Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Deklarata Kushtetuese zëvendëson Rugovën e Sejdiun në Presidencë

Shko poshtë

Deklarata Kushtetuese zëvendëson Rugovën e Sejdiun në Presidencë Empty Deklarata Kushtetuese zëvendëson Rugovën e Sejdiun në Presidencë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Oct 09, 2010 12:08 am

Deklarata Kushtetuese zëvendëson Rugovën e Sejdiun në Presidencë
Deklarata Kushtetuese zëvendëson Rugovën e Sejdiun në Presidencë _41243144_rugova_body
Gjërat kanë nisur të ndryshojnë me marrjen edhe të Presidencës së Kosovës nga ana e Partisë Demokratike të Kosovës.Deri të enjten Jakup Krasniqi i mbajti takimet në Presidencë duke pasur mbi kokë imazhet e dy ish-presidentëve, Ibrahim Rugova dhe Fatmir Sejdiu.Por, nga e enjtja ai i gjuajti ato në arkiv, dhe për të mos e lënë murin thatë ka vendosur Deklaratën e Pavarësisë, që u shpall në Kuvendin që ai e udhëheq.Kjo është hera e dytë që fotoja e ish-Presidentit Rugova bëhet histori. Herën e parë ajo u hoq nga holli i Kuvendit të Kosovës, natën vonë, pak para shpalljes së pavarësisë së Kosovës, por u kthye pas bërjes problematike të kësaj pune.

Ndërkohë, burimet i kanë thënë KTV-së se sekretari i Presidencës që është staf civil i është nënshtruar presionit për të lënë postin që prej largimit të Sejdiut.Edhe punëtorë të tjerë të stafit civil janë në konfuzion dhe disa prej tyre kanë marrë pushim mjekësor.

Ndërkohë, gjërat asnjëherë nuk kanë ndryshuar në Skënderaj.

Atje kryetari i kësaj qyteze, në zyrën e tij mban vetëm fotografinë e liderit të partisë së tij, kryeministrit Hashim Thaçi.



http://www.koha.net/index.php?cid=1%2C22%2C36563
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi