Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhafer Leci:Mirënjohje me vlerë të dyfishtë

Shko poshtë

Xhafer Leci:Mirënjohje me vlerë të dyfishtë Empty Xhafer Leci:Mirënjohje me vlerë të dyfishtë

Mesazh nga Agim Gashi Fri Apr 12, 2013 1:33 pm

Mirënjohje me vlerë të dyfishtë

Nga Xhafer Leci




Xhafer Leci:Mirënjohje me vlerë të dyfishtë Leci1-300x225
Pamje nga aktiviteti

Lidhja e Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesëve Shqiptarë në Gjermani, më 23.03.2013 në Koblenz të Gjermanisë organizoj një tubim shumë të rëndesishëm dhe të suksesshëm me moton: Manifestim poetik tradicional i mërgatës Shqiptare 2013.

Nuk dëshiroj të shkruaj për ecurinë dhe rëndësinë e këtij manifestimi, sepse e konsideroj si kompetencë e të tjerëve.
Këtë manifestim e nderuan me prezencen e tyre edhe shoqatat simotra nga Austria dhe Zvicra e, në veqanti ministri i Diasporës Ibrahim Makolli, sekretarja e parë në Ambasaden e Kosovës në Berlin, Fatmire Musliu, konsulli në Frankfurt Astrit Zemaj, Donika Gërvalla, Miradije Ramiqi, piktore dhe poete, cila ishte ftuar enkas nga Kosova për pjesëmarrje, dhe shumë peronalitete tjera, shkrimtarë, poetë, artistë, gazetarë, të burgosur politik dhe veprimtarë.


Kryesia e kësaj Shoqate përpos dhuratave dhe mirënjohjeve që ndau për poetët, të cilët zunë vendin e parë, të dytë dhe të tretë, kishte ndarë edhe dy mirënjohje për kontributin e dhënë për çështjen tonë kombëtare.
Këto dy mirënjohje iu ndanë veprimtarëve Hafiz Gagica dhe Xhafer Leci, në të cilat shkruante:


Për kontributin e dhënë në fushën e humanizmit, kulturës dhe për ndihmën e jashtëzakonshme që i dha kombit në ditët më të vështira me angazhimin e tij në mërgatë!
Jam nderuar me disa mirënjohje nga shoqata, klube, shoqëri dhe subjekte politike. Mirënjohjen e parë e kam marë në vitin 1994, kur isha kryetar i SHKSH-së “Kadri Zeka me seli në Nürtingen të Gjermanisë, nga prof.dr. Shefqet Canhasi, kryetar i atëhershëm i Bashkësisë së Shoqatave, klubeve e shoqërive të Baden- Württemberg-ut, e më vonë edhe për Gjermani.



Xhafer Leci:Mirënjohje me vlerë të dyfishtë Leci2
Kameramani Ahmet Konjusha, Donika Gërvalla, Hasan Qyqalla, Xhafer Leci dhe drejtuesit e organizimit Fran Tanushi, Seveme Fetiqi e Mentor Thaqi

Këtë shkrim e titullova “Mirënjohje me vlerë të dyfishtë”, sepse, derisa kryetari i LSHAKSH-së, zotri Hasan Qyqalla, priste në skenë të na japë mirënjohjet, ato para publikut i lexonte Donika, e bija e heroit të Kosovës Jusuf Gërvalla. Për këtë arsye e quajta mirënjohje me vlerë të dyfishtë, sepse të gjithë mërgimtarët e çmojnë shumë lartë kontributin e madh që ka dhënë, në shumë fusha për çështjen tonë kombëtare zonja Donika Gërvalla.
Kryesisë dhe antarësisë të LSHAKSH-së në Gjermani, u dëshiroj shëndet, suksese dhe bashkëpunim të mirë edhe më shoqatat tjera në të ardhmen e përherëshme.


Një falënderim dhe përshëndetje vëllazërore për kryesinë e LSHAKSH-së, antarësinë e zgjëruar dhe organizatorët e saj, të cilët pa u lodhur dhe vazhdimisht janë duke dhanë një kontribut të madh, si në fushën e kulturës dhe krijimtarisë me botimin e shumë librave dhe organizimin e shumë aktiviteteve tjera që po bëjnë ata për të mirën e vendit dhe popullit tonë.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi