Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nexhmedin Spahiu:FITORJA E DYTË E FATMIR SEJDIUT

Shko poshtë

Nexhmedin Spahiu:FITORJA E DYTË E FATMIR SEJDIUT Empty Nexhmedin Spahiu:FITORJA E DYTË E FATMIR SEJDIUT

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 21, 2010 1:00 am

FITORJA E DYTË E FATMIR SEJDIUT

Prishja e koalicionit me PDK-në e largon LDK-në nga rreziku i përçarjes.
Qeveria teknike me kryeministër Agim Çekun dhe me nga tre ministra të 5 partive parlamentare tani është zgjidhja më e mirë për situatën e krijuar



Nexhmedin Spahiu:FITORJA E DYTË E FATMIR SEJDIUT 10840_101579583195550_100000305261921_41788_8376411_n

Nexhmedin Spahiu

Prishja e koalicionit me PDK-në është fitorja e dytë e Fatmir Sejdiut. Me situatën e krijuar ai deshmoi se butesia e tij prej lideri ka pasur një kufi dhe se kur e tepron me zullum ndaj të butit ai di të jetë shumë eksploziv. Vendimi i tij shumë energjik riktheu unitetin e LDK të rrezikuar nga përçarja mes atyre që shijonin kolltukun e pushtetit me seder të lënduar dhe atyre që kishin edhe sedren e lenduar, por nuk i gëzonin kolltuqet e pushtetit.

Investimi i Hashim Thaçit në përçarjen e LDK-së shkoi kot. Pas këtij vendimi, LDK më nuk rrezikon përçarjen. Në garën për struktuarat e LDK-së mund të ketë të pakënaqur (ata që nuk i arrijnë synimet e veta ne kierarkine e LDK-së) që nga nivelet më të ulta e deri të ato më të larta, por kjo më nuk përban baze ideologjike për përçarje. Pakënaqësitë do të mbesin individuale dhe kjo nuk përbënë rrezik për partinë.

Në anën tjetër ftesa që Fatmir Sejdiu bënë për rikthim anëtarësisë së larguar të LDK-së tregon se ai ka nxjerre mësim nga gabimi trashanik kur garonte me Nexhat Dacin. Kur Daci i shtriu dorën e urimit të fitorës në vend se t’i ofronte pozicionin e nënkryetarit dhe përkrahësve të tij pjesëmarrje adekuate në strukturë me çka do të ruante unitetin e partisë dhe me dalje eventuale nga LDK, Daci do të mbetej I vetmuar, Sejdiu hapi rrugë që ¼ e partisë të shkonte tek Daci dhe ¼ tjeter të Pacolli. Kësisoji ky gabim i tij trashanik e përgjysmoi LDK-në.

Por me veprimin e fundit, Fatmir Sejdiu dëshmoi se ka nxjerrë mësim nga ky pësim dhe veprimet e tij janë krejtsisht integruese sa që rivali i tij kryesor, Hashim Thaçi, duket krejtesisht i tronditur.

Integrimi me ORA-n është shumë domethënës për LDK-në. ORA vertete ishte parti e vogël dhe integrimi me të nuk paraqet ndonjë rritje numerike domethënëse për LDK-në, por aktivistët e ORA-s janë pjesa më elite e shoqërisë kosovare, kështu që shkrirja e saj në LDK është më e rëndësishme për LDK-në se sa bashkimi me një forcë tjeter shumëfish më të madhe.

Trembja me zgjedhje të jashtëzakonëshme duket se është një trembje e arushës me shoshë, pasiqë, derisa LDK është në gjysmë të procesit zgjedhor, PDK akoma nuk e ka nisur atë fare.

Pjesëmarrja në zgjedhje e PDK-së pa përmbushur obligimin ligjor do të mund të haste në reagim të protektorëve të Kosovës që përkujdesen për ligjëshmërinë në Kosovë. Nëse Presidenti u desht të largohej nga detyra për shkak të obligimit ligjor përse atëherë Partisë së Kryeministrit do t’i lejohej shkelja e ligjit.

E gjithë kjo situatë e krijuar nga Fatmir Sejdiu e ka vënë në teren të rrëshqitshëm rivalin e tij kryesor Hashim Thacin. Nga pozita ofanzive tani Thaçi mbetet në defanzivë ose më saktësisht në pozicion që të ndërmarrë hapa politikë të pastudiuar paraprakisht në nervozë e sipër.

Duke lënë lojërat politike m’anash interesi i vendit është që në këtë situatë të kemi një qeveri teknike të përbërë nga tre ministra nga secila parti parlamentare dhe një kryeministër koncensual nga një parti
jashtëparlamentare. Po them jashtëparlamentare ngase të qenët kryeministër i një qeverie teknike nga një parti e vogël nuk do të mund të përfitojë avantazhe të mëdha sikur ta zëmë të ketë një kryeministër nga PDK, LDK apo AAK ku besoj koncesusi do t’ishte i pamundur. Një figurë të tillë Kosova tashmë e ka të sprovuar. Ky është Agim Çeku, kryetari i PSDK-së. Qeverisja e tij nuk ishte një tregim suksesi, por ai tregua si një figurë koncensuale në një situatë konfliktoze si kjo. Dhe një gjë që është treguar si zgjidhje e situatës mund të vihet në funksion sërish. Emërimi i Agim Çekut kryeministër i Qeverisë teknike do t’ia shtonte gjasat që PSDK të rriste përqindjen në zgjedhjet e ardhëshme, por kjo nuk do të përbente rrezik për asnjë nga partitë pretendente për pushtetin e ardhshëm. Së këndejmi, Agim Çeku është një mundësi ideale për të qenë kryeministër koncensual i Qeverisë teknike.


Rrokum TV
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi