Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Thaçi e Pacolli kërkuan nga Guinea Ekuatoriale që të njohë shtetin ë Kosovës

Shko poshtë

Thaçi e Pacolli kërkuan nga Guinea Ekuatoriale që të njohë shtetin ë Kosovës Empty Thaçi e Pacolli kërkuan nga Guinea Ekuatoriale që të njohë shtetin ë Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 26, 2012 6:21 pm

Thaçi e Pacolli kërkuan nga Guinea Ekuatoriale që të njohë shtetin ë Kosovës


Thaçi e Pacolli kërkuan nga Guinea Ekuatoriale që të njohë shtetin ë Kosovës Largea_km_25-09-20121348648028
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi takoi Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Ahmet Davutoglu. Kryeministri Thaçi e njoftoi Ministrin e Jashtëm Turk me zhvillimet e fundit në Kosovë, procesin e njohjeve dhe atë të integrimit evropian.Kryeministri e falënderoi Ministrin e Jashtëm të Turqisë për mbështetjen e pa kursyer dhe përkushtimin e shtetit Turk ndaj Kosovës dhe rajonit. Ministri Davutogllu konfirmoi se ky angazhim dhe ky përkushtim do të mbetet i palëkundur.

“Ne duhet të punojmë bashkërisht që paqja dhe stabiliteti përfundimisht të mbizotërojnë në rajon dhe në relacionet mes vendeve të Ballkanit. Tani e tutje, ne duhet të përqendrohemi në zhvillim dhe integrim“, tha Kryeministri Thaçi.

Në vazhdim të vizitës zyrtare në Nju Jork, kryeministri Thaçi, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli kanë takuar Presidentin e Guinesë Ekuatoriale, Teodoro Obiang Nguema Mbasogo.

Kryeministri Thaçi njoftoi Presidentin Mbasogo me proceset politike nëpër të cilat ka kaluar Kosova në rrugëtimin e saj të shtetndërtimit, veçanërisht me procesin e përmbylljes së pavarësisë.

Sipas kryeministrit Thaçi, “Kosova tashmë është shtet i konsoliduar, demokratik që ka transmetuar seriozitet tek bashkësia ndërkombëtare, si dhe konsiderohet faktor i rëndësishëm i paqes dhe stabilitetit në rajon”.

Kryeministri Thaçi si dhe Zëvendëskryeministri Pacolli i këkuan Presidentit Mbasogo njohjen e shpejtë të Republikës së Kosovës nga Guinea Ekuatoriale, si hap të nevojshëm për fillimin e ndërtimit të raporteve diplomatike ndërmjet dy vendeve.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi