Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

12 subjekte politike nuk plotësojnë kriteret për certifikim

Shko poshtë

12 subjekte politike nuk plotësojnë kriteret për certifikim Empty 12 subjekte politike nuk plotësojnë kriteret për certifikim

Mesazh nga Agim Gashi Mon Oct 18, 2010 1:43 pm

12 subjekte politike nuk plotësojnë kriteret për certifikim
12 subjekte politike nuk plotësojnë kriteret për certifikim VALDETE-DAKA-KQZ

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.


Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka[size=12]Kryetarja e KQZ-sëValdete
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mund të kërkoj ndihmën e Gjykatës Kushtetuese rreth regjistrimit dhe certifikimit të partive politike që nuk kanë kryer obligimet e tyre ligjore nëse në vend vendoset të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme.


Kjo për shkak se aktualisht janë 12 subjekte politike që nuk plotësojnë kriteret për të hyrë në zgjedhje përfshi këtu edhe disa nga partitë më të mëdha politike. Ligji për zgjedhjet e përgjithshme nuk specifikon nëse në rast të zgjedhjeve të jashtëzakonshme organi i zgjedhjeve mundet ose jo të certifikoj subjektet politike pa kryer obligimet e tyre ligjore.
Kryerja e obligimeve ligjore siç është mbajtja e kuvendeve zgjedhore partiake, raportimi financiar dhe çështje të tjera u mungojnë aktualisht 12 subjekteve politike. Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka i ka thënë Radio Kosovës se ligji nuk e precizon qartë çështjen e certifikimit në kushte të jashtëzakonshme. Daka ka thënë se përderisa nuk ka vendim nëse do të ketë ose jo zgjedhje të jashtëzakonshme nuk mund të kërkojnë shpjegime të tjera ligjore.
Aktualisht dy partitë më të mëdha politike në vend Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë në proces të mbajtjes së zgjedhjeve partiake, por kanë të pashlyera edhe një varg obligimesh të tjera ligjore.
Betim Gjoshi anëtar i KQZ-së ka thënë se në rast të problemeve apo paqartësive çështjen do ta zgjidh Gjykata Kushtetuese. Aktualisht, në listat e Zyrës për Regjistrim të partive politike, figurojnë vetëm 15 subjekte politike që përmbushin kriteret për t’u regjistruar dhe certifikuar.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi