Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Halil Xani:DEPUTETI YNË

Shko poshtë

Halil Xani:DEPUTETI YNË Empty Halil Xani:DEPUTETI YNË

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jul 05, 2010 10:24 am

Halil Xani:DEPUTETI YNË 13448_1514221419579_1355732799_31378898_7307898_n

Halil Xani:DEPUTETI YNË 30186_1449125232215_1355732799_31206390_105176_n


Halil Xani:DEPUTETI YNË

E la fshatin
edhe iku
shkoi në punë
në kryeqytet
sepse populli
atë e zgjodhi
deputet
në parlament
si i urtë
e puthadorë
asnjëherë
s`e qeli gojën
por nga shokët
prapa s`ngeli
bukur mirë
mori përvojën
hopa-hop
nisi biznes
hopa-hop
mori banesë
e biznesi
s`bëhet n`letër
sekretareshë
mori patjetër
një gocë të re
me sytë si rrush
gji e kërthizë
krejt për fushë
deputeti nis
harron shatin
rrallë e rrallë
viziton fshatin
ku ka lënë
shtëpi e odë
gruan, fëmijët,
kalin, zagarin,
tash është
në trend
tash është
në modë
vazhdimisht
përcjell pazarin
kalon dimri
e vjen vera
I përfshirë
në tendera
sa lezet thotë
ku-ku nane
qenkan netët
në restorane
ku shkyhen
pulat
shkyhet mishi
hahet hallva
zihet çervishi…
krejt e harron
fshatin pa drita
harron urat
që lidhin bregore
se ato ishin
fjalë të thata
gjatë fushatës
PARAZGJEDHORE

Drenicë, 25.11.2007
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi