Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rexhep Elezi sjell lajmin:Vdiç Prof. AVDI KELMENDI

Shko poshtë

Rexhep Elezi sjell lajmin:Vdiç Prof. AVDI KELMENDI Empty Rexhep Elezi sjell lajmin:Vdiç Prof. AVDI KELMENDI

Mesazh nga Agim Gashi Mon Oct 25, 2010 1:00 am





Rexhep Elezi sjell lajmin:Vdiç Prof. AVDI KELMENDI 49541_100001062219185_6821_n


Rexhep Elezi sjell lajmin:


Vdiç Prof. AVDI KELMENDI




Sot në Pejë Vdiç veprimtari i çështjës kombëtare profesor Avdi Kelmendi (06.11.1943-24.10.2010)

Sot, papritmas në Pejë vdiç veprimtari i shquar i çështjës kombëtare shqiptare Prof. Avdi Kelmendi nga Peja. Avdiu lindi në fshatin Ruhot të Pejës më 6 nëntor 1943. Rrjedh nga një familje e shquar rugovase. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmën në Pejë, kurse Fakultetin Filologjik-Dega gjuhë dhe letërsi shqipe në Prishtinë. Avdi Kelmendi, pranë aktivitetit në lëmin e arsimit, siç ishte ishte edhe aktivist i madh në realizimin e kauzës kombëtare shqiptare, sidomos është dalluar me punën dhe veprën e tij në çlirim in e Kosovës nga zgjedha e egër dhe e gjatë serbo-sllave. Përpos veprimtarisë së palodhshme për disa dekada në edukimin dhe arsimimin e shumë gjeneratave, ai me punën dhe aktivitetin e tij politik është veçuar si intelektual i përmasave të larta atdhetare, kishte qendrim të qartë kundër regjimit okupues serb në Kosovë, për shkak të cilave qendrime ka qenë gjithëherë halë në sy për organet pushtuese serbe, e që ishte i përndjekur dhe i torturuar nga ana e UDB-së, para të cillës kurrë nuk u dorëzua dhe kurrë nuk u tremb. Shumë vjet punoi si mësimdhënës në fshatrat e Dugagjinit, ishte profesor në Shkollën e Mesme Ekonomike në Pejë, drejtor i bibliotekës popullore në Pejë. Herë pas herë shkruante tregime dhe recensione letrare në të përditshmet tona (Rilindja, Pioneri, Shkëndija, Jeta e re ,Zëri etj). Ai pas vetës ka lënë djemtë Fatosin,Fatonin,Albanin, vajzën Leonorën dhe bashkëshortën Sevdinë.
Varrimi i Prof. Avdi Kelmendi bëhet nesër(25.11.2010) në vendlindjen e tij, në fshatin Ruhot të Pejës, në ora 15:00.
I qoftë i lehtë dheu i Kosovës, për të cilën veproi dhe punoi gjatë gjithë jetës së tij!

Rexhep Elezi sjell lajmin:Vdiç Prof. AVDI KELMENDI 67463_148909755154431_100001062219185_277005_3111669_n
Prof. Avdi KELMENDI

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi