Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato:KUR NXEHEN POLITIKANËT

Shko poshtë

Vullnet Mato:KUR NXEHEN POLITIKANËT Empty Vullnet Mato:KUR NXEHEN POLITIKANËT

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 08, 2010 7:55 pm

Vullnet Mato:KUR NXEHEN POLITIKANËT 24329_1234865162933_1568334934_30475288_4637385_n

Vullnet Mato

KUR NXEHEN POLITIKANËT

Kur dëgjoj politikanët
në ekrane apo foltore të kuvendit,
tek nervozohen fare kot
dhe gërthasin rreptë,
them me vete,
u mungon autokontrolli i personalitetit,
për tu frenuar
para mijëra dëgjuesve krejt të qetë.

Nervat e tyre
tregojnë se kanë hardiskun e trurit
pa kapacitetin e nevojshëm për argument,
dhe duke mos përballuar
mbingarkesën që i futin,
procesori i logjikës u nxehet shpejt...

Ndaj në pozicione ku politika
peshën e shtetit mban,
nevojiten kapacitete të fuqishme
të veprimtarisë trunore.
Të durojnë ngarkesa mendimi
me shumë gigabajt,
për nivele të larta që kërkon
logjika bashkëkohore...


Vullnet Mato:KUR NXEHEN POLITIKANËT 66058_1373734754586_1568334934_30749281_326470_n

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi