Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Halil Xani:MUZIKË PËR VAJ

Shko poshtë

Halil Xani:MUZIKË PËR VAJ  Empty Halil Xani:MUZIKË PËR VAJ

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 15, 2010 4:10 pm

Halil Xani:MUZIKË PËR VAJ  37211_1654169918204_1355732799_31723164_6191803_n
Miqtë e mi të nderuar, dje përfundova me postimin e 100 vjershave nga libri im i tretë. Kaluam një kohë të gjatë bashkë dhe unë u kënaqa me komentet e Juaja, prandaj vendosa që nga sot t'ua dhuroj çdo ditë nga një vjershë nga libri im i pestë me titull "Ec e mos u bëj nervoz", me të cilat do të përpiqem që juve të mos u bëj nervoz me to.
Ju dëshiroj të gjitha të mirat po edhe argëtim të mirë.
Juaji
Halil Xani

Halil Xani:MUZIKË PËR VAJ

Përditë në gazeta, reklamohen kaseta
T`ju them miq, disa s`më pëlqejnë hiç
Në ato të shkreta, farë vlere s`gjeta
Por vetëm shund, fundekrye kiç.

Mundohen të na mashtrojnë, se shqip këndojnë
E po ia nxjerrin bisht, me melodi serbisht
Turp s`iu vjen, as n`mend s`iu bjen
Se të huajën e kopjojnë, shqipen e shëmtojnë.

Paraja sot, për dikë është zot
Kërkon përditë, vetëm profit
-Nuk po rri kot, jam patriot
Thotë po punoj, po kontribuoj.

Ata s`po i shaj, vetë kemi faj
Nuk po kursejmë, të gjitha po i blejmë
Kjo është për vaj, më vjen të qaj
Ato s`duhet t`i blejmë, duhet t`i thejmë.

Gusht, 1996
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi