duke hequr dorë nga qëndrimi i saj refraktar në të kaluarën, pra para vendimit këshilldhëhënës të GJND-së dhe para miratimit të rezolutës në OKB. Kjo do të thotë se bota do ta marrë seriozisht, madje shumë shpejt, mundësinë e pranimit të shtetit të Kosovës dhe Asamblea e ardhshme e OKB-së ka shumë gjasa që ta ketë në rend të ditës pranimin e këtij vendi të pavarur në radhët e veta. Këtë vit Sejdiu, Thaçi e Hyseni u ulën në sallën plenare të Asamblesë si të ftuar, vitin e ardhshëm ka shumë mundësi që të jenë aty si dëshmitarë të pranimit në këtë organizatë.
Ndërkohë Serbia do të vauhdojë ritualin e frazave boshe se "Nuk e njohim pavarësinë e Kosovës", do të vazhdojë praktikën e ostruksionit dhe ndërhyrjes në këtë vend, por në mënyra më të sofistikuara. Së paku ajo do t`i porositë agjentët e saj në policinë dhe institucionet e Kosovës që të mbajnë të fshehur stemën që dëshmon se ata janë edhe punonjës të ministrisë së Brendshme ose të Shërbimit të Fshehtë të Serbisë. Mund të shpallen të paligjshëme pagat që mijëra serbë marrin nga Beogradi, por shumë prej këtyre pagave do të rrjedhin në mënyrë të fshehtë e kontrabandë në xhepin e serbëve "besnikë" të Beogradit, të cilët do të vijojnë të punojnë për destabilizimin permanent të Kosovës, në atë formë që është shfaqur këto ditë: - Me vrasje shqiptarësh, me djegjen e shtëpive të tyre në veri të Mitrovicës, me hedhjen e bombave dhe eksplozivit në banesa e stacionet e policisë, me protesta kundër rendit kushtetues e kështu me radhë. Në Prishtinë është mirë të kuptojnë se këto praktika mund të sofistikohen, por dhe mund të shumëfishohen, për "të dëshmuar" se "serbët e veriut të Kosovës nuk duan të jenë pjesë e territorit të Kosovës"!!! Serbia pra nuk do të ndryshojë asnjë nga strategjitë e saj në lidhje me Kosovën. E shumta mund të shtojë makiazhin, duke u hequr se "është për dialog", se "është për tolerancë", se "nuk ndërhyn në çeshtjet e brendëshme të Kosovës, por dhe se dëshiron të mbrojë interesat e serbëve në Kosovë" etj.
Ajo që ka nevojë të ndryshohet është vigjilenca dhe koherenca e udhëheqësve politikë të Prishtinës. Më së paku institucionet e Prishtinës nuk mund të ndjehen euforikë e të ngazëlluar nga kjo rezolutë, derisa ende sovraniteti dhe integriteti i qeverisjes qendrore dhe kushtetutës ende nuk është vendosur në të gjithë territorin. Ato nuk do të kenë mundësi të imponojnë qëndrimet e tyre ndaj Beogradit, por i kanë të gjitha mundësitë që të sjellin prova të pakontestueshme në partnerët ndërkombëtarë, për të denoncuar lojën e dyfishtë, të cilën e luajnë e do ta luajnë udhëheqësit politikë në Beograd. Në këtë këndvështrim ato duhet të bëhën faktorë aktivë e veprues te institucionet ndërkombëtare. Rezoluta e miratuar në OKB është një shans që mund të shfrytëzohet edhe në këtë drejtim. Nga ana tjetër udhëheqësit e Kosovës kanë detyrë të kyçen në bisedime me Beogradin, por bëjnë kujdes të mos bien në pritat e kurthet e tij. Qeveria serbe, diplomacia dhe politika e saj do të synojnë që p.sh si çeshtje teknike të tyre ta paraqesin edhe "këmbimin e territoreve". Këtu do të jemi dhe do të shohim sesi do të evolojnë proceset në atë dialogun, të cilin e rekomandon rezoluta e OKB-së. Aty përmendet vetëm dialogu, pa specifikuar çeshtjet për të cilat do të bisedohet. Obskurantizmi serb, të cilin e ka kopjuar fjalë për fjale në qëndrimet e veta Edi Rama në Tiranë, do të shfaqet jo në startin e bisedimeve, por në pjesën e volitshme për të, atëherë kur pala e Serbisë ta shohë se ka "epërsi" mbi palën e Kosovës.
Botuar në gazetën "Metropol", datë 10.09.2010
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi