Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sejdiu: Nuk do të ketë më koalicion me PDK-në

Shko poshtë

Sejdiu: Nuk do të ketë më koalicion me PDK-në Empty Sejdiu: Nuk do të ketë më koalicion me PDK-në

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 19, 2010 4:55 pm

Sejdiu: Nuk do të ketë më koalicion me PDK-në


Sejdiu: Nuk do të ketë më koalicion me PDK-në Fatmir-sejdiu-11
Nuk do të ketë më koalicion me PDK-në, thotë kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Fatmir Sejdiu. Në një intervistë për mediet, ish presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka komentuar një sërë çështjesh të nxehta politike, përfshirë edhe mundësinë e kandidimit të tij për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme nacionale.
Presidenti Sejdiu ka shpjeguar arsyet e prishjes së koalicionit, ku çështja e PTK-së ishte vendimtarja pas hidhërimit të vazhdueshëm ndërmjet partive të koalicionit pas përplasjes natën e njohur të Zanzi-Barit. "Gjykata Kushtetuese ishte nxituar në rastin tim", ka theksuar Presidenti Sejdiu, duke mohuar se prishja e koalicionit ka vënë në krizë institucionet e vendit.
Ai i sheh rrugët kushtetuese si dalje nga situata e krijuar dhe 13 shkurtin si datën e zgjedhjeve. Kryetari aktual i LDK-së gjithashtu i ka quajtur spekulime zërat e marrëveshjes mes tij dhe Isa Mustafës për të kandiduar ky i fundit për kryetar në zgjedhjet brendapartiake.
Sejdiu është i bindur se nuk do të përsëritet konflikti nga kuvendi i gjashtë i LDK-së, ndërsa konkurrencën me Bujar Bukoshin e sheh si proces normal në demokraci. Mes tjerash, Sejdiu ka komentuar edhe marrëdhënien e LDK-së me PDK-në gjatë qeverisjes, hyrjen e djalit të Presidentit Rugova, Ukë Rugova, në parti dhe historinë e tij me Gjykatën Kushtetuese.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi