Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PDK dhe AKR pajtohen për koalicion

Shko poshtë

PDK dhe AKR pajtohen për koalicion Empty PDK dhe AKR pajtohen për koalicion

Mesazh nga Agim Gashi Wed Feb 09, 2011 6:45 pm

PDK dhe AKR pajtohen për koalicion


PDK dhe AKR pajtohen për koalicion Pacolli-thaci

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca Kosova e Re (AKR) janë pranë zyrtarizimit të marrëveshjes për bashkëqeverisje.
Liderët e këtyre dy partive Hashim Thaçi dhe Behgjet Pacolli të martën në mbrëmje në një takim formal midis tyre kanë vendosur përfundimisht formimin e koalicionit qeveritar.
Gjatë kësaj darke të punës ata konfirmuan se gjatë kësaj jave do të caktohen grupet e punës, të cilat do të vendosin për ndarjen e pushtetit dhe ministrive. Jozyrtarisht bëhet e ditur në kuadër të këtyre bisedimeve të para nuk është bërë e ditur se a është shtruar edhe propozimi i AKR-së që Pacolli të zgjidhet president i vendit.
Zyrtarët e Aleancës Kosova e Re (AKR) thonë se janë duke shqyrtuar mundësinë e bashkëqeverisjes me PDK-në, por vetëm nëse lideri i tyre Behgjet Pacolli do të jetë president i Republikës së Kosovës. Kështu ka deklaruar zëdhënësi i AKR-së, Arbër Geci.
Negociatat me AKR pasuan pasi që AAK njëra nga partitë që përfolej për koalicionim bëri me dije se nuk dëshiron të bashkëqeverisë me PDK-në. Koalicionimi mes PDK, AKR dhe minoriteve gëzon një shumicë prej 67 deputetëve, ndërsa gjatë ditëve të ardhshme nuk përjashtohet edhe bashkëngjitja e ndonjë deputeti të pavarur apo Lista “Ibrahim Rugova”, e cila ka si deputet Ukë Rugovën.
>> AAK-ja në koalicion me PDK-në, vetëm nëse hyn edhe LDK-ja >> Komente (107)
>> LDK nuk pranon propozimin e AAK-së >> Komente (52)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi