Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pacolli sjellë njohjen nga Kiribati për shtetin e Kosovës

Shko poshtë

Pacolli sjellë njohjen nga Kiribati për shtetin e Kosovës Empty Pacolli sjellë njohjen nga Kiribati për shtetin e Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 22, 2010 8:55 pm

Pacolli sjellë njohjen nga Kiribati për shtetin e Kosovës


Pacolli sjellë njohjen nga Kiribati për shtetin e Kosovës Karibati

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, në një konferencë për media ka prezantuar njohjen më të re të shtetit të pavarur të Kosovës nga Republika e Kiribatit. Njohja është konfirmuar dje përmes Sekretares së shtetit të kësaj Republike.
Më 21.09.2010, në New York, Behgjet Pacolli, ishte takuar me kryeministrin e Kiribatit nga i cili kishte marrë premtimin për njohje të shpejtë të shtetit të pavarur të Kosovës. Kjo njohje vjen në momente të rëndësishme për Kosovën, në një kohë kur Ministria e Punëve të Jashtme funksionon vetëm me zëvendësministër dhe vendi është në një krizë të thelle institucionale.
Njohja nga Kiribati dëshmon edhe njëherë se lobimi i Presidentit të AKR-së, po vazhdon me rezultate të reja të cilat janë të domosdoshme për shtetin e pavarur të Kosovës.
Kiribati është një ishull i vogël me sipërfaqe prej 811 kilometra katrorë i cili gjendet në qendër të Oqeanit Pacifik.
Pacolli në konferencën e sotme ka premtuar, se është duke punuar veçanërisht me një shtet siç e quajti ai të vështirë dhe beson se shumë shpejtë do të ketë njohje të reja.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi