Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhafer Leci:MBRËMJE LETRARE

Shko poshtë

Xhafer Leci:MBRËMJE LETRARE Empty Xhafer Leci:MBRËMJE LETRARE

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 14, 2010 2:01 pm

MBRËMJE LETRARE

TAKIM LEXIMI-LESE TREF

Nga Xhafer Leci

Xhafer Leci:MBRËMJE LETRARE Leci11
Më dt.05.09.2010 në Biblioteken e Köngen-it qytezë gjermane kjo ku unë jetoj me familjen time nga vitit 1979, nga një grup prej 9 grave gjermane u organizue një takim leximi, si e quajnë gjermanët, për librin e shkrimtarit tonë të madh Ismajl Kadare „ URA ME TRI HARQE“ gjermanisht „ Die Brücke mit den drei Bögen“.
Ky libër është përkthyer nga albanologu-përkthyesi gjerman Joachim Röhm. Pëmes faqes së internetit të Komunës së Köngen-it u informova për takimin. Me shumë dëshirë mora pjesë në këtë takim, bashkë me mua edhe gruaja ime Refikja dhe vajza e vogël Afërdita, si dhe miku im Gani Ismajli.Takimi ishte parapa në ora 19.30, edhe neve me kohë arritem në këtë takim.
Gratë gjermane na dëshiruan mirëseardhje, neve u prezantuam duke u treguar se jemi shqiptarë nga Kosova…


Xhafer Leci:MBRËMJE LETRARE Leci21

Z. Xhafer Leci në mes gruas dhe vajzës së vet, dhe disa gra gjermane gjatë takimit letrar


Të gjitha 9 gratë gjermane kishin nga një libër në dorë “URA ME TRI HARQE“.Njena nga grat gjermane që e udhëheqte takimin kërkoj nga neve që të falism pak për Ismajl Kadaren,Shqipërinë dhe shqiptarët, ne në fillim u tham se neve kemi ardhur të dëgjojmë juve… Ato na luten që të flasim sepse shumë pak dimë për Shqipërinë etj.
G.Ismajli dhe unë Xh. Leci folem në pika të shkurta për poziten gjeografike dhe historikun e Shqipërisë, Kosovës dhe viseve tjera shqiptare.
Vërtetë ato gra gjermane shumë pak dinin për Shqipërinë, shqiptarët dhe shkrimtarin I.Kadare.
Ato 9 gra dhe shumë të tjera që kësaj radhe nuk ishin prezent, qdo 6 javë po takoheshin në Bibliotekë, dhe ndonjera prej tyre po propozonte që të marin dhe lexojnë ndonjë libër të mirë të shkrimtarëve gjermanë e të huaj, e pastaj pas 6 jave përsëri takohen për ta komentuar dhe vlesruar librin…
Komuna për pos lokalit po u ipte falas pije dhe ëmbëlsira
Një gjerman nga Köngen-i po bashkëpunonte me një agjensi shqiptare për turizmin, ai kishte qenë disaherë në Shqipëri, i kishte folur nanës së tij për pritjen shumë të mirë që i kanë bërë në Shqipëri…dhe nëna e tij u kisjhte propozuar shoqeve të veta që kësaj radhe ta marin librin në fjalë të I.Kadares.
Njena prej grave gjermane lexoj-foli për biografinë e I.Kadares.
Libri u kishte pelqyer, por ende e kishin problem ta kuptonin se çvar simboli karakterizonte „URA ME TRI HARQE“. Neve u përpoqem tu tregojmë për sundimin e Perandorisë osmane, sundimin serb… shkputjen nga Evropa...dhe urat qe përsëri duhet ta lidhin Shqipërinë me Europen, pjesë e së cilës jemi edhe ne.
Nuk përmenda asnjë emër te ktyre grave gjermane, sepse kur i pyeta a do shkruajë për këtë takim gazeta lokale “ Köngener Anzeiger” jo më thanë ato.
Është interesant për ta cekur pse në këtë takim nuk ishte prezent asnjë burrë gjerman! Neve u treguam se para 3 jave Kadare ka qen në Stuttgat, ato u habiten dhe thanë: sikur ta kishim ditur edhe neve do të kishim marë pjesë në ate takim.
07.09.2010
Xhafer Leci-Gjermani
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi